Jam Sali Berisha nuk tërhiqem, më dukeni plehra para interesit kombëtar

Parlamenti është përfshirë në një debat të ashpër pas akuzave të ish-Kryeministrit Berisha se Rama i ka futur thikën Kosovës me marrëveshjen e Beogradit, ndërsa denoncoi se prishja e marrëveshjes për detin me Greqinë është bërë për llogari të një pale të tretë. Deputetë të PS përfshi ministrin e Jashtëm kanë reaguar nga vendi me fjalor banal. Kjo ka sjellë reagimin e Berishës. “Jam Sali Berisha unë, nuk tërhiqem para interesit kombëtar dhe përpara këtij interesi më dukeni plehra”, iu drejtua Berisha deputetëve të PS.

Berisha: Rama, një kufomë me kokën në tepsi

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se Rama sot nuk është gjë tjetër veçse një kufomë me kokën në tepsi. Berisha iu referua raportit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me kusht me Shqipërinë. “Eshtë e qartë se hapja e negociatave do të firmoset nga opozita menjëherë pas ardhjes në pushtet”, tha Berisha. Ish-Kryeministri tha se kushtet e vendosura janë të domosdoshme për funksionimin e demokracisë.

Berisha: Rama do të ikë se shqiptarët do t’i venë drunë

Ish-Kryeministri Berisha ka shpërthyer në deklarata të forta ndaj Ramës pas sulmeve që ky i fundit ndërmorri ndaj opozitës dhe paraljmëroi se ai e di që do të ikë; “shqiuptarët do ti venë drunë”, tha Berisha. Ai kujtoi deklaratat e Ramës kundër Presidentit amerikan Trump, ndërsa la të kuptohet se procesi i nisur nga FBI për financimin e paligjshëm të Presidentit Obama do të sjellë masa penale naj Ramës. Berisha kujtoi qëndrimin real të Presidentit amerikan Trump ndaj Kosovës duke kërkuar futjen me trupa për çlirimin e Kosovës. “Gënjen kur falsifikon qëndrimin e Presidentit Trump për Kosovën”, tha Berisha.

 

Exit mobile version