Nga Ermal Peçi
Ambienti politik dhe mediatik nuk ka qenë kurrë kaq shumë i infektuar për të goditur të vërtetën dhe për të mashtruar opinionin publik. Një ambient politik i egërsuar dhe i dalë nga shinat, i cili këto 33 vite po bëhet bashkë për të sulmuar SPAK dhe institucionet e drejtësisë. Raporti i Freedom House e konfirmoi se mazhoranca e Edi Ramës së bashku me një pjesë të opozitës të Berishës edhe Metës po bëhet bashkë për të penguar punën e SPAK, por dhe për ta intimiduar. Gjuha e urrejtjes e përdorur përgjatë këtyre ditëve dhe të pavërtetat e prodhuara nga goja e Ilir Metës për Altin Dumanin vetëm sa po përfocojnë idenë tek shqiptarët që politikanët shqiptar reagojnë në këtë mënyrë sa herë ata nuk kanë kontroll mbi individë, të cilët i hetojnë dhe nuk stepen përballë kërcënimeve të kastës së vjetër politike. Altin Dumani është bërë target nga mamuthët politikë për shkak integritetit të tij profesional, por dhe fakti që ai në atë post është vendosur me bekimin e SHBA-së. Në këtë vazhdueshmëri erdhi dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ku ndër të tjera shprehej; SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”.
Fokusi i mediave dhe i prime time-ve u fokusua i gjithi në këtë betejë, e cila i intereson oligarkisë mediatike e ekonomike, por harruan në fakt të diskutonin temën më të rëndësishme, e cila në fakt nderon Shqipërinë dhe i jep një dimesion tjetër në kontekstin gjeopolitik që ka sot bota. Rezoluta e propozuar nga Lulzim Basha për mbështetje të Ukrainës dhe sekuestrimin e aseteve ruse dhe vënia në dizpozicion të forcimit të Ukrainës është një fitore e madhe, jo vetëm për Bashën, por edhe për Shqipërinë. Në një ditë dy gëzime, Kosova një hap larg KiE dhe vota unanime, Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës, miratoi Rezolutën për Ukrainën. Kur secili prej përfaqësuesve falenderonte Bashën në anglisht duke e përgëzuar për punën e mirë të kuadër të ketij raporti, media shqiptare heshte dhe politika ziente nga mëria e nuk citonte një fjalë. Një fjalë, e cila në fakt do të ishte për Shqipërinë dhe jo për Bashën, por kjo është miopia e kësaj klase të vjetër politike. Prandaj sot shoqëria shqiptare e ka shumë të qartë diferencën, e cila kohë pas kohe po thellohet njësoj si ujë I turbuëluar që pastrahet nga llumrat e del në qartësinë e kristal. Kemi një politikan si Basha, të cilin e vlerëson Evropa për vizionin dhe hapat konkretë që ndërmerr dhe një klasë politike në Shqipëri është bërë bashkë për të frikësuar drejtësinë e për të penguar Shqipërinë drejt perëndimit. Prandaj të dashur qytetarë në një anën kemi një politikan si Basha, i cili e nderoi Shqipërinë dhe në anën tjetër kemi politikanë si Rama, Berisha e Meta, të cilët kërcënojnë drejtësinë.