Një maskaradë konkursesh po ndodh në Ministrinë e Arsimit

Ish-Kryeminstri Sali Berisha është shprehur se po ndodh një maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe në Departamentin e Administratës Publike.
Berisha ka publikuar një denoncim që i ka ardhur nga qytetari dixhital, i cili shprehet se konkursi për 7 zyrat Arsimore u bë, u zhvillua provimi në të gjitha fazat, por u anulua.
“Kur të gjithë konkurentët prisnin përgjigjen e rezultatit nga Departamenti i Administratës Publike i vlerësimit të dosjes i testimit me shkrim dhe intervistës me gojë vjen email surprizë nga Departamenti i Administratës Publike ku thoshte qëështë anuluar.Kjo gjë nuk është normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfi”, shprehet qytetari dixhital.
REAGIMI:
Maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe Departamentin e Administratës Publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje zoti Berisha dua të denoncoj skandalin e radhës nga Ministria e Arsimit. U bë konkursi për 7 zyrat Arsimore me numër 1583 konkursi u bë nëDepartamentin e Administratës Publike u zhvilluan fazat ku radhën e parë për konkurim e kishte lëvizja paralele. U zhvillua provimi dhe nga lëvizja paralele nuk dolën kandidat fitues. Në datë 23.02.2018 dap njofton konkurentët për pranim në shërbimin civil dhe në këtë konkurim u zhvilluan të gjitha fazat:vlerësimi i dosjes, testimi me shkrim dhe intervista me gojë.Kur të gjithë konkurentët prisnin përgjigjen e rezultatit nga Departamenti i Administratës Publike i vlerësimit të dosjes i testimit me shkrim dhe intervistës me gojë vjen email surprizë nga Departamenti i Administratës Publike ku thoshte qëështë anuluar.Kjo gjë nuk është normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfit.

Exit mobile version