Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Prokuroria e piktorit dështak, është kthyer zyrë propagande e Partisë Siçiliste. Berisha ka reaguar pas emisionit të mbrëmshëm në ‘Opinion”, ku erdhi një mesazh në studio dhe spostoi vëmendjen në lajmin që iu përcoll publikut. Berisha nuk e ka anashkaluar dot faktin se cili qe burimi i atij mesazhi dhe pikërisht, arsyen pse u dërgua në momentin e debatit.
Postimi i Berishës në Facebook
Prokuroria e piktorit deshtak, zyre propagande e Partise Siçiliste!
Te dashur miq, dje ne Opinion, nje papagalle e qeverise, famoze me thenien se qeveria i prishi qytetarit katin e pare te baneses ku kishte biznesin por nuk i preku katin e dyte ku banonte ajo vete, pra Luarasi, tek bente mbreme avokatine e Geron dhe Fatzi Droges, natyrisht pa asnje argument befas kerkon fjalen dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga prokuroria qe me informojne se ajo ka marre kampionin e zerit te Geron Xhafes”.
Kjo lidhje online e prokuroreve me papagajte e qeverise eshte nje deshmi tjeter e standartit qe Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar ne kete institucion eshte deshmi e degjenerimit te saj te plote ne nje zyre te neveritshme te propagandes se Partise Siçiliste. sb