I dashur Bledi, tê jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha!… Ju e dini mirë që shpesh shkrimet tona janë shkruar mē parë në gjak. Bekuar qoftë gjaku që ushqen fjalën, jo vetëm të lirë, por të lirisë, fjalën e dashurisë dhe të drejtësisë, të dinjitetit të njeriut, sidomos tani të atyre që u persekutuan e vazhdojnë… Shpesh na e duan gjakun që derdhim, por jo ne vetë. Unë besoj se gjaku është më i fortë se ata… Po e mbyll siç e nisa: të jam pranë. Qofsh mirë me shëndet e të gjitha! Visar
Deklarata e “Reporterët pa Kufij”
Organizata e Shoqërisë Civile “Reporterët pa Kufij” (RSF) dënoi dhunën e policisë kundër gazetarit të “RD”-së Bledi Kasmi, të shtunën, gjatë protestës së opozitës, ku u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Me anë të një postimi në Twitter, “Reporterët pa Kufij” shprehen se, Kryeministri Rama “duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”.
Edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënoi me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 majit në Tiranë.