Një sqarim për djalin e Sul Bushatit, Pallën e Ramës dhe mbesën e Mogerinit tek droga

Dy nga kukullat e Ramës në Parlament, konkretisht i biri i kriminelit të diktaturës Sul Bushati, sot ministër i Jashtëm dhe qytetari nga Çermenika, Taulant Palla e konsideruan të turpshëm një lajm që gazeta RD ka botuar me 16 tetor mbi një aksion kundër drogës të policisë italiane në Romë ku u arrestua si pjesë e këtij grupi edhe mbesa e Mogerinit. Lajmi është dhënë në të gjitha mediat në Itali dhe më pas edhe në Shqipëri.
Tani ku qëndron skandali këtu? Skandali sipas Pallës së Ramës dhe Ditziut qenka botimi i lajmit i cili është botuar në të gjitha mediat italiane. Sepse sa herë flitet për drogë këta që janë në pushtet konsiderojnë krim denoncimin e trafikut të drogës. Nuk konsiderojnë krim trafikun e drogës por mediat që i denoncojnë këta trafikantë. Ky është standari i tyre. Dhe me këtë standard mendonin se do t’I fitonin zemrëm Bashkimit Europian apo Mogerinit përpara vendimit të Negociatave me BE. Në fakt, vendimi për hapjen e negociatave me 5 kushtet e opozitës dëshmon se edhe kjo farsë propaganda nuk pi ujë në Bruksel sepse standardet e Bashkimit Europian janë të ndryshme nga standardet e kartelit të drogës që qeveris në Shqipëri.

Lajmi i mediave italiane

Një organizatë që merrej me trafikun e drogës nëpër klubet dhe restorantet “VIP” në Romë është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Mes 15 personave të vënë në pranga është edhe mbesa e Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.
Mediet e vendit fqinj shkruajnë se shefat e kësaj bande janë shqiptari Rigers Duriçi dhe Manuel Zampano, djali i një prej organizatave mafioze më të njohura në Romë në vitet 1980.
Bëhet me dije se Gaia Mogherini është arrestuar, pasi rezulton se ka marrë një sasi të caktuar droge nga ana e Manuel Zampanos dhe e ka tregtuar atë. Ajo është vajza e vëllait më të madh nga njëri prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini.
Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal nxirrte deri 100 mijë euro për një javë, nga tregtia e drogës.

Exit mobile version