Nga Klodi Lalaj
Siç pritej, pas deklarates së pedagogeve se greva do të zgjasë deri në fundjavë dhe pastaj mësim dhe përsëri protesta në rrugë, nisen edhe vajtimet mediatike.
Zhgënjime bombastike. Qarje! Melankoli! Elegjira! Loti sa kokrra e grushtit. Madje si prindër të zhgënjyer nga pritshmëritë, kalojnë në akuza përse nuk realizuam ëndrrën e tyre.
Dikush donte parti të re, dikush rrëzimin e Ramës dhe të Lulit, dikush tjetër bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa! Brenda natës, me një protestë, të rregullonim botën.
Gjithë këto ëndrra pa levizur vendit, të ngulur në divanë me pultin në dorë ose në karrigën e kompjuterit. U përçatë edhe ju! – me tha një ditë njëri që me gjasë nuk i fliste as të vëllait të tij.
Ideja është se pas këtyre lotëve struket një romantizëm i rrezikshëm. Romantizëm sepse presin një hero që ti shpetojë. I rrezikshëm ngaqë mbjellin idenë fataliste se asgjë s’ndryshon.
Zotërinj, protestat nuk ndodhin vetë. Ato janë rezultat i vetëdijesimit dhe mobilizimit. Dhe protesta e dhjetorit shërbeu për të treguar se ka dëshirë për ndryshim, e tash duhet vullneti.
Pra, me leviz ti vendit.
Ah po, në fundjavë ndoshta mbyllet cikli i dytë, ai i bojkotit. Por nis cikli i ri, i treti, ai i daljes përsëri në rrugë. Dhe protesta ka krijuar dhjetra e qindra të rinjë që nuk do ta lenë me kaq muhabetin.