Zgjedhjet e 11 Majit! Dumani, Çela dhe Celibashi takim në Ambasadën e Britanisë në Tiranë! Si do të hetohen krimet zgjedhore

Kryeprokurori special Altin Dumani,  prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhe komisioneri publik i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi,  kanë zhvilluar një takim në ambasadën e Britanisë në Tiranë ku diskutuan lidhur me hetimet për krimet zgjedhore.

“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, të publikuar në vitin 2025” , thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas ambasadës britanike, sesioni informues mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, duke përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve të mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor.

“Marrëveshja e re ndërmjet institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion.

Ambasada Britanike mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të siguruar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Exit mobile version