Nisja e vitit të ri akademik online i ka gjetur studentët para Ministrisë së Arsimit sportit dhe Rinisë. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë.
Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.
Ndërkohë, kanë mbëritur edhe forcat e shumta të policisë, të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.
Vendimi për mbylljen sërish të auditorëve erdhi pas dy javësh me mbi 4 mijë raste dhe 60 viktima nga COVID-19, të cilat detyruan ministrinë e Shëndetësisë të vërë në punë spitalin e tretë për COVID-19.