Një klloun bredh qytet më qytet, bashkë me shpurën e ministrave

Nga Erl KODRA

Me ty nuk mund të jem konvencional. Domethënë, me ty duhet të jem diçka tjetër, përtej gjithçkaje që mund të rrokë mendja e lexuesit, sepse edhe ti je diçka e pazakontë, përtej asaj çka janë burrat serioz. Të shkruash për ty nuk ka nevojë të ruaj etikën, sepse ti e di, unë e di, e di e gjithë dynjaja; etikën e të tjerëve ti e merr për dobësi.
Me ty duhet të jem thjesht i pamëshirshëm. Mua më duhet të të shtrijë në tavolinën time të punës, të të heq benevrekët dhe çorapet e kuqe, dhe ndërsa të bëj pyetjet e duhura, ekzaktësisht ato që ty të tërbojnë, të të thyej një gisht, dy, tre, ndërsa pyetjet e pamëshira të t’i përsëris pandërprerë, derisa ti të dorëzohesh, të thyhesh më dysh.
Krrau!
E thashë edhe në krye; ti nuk je një njeri i zakonshëm, madje ti nuk ke një lloj, një soj, një rracë, një xhins. Ti je krejt ndryshe nga gjithë ata që kanë lindur në këtë botë, me siguri i vetmi i llojit tënd në planet. Nga kjo pikëpamje ndoshta duhet të ndjej pak keqardhje që sonte të kam shtrirë sa gjatë gjerë në tavolinën time të punës, ndërsa ti rënkon nga dhimbja. Po, sonte unë do të jem xhelati yt, gjykatësi, prokurori, gardiani, oficeri i Sigurimit. Ti sonte je alieni im, dhe unë do të të nxjerr prej fundit të barkut arsyen pse je mes nesh.

Krrau!
Pa e zgjatur, më thuaj pse erdhe në Tiranë, kur të thirri Fatos Nano? Të pelqeu ideja? Ti mund të vazhdoje të pikturoje në Paris dhe të shëtisje lakuriq ashtu siç të ka bërë nëna, madje edhe tek Harku i Triumfit, dhe kurrkujtë nuk do t’i binte ndërmend për ty. Mund të bëheshe një Instalacion Njerëzor, i gjatë dhe cullak, një skulpturë organike prej mishi dhe kockash, ashtu siç bëre me bunkerin tënd që e mbulove me copa mishi kafshësh të gjora. Pervers. Pse nuk e vazhdove atë rrugë, meqenëse premtoje shumë?
Huh, me ty është e vështirë të merresh. Çfarë the? Po thua se ti erdhe për të “bërë Shqipërinë”, për të gjorën që nuk është bërë asgjë për 25 e kusur vite?! Ky ishte qëllimi yt? Jo mor shok, ato përralla shko e thuaji tek Blend Fevziu, jo tek unë. Mund t’i thuash edhe në ERTV-në tënde, mund t’i shkruash edhe në Financial Times, por këto nuk të ecin me mua.
Ti po thua se e kam dashur Shqipërinë, prandaj erdhe? Këtë edhe mund ta besoj, madje jam i bindur se ti e do, por ti ke një dashuri të çuditshme, të ndyrë dhe të pisët. Ajo ngjan me dashurinë e vrasësit serial që vret vajzat e vogla, pasi i përdhunon ato.

E di ti, pleh, se je kthyer në një koleksionues të tragjedive njerëzore? E di se çfarë tragjedie po përjetojnë 20.000 familjet që ti u preve bukën e gojës, me një të rënë të lapsit? E kupton se çfarë do të thotë të jesh i uritur? E di se çfarë përjeton një fëmijë i mitur, sa Zahoja yt i vogël, tek e merr gjumi në krahët e tij, pa darkë? E di?! Përpiqu ta përfytyrosh, ti pervers i fëlliqur se çfarë tmerri është për prindin e pafuqi tek dëgjon të qarat e fëmijës, jo për teka, jo për lodra, jo për rroba, por për një vakt, për një kafshatë të vogël, të vogël. Çfarë mërmërite nëpër dhëmbë, ti bir kurve?!
Krrau!
Cili është problemi yt?! Çfarë të mundon që e ke bërë surratin si klloun, teksa bredh qytet më qytet, bashkë me shpurën tënde servile të ministrave të tu, nëpër Shqipëri? Për qejf, për shoë, për pordhë? Apo për t’u futur frikën njerëzve të shkretë, ndërsa përçon mesazhe diabolike për shumicën e shqiptarëve, sikur ti je gjoja i pathyeshëm dhe i pavdekshëm? Dhe këtë e bën saktësisht njësoj si terroristi Enver Hoxha, gju më gju me popullin, në shtëpinë e popullit, në kasollën e popullit?! Si ka mundësi që je kaq i ndyrë dhe i pandjeshëm?! Me siguri ti nuk je njeri, as ndonjë gjallesë tokësore. Me siguri ti ke ardhur nga ndonjë dimension tjetër, i krijuar jo nga ndonjë mitër, por nga alkimia e errët e ferrit dantesk. Ndryshe, ska se si shpjegohen aftësitë e tua “mbresëlënëse” për shoë, teatër, ngjyra, fjalë boshe dhe hiç.

