Nipi i funksionarit të PS i implikuar në pastrimin e 800 mijë eurove nga Belgjika

Dalin në dritë fakte të reja për drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre vajza para pak ditësh në Sukth. Dashamir Deliallisi ka sjellë nga Belgjika në Shqipëri 800 mijë euro të fituara në trafik prostitucioni në adresë të nipit të një funksionari të PS. Denoncimi me fakte është bërë nga një qytetar që punon dhe jeton në Belgjikë, i cili i ka dërguar një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Qytetari dixhital informon të dhëna të reja për vrasësin e tre vajzave në autostradë! Aktivitetin e tij si trafikant prostitucioni në Belgjikë. Implikimin e nipit të funksionarit të lartë socialist në larje parash të trafikantit. Bllokimin nga Prokuroria të 800 mijë eurove dërguar atij nga Belgjika në emër të Bledar Çoraj, nip i një funksionari socialist dhe më pas lirimin e tyre! I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë me përparësi këto të dhëna që flasin për lidhjen e krimit me politikën! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje doktor, të gjithë e njohin Dash Deliallisin në Bruksel. S’ka lënë vajzë të rracës së vet pa nxjerrë në rrugë, derisa në fund nxorri të shoqen që u martua me një belg. Ajo mban dhe fëmijët që ka Dashi sot me lekë është dashnorja e preferuar e ca shqiptarëve. Ai e nisi me të motrën që nxorri (një rast kur gruaja i nisi 800 mijë euro nga Belgjika në emër të Bledar Ç, Prokuroria ja bllokoi pastaj ja liroi prapë se, për ironi këto lloj miellixhinjsh i respektojnë në Shqipëri shumë.
Një narkoman i madh që mori në qafë vajzat e shkreta, lëvizte i lirë me mjete luksoze nga lekët që i niste gruaja ja merrte belgut. Kur i nisi 800 mijë euro, ja bllokoi Prokuroria pastaj ja zhbllokoi. Eurot i nisi në emer të Bledar Çoraj, nipi i një funksionari të PS. Kishte makina nga 200 mijë euro dhe pse ishte i papunë. Bënte ç’të donte dhe përnatë drogohej. ndërsa policia e respektonte”, përfundon mesazhi i qytetarit.

Exit mobile version