Nuk dihet asgjë për tre minatorët e humbur në minierën e Bulqizës

Ende nuk dihet asgjë për fatin e tre minatorëve kinezë të humbur prej tre ditësh në nëntokën e Bulqizës. Ndërkohë, kanë vijuar edhe ditën e djeshme kërkimet për 3 minatorët e bllokuar në galeri. Strukturat e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdojnë operacionin e kërkimit, ndërsa minatorët janë bllokuar në nivelin 21, rreth 2000 metra nën tokë. Shpërthimi ndodhi kur minatorët po kryenin gërmime në nivelin 16 të galerisë. Tre nga minatorët e plagosur janë në gjendje kritike.
Ky seksion i minierës është marrë me koncesion nga kompania ACR, e cila ka kontraktuar Korporatën e Projektimit të Tuneleve Minerale Wenzhou. Sipas njoftimeve, një punëtor kinez është plagosur dhe tre të tjerë mbeten ende të bllokuar në galeri. Pas incidentit, ambasada kineze në Shqipëri po koordinohet me qeverinë vendore dhe po merr pjesë aktivisht në operacionin e kërkim shpëtimit.
Për të inspektuar gjendjen në minierë, ambasada dërgoi këshilltarin Bai Yunbin, atasheun Liu Xingjiang dhe sekretarin e tretë për ekonominë dhe tregtinë, Chen Kailong. Grupi i punës i ambasadës kineze ka marrë kontakte me zv/ministrin e Energjisë, Gëzim Musabelliu, drejtorin e Politikave dhe të Zhvillimit të Minierave, Mehmet Hasalami dhe prefektin e Qarkut të Dibrës, Rifat Kojku. Në një njoftim të sajin, ambasada kineze në Shqipëri u bëri thirrje kompanive kineze dhe institucioneve vendore të shtojnë nivelin e sigurimit në punë dhe forcojnë kualifikimin e punëtorëve, për të parandaluar aksidentet në punë.
Të paktën 10 punonjës u plagosën tështunën në mesditë pas një shpërthimi që ndodhi në brendësi të galerisë, në nivelin16, në minierën e Bulqizës, në Veri të Shqipërisë. Të plagosurit janë shtetas kinezë, të cilët punojnë në sektorë të ndryshëm të minierës së Bulqizës. Burime vendore thonë se, tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin lokal të Bulqizës. Shkak i këtij aksidenti të rëndë mendohet se është bërë shpërthimi i papritur i gazit metan në brendësi të nivelit 16.
Lidhur me ngjarjen e Bulqizës, ku pati një shpërthim në minierë mësohet se 3 minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Kompania ka dhënë edhe detajet për ngjarjen, duke sqaruar se “rreth orës 13:30, në minierën e kromit ka ndodhur një shpërthim gazi metan”.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 21 të minierës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 m në thellësi të saj. Aktualisht në këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome. Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë, por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë dëm material dhe as në njerëz.
Vitet e fundit, në një numër minierash në Veri të Shqipërisë, kanë ndodhur aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve. Në më të shumtën e rasteve, aksidentet kanë ndodhur për shkak të kushteve të papërshatshme të punës në këto miniera, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar dhe periudhës së regjimit komunist.

Exit mobile version