Dosjet që ai ka në Prokurorinë e Posaçme ka bërë që Ilir Metaj të nis sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Por sot kreu i PL kaloi çdo vijë të kuqe me akuzat dhe fyerjet e bëra ndaj, Dumanit.
“Po i them Dumduanit ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut.
Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në TV me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK’‘ tha Iliri.
Po kjo nuk është hera e parë që Ilir Metaj rrëshket sa herë që vihet para ligjit ose i kërkohet sundimin e ligjit.
E nisim me përplasjet që ai pati me ish- ambasadoren Yuri Kim e cila i kërkonte të hiqte dorë dorë nga kërcënimet dhe nxitjen për dhumë para zgjedhjeve.
Në 2021 i ftuar në në studion e Syri Tv në një moment Metaj ndërpret bisedën me gazetarët dhe kur u pyet se më kë po bisedonte, kreu i PL tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadorës amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën” – tha Metaj me tone të larta.
Pak minuta më pas ambasadorja amerikane publikoi një koment në Tëitter.
“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.
Kaq mjaftoi që Metaj të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.
“Meqë me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhytë në punët e brendshme të Shqiperisë në këtë mënyrë të njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.
Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Metaj me tone të larta.
Një tjetër përplasje e fortë publike mes Metaj është dhe me ish ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili i bënte thirrje për të mos penguar, e për të mos krijuar makinacione kundër emërimeve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
“Lu Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe në fund fare tha se më gënjyen socialistet” deklaronte Metaj në atë kohë.
Presidenti Metaj ka sulmuar në mënyrë të drejtëprdrejtë dhe ish ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Metajt “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.
Në vitin 2019, në studion e OPEN, Metaj deklaronte se disa ambasadorë të huaj në vendin tonë janë kthyer lecka të Edi Ramës.
“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non-grata per Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. ” tha ai në emisionin “Open” në Top Channel.
Ishte Ilir Metaj që shpalli ambasadorin e OSBE non grata në Presidencë, pasi ai vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Në nëntor të vitit 2019, Meta e drejti sulmin nga ish-ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të cilin e konsideronte përgjegjës për situatën me gjykatën kushtetuese.
“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca. Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre.Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjnë gjithcka.Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës”, tha Meta.
Po ashtu, në maj të vitit 2020, Meta deklaronte nga studio e emisionit Opinion se misionet e BE dhe SHBA në Tiranë, Euralius dhe OPDAT, punojnë me urdhrat e Edi Ramës, për të bojkotuar presidentin e republikës, lidhur me emërimet në KED.
E siç shihet kur Ilir Metaj fillon e bërtet, halli i tij qendron diku tjetër dhe jo tek personat që ai sulmon.