Nuk mjafton humbja me Napolin, Juve merr lajmin e keq

Sikur humbja në shtëpi kundër Napolit të mos ishte e mjaftueshme, Juventusi merr një tjetër lajm të keq. Në pjesën e parë, Massimiliano Allegri duhej të zëvendësonte Giorgio Chiellini për shkak të lëndimit. Dhe nuk ka asnjë shpresë për ta rikuperuar atë për ndeshjen e madhe të së shtunës, kundër Interit.
Trajneri bardhezi flet konferencë në mënyrë të qartë: “Ne duhet ta pranojmë humbjen, jemi ende në krye të Seria A, me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Dy në shtëpi dhe dy larg, në “San Siro” dhe “Stadio Olimpico”. Sigurisht, unë mendoj se të shtunën e ardhshme do të jetë një sfidë veçanërisht vendimtare.
Kundër Interit do të kemi një provë e madhe. Do të na mungojë edhe Chiellini, i cili nuk mund të riaftësohet. Nëse kjo ndeshje kundër Napolit mund të ketