Vetting-u, pasuritë e fshehura,do gjurmohen transaksionet e pronat jashtë kufijve

Hetimi për pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve që i janë nënshtruar Vetting-ut do shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare.
Alket Hyseni, Anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe ish-kreu Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se, kjo strukturë ka grumbulluar prej vitesh informacione mbi pasuritë e aktiviteteve kriminale apo të korrupsionit.
Sipas tij, këto të dhëna do vihen në dispozicion të komisioneve të Vetting-ut për të gjurmuar pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë kufijve.
Hyseni thotë se, rezultatet e para nga hetimi i dosjeve të gjyqtarëve e prokurorëve do bëhen publike në javët në vijim.

Exit mobile version