Një skuadër me zemër edhe kur humbet, fiton

540452852

Fitoi eksperienca e Francës dhe përgatitja fizike mbi zemrën e madhe që dhanë lojtarët e Kombëtares në fushë

Nuk pësojmë më në fillim, luajmë si të barabartë madje për 90 minuta para Francës në shtëpinë e saj, por ligjet e futbollit janë të pamëshirshme. Shqipëria luan me zemër një tjetër ndeshje të bukur, por ndëshkohet atëherë kur pritej të festonte një barazim të mrekullueshëm dhe del e mundur 2-0. Një rezultat i padrejtë në përfundim të një mbrëmje të madhe. Ishte ndeshja më e bujshme në historinë e kombëtares kuqezi, një përballje me Francën në Europian. Ekzekutohet i pari himni kombëtar shqiptar, për të krijuar një atmosferë që të fut drithërimat, janë mbi 24 mijë tifozë shqiptarë në “Velodrome” sa dëshirë, sa krenari dhe emocion lexohet në sytë e këtyre njerëzve.
Në fushë u vendos Ajeti në vend të Canës, me Memushajn që zëvendëson Xhakën dhe Lila në të djathtë në vend të Roshit. Deschamps lë në stol Pogba dhe Grizeman, me sulmuesin e vetëm Giroud të mbështetur nga treshja Martial, Payet dhe Coman. Tentojnë ta nisin fort francezët në të 4 krosim i Payet dhe Giroud tenton me kokë duke cuar topin siper traversës. Fantastike tifozët kuqezi, më të zhurmshëm se vendasit. Shqipëria arrin të qetësojë lojën për të kaluar minutat e para që e kanë ndëshkuar në ndeshjet e fundit, tentatbva e parë në të 14 me Lenjanin që gabon jo pak në shënjestër. Ajeti rrezikon disi në tentativën për spastrimin e zonës në të 17, por me nje saktësi kirurgjikale i heq topin në zonë 4 minuta më vonë Martial. Shqipëria e organizuar kërkon shanset e saj në të 25, Lila nis në të djathtë Hysajn, fantastik në marrjen e topit shkodrani që kroson për Sadikun por paraprin Hugo Lloris.
Vijon performaca pozitive e Ajetit, ndalon më së miri Martiakl në të 32, gjest fantastik në krahun tjetër nga Coman që kalon Kukelin me stilin Alla-Zidane. Gjithmonë Payet në goditjet e dënimit gjen Giroud në të 36 që i shqetësuar nga Mavraj nuk mund të godasë si duhet. Dy minuta më vonë është një krosim i Elsied Hysajt që detyron Koscielnyn në spastrimin e rreikzhësm me kokë. Pika e fortë e Shqipërisë mbeten skemat në goditjet standart, fantastike kjo e minutës së 39 në goditjen e këndit që kthehet në një penallti në lëvizje për Lenjanin që nuk godet si duhet në qendër të zonës.
Në të 44 Patrice Evra bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Lilës, goditkje dënimi në pozicion rtë favorshëm që e gjuan Memushaj i cili harkon bukur dhe kalon murin, por topi shkon pak sipër traversës. Shqipëria e mbyll pjesën e parë përpara, me Mavrajn që nuk arrin të devijojë topin në pozicion të shkëlqyer pas një goditje këndi. E dyrta fillon me Pogba që futet në vend të Martial dhe Francën që i fut dy marshe më shumë. Krijojnë disa raste vendasit, Coman qgjendet që në fillim para Berishës por goditja e tij është jashtë, në të 47 nuk gjendet askush për të shfrytëzuar krosimin e Payet, është sërish futbollisti i ëest Ham që kroson dy minuta më vonë, grushton Berisha por topi i karamboluar krijon një situatë të rrezikshme që neutralizohet nga Memushaj.
Vlonjati protagonist në rastin më të mirë për Shqipërinë në minutën e 52 kur në dyluftim me Sagnja devijojnë së bashku një krosim drejt shtyllës, kthehet topi dhe Memushaj tentont sërish nga toka me kokë, por topi del jashtë, cfarë rasti.  Ndeshje shumë më ritmike në pjesën e dytë në minutën e 54 tjetrë krosim i bukur i Payet por goditja e Pogbna në rrëshkitje nuk ka saktësinë e duhur. një minutë më pas ndëshkohet me karton të verdhë Burim Kukeli, e kishte marrë një ndaj Zvicrës, humbet ndeshjken me Rumaninë. Në të 67 krosim i bukur i Coman por Giroud për fatin tonë dështon një tjeter rast fantastik. Largohet menjëherë më pas Coman për t’i bërë vend Griezman, dhe në të 69 Franca barazon llogariët e shtyllave, Giroud rregullon disi shënjestrën por për fat të mirë jo aq sa për të gjetur golin. Ndryshon pas 70 minutave lojë dhe De BViasi duke futur Roshin dhe Taulant Xhakën në vend të Lilës dhe Kukelit. Nuk e fillon aq mirë Taulanti, humbet topin duke i krijuar Francës mundësinë e një kundërsulmi që përfundon me goditjen e Sagna. I jep zemër Memushaj.
Rritet presioni i Francës duke i bërë të vuajtura minutat e fundit, në të 82 goditje standart që nga mesi i fushës që Koscielny nuk arrin ta kapë. Franca e papërmbajtshme në fund, në të 84 një goditje e devijuar e Kante del jashtë, dhe sikur të mos mjaftonte Ajeti me shqetësime fizike i lë vendin Veselit. Shqipëria ka dhe një tjetër rast në të 89, Roshi përparon të të djathtën, kroson në shtyllë të dytë me Memushaj që nuk arrin të shënojë. 90 minuta në barazim dhe pikërisht atëhere vjen goditja fatale. Krosim nga e djathta i Ramo dhe Griezman i lënë vetëm në qendër të zonës shënon golin e avantazhit. Makth i vërtetë, festojnë francezët. Por nuk ka mbaruar këtu pasi në shtesë Payet gjen dhe golin e 2-0. Shtanget de Biasi, të shtangur dhe Agolli, Hysaj e gjithë të tjerët. Padyshim një rezultat i pamëshirshëm për atë ecuri të lojës. Shqipëria është mundur pas një tjetër ndeshje të bukur, shpresa e fundit mbetet Rumania.