Ndryshe, si ka mundësi që njerëzia të duron, njerëzia ulë qafën, njerëzia të mban në kurriz, njerëzia duron pa ngrënë, njerëzia ikin nga Atedheu, njerëzia nuk të thyen kockat me hunj dhe të të nxjerrin cullak rrugëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë! Si është e mundur kjo?!
Krrau!
Hë tani, cila është lëvizja tjetër? Çfarë planesh ke bërë me parat e drogës që mbolle Shqipërinë? Po me paratë e kullave të tua që po i mbjell si Erion Veliaj pemët? Po me paratë e konçesioneve? Çfarë planesh ke bërë për Saimir Tahirin? Me Reformën në Drejtësi? Me Fatmir Xhafën? Me nipat dhe nipërit e Bllokut, anëtarve të Byrosë Politike? Me Sigurimin e Shtetit? Me George Soros? Me shqiptarët në Ballkan? Me të ardhmen e tyre?
Krrau!
Ti mendon se shqiptarët do ta falin atë që po bën me Detin Jon? Atë që po bën për varrezat greke dhe tekstet shkollore? Ti kujton se do t’ia hedhësh kaq lehtë, duke fshirë emrin Çamëri nga librat e historisë? Ti që bën “ysh” pa patur pula, duke ngritur stuhi në gota uji me Greqinë, dhe pas kësaj, për kompensim ul benevrekët e Shqipërisë që t’a shkërrdhej greku? Këtë bën ti? Kaq është aftësia jote? Vetëm kaq?! Mut!

Krrau!
Çfarë?! Po me Kosovën ç’pate o byrazer? Pse, sa herë ka një event, rast, mundësi që të promovohet Kosova si shtet i pavarur, ti këput një broçkull të trashë, në mënyrë që jo Kosova, por ti të dalësh në plan të parë, si Burri i Gjatë me atlete dhe benevrekë, që zakonisht i ul ose i heq ato, në rastin më të parë, për prurësin më të parë?! Për çfarë e bërë dekleratën me president? Për sport, për qejf, je budalla, apo se ke axhenda të tjera, të ndryshme dhe kundër shqiptarëve?!
Krrau!
Tani më jep një arsye pse duhet të kem mëshirë për ty. Fol shpejt, sepse ka shanse që të dalësh gjallë nga tavolina ime. Për Zahon?! Është i vogël?!
E dija se ti je qenie e neveritshme. E dija, isha i bindur, se ti do të përdorësh dobësine time për fëmijët, përfshirë edhe Zahon tënd. Prandaj do të të lë të shkosh, por me një kusht:
– Zbrit nga qafa e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sa më shpejt, aq më mirë për ty dhe për Shqipërinë. Ndryshe, nuk mbaj asnjë përgjegjësi, unë të paralajmërova. Vemje.

Shënim:
Teksti është një narrativë artistike. Natyrisht, gjithçka e shkruar më sipër nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë, kurrë. Unë ju lutem, nëse tek shkrimi im gjeni diçka që ju bën të mendoni ndryshe, jeni krejt të lirë ta pëlqeni ose injoroni atë. Jeni krejt të lirë ta shpërndani, ta kopjoni, mund edhe ta quani veten autor të këtij teksti, nëse gjithmonë ndani të njëjtat mendime me mua. Faleminderit që e lexuat tekstin tim.

Exit mobile version