Rekord, 24 mijë shqiptarë këndojnë “Kuq e Zi Je Ti”

Rekord historik në stadiumin Velodrome të Marsejës. Ndeshja e dytë në Grupin A të Euro 2016 ndërmjet Shqipërisë dhe Francës u ndoq nga plot 24 mijë tifozë kuqezi. Atmosfera në startin e sfidës ishte festive dhe elektrizuese me mbështetësit e Kombëtares në ritmet e “Kuq e Zi Je Ti”, të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, këngës simbol të edicionit fantastik të Shqipërisë. Emocionet ishin po kaq të jashtëzakonshme edhe në momentin e himnit shqiptar, me mbështetësit e Kombëtares që bën të ndihej prezenca e tyre.
Të vlerësuar si një ndër tifozeritë më spektakolare të Kampionatit Europian, mbështetësit e Shqipërisë dhuruan një tjetër spektal në Francë. Thjesht madhështorë…
Mijera tifozë të pranishem kane nxehur atmosferen që para ndeshjes së dytë me Francën në Grupin A. “Xhamadani vija-vja” degjohej kudo me tifozët që u shfaqën të gezuar në rrugët e Marseille e jo vetëm. Tifozët kuqezi ishin më të shumë se pritshmëritë, apo vendet që janë rezervuar për ta në Velodrom.
Lojtari i kombëtares shqiptare Andi Lila është emocionuar shumë gjatë këndimit të himnit të Shqipërisë. Në një moment kamerat kanë fokusuar Lilën i cili duket i përlotur. Himni i Shqipërisë është kënduar me pasion nga futbollistët në stadiumin Velodrome të Marseille, para ndeshjes së Euro 2016 kundër Francës. Po ashtu himnin e kanë kënduar edhe të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Hysaj: Me Francën humbje zhgënjyese

Tejet i zhgënjyer. Elseid Hysaj nuk fshihet dhe beson se fati ishte kundër Shqipërisë në humbjen përballë Francës. “Zhgënjim shumë i madh, sepse luajtëm bukur dhe fati sna ndihmoi në minutat e fundit. Por futbolli kështu e ka”, u shpreh Hysaj pas ndeshjes.
Mbrojtësi kuqezi u shpreh krenar për paraqitjen e skuadrës dhe për mbështetjen e tifozëve, megjithatë thekson se Shqipëria është paraqitur në Kampionatin Europian për të bërë edhe diçka më tepër. “Jemi këtu dhe Shqipëria duhet të jetë krenare. I falënderojmë tifozët për mbështetjen pas kësaj humbje, por ne kemi ardhur në këtë Europian për të bërë diçka më shumë”, tha ai.
Tashmë e gjithë vëmendja do të jetë në ndeshjen e fundit të Grupit A, kundër Rumanisë. Dueli në Lyon është shpresa e fundit e Shqipërisë, për të regjistruar rezultatin e parë pozitiv në histori, në një eveniment madhor dhe pse jo për tu kualifikuar. “Shpresa për kualifikimin kemi, duhet të mendojmë që të hymë në fushë, të vetëdijshëm se me Rumaninë është shpresa e fundit”, përfundoi Hysaj.

Exit mobile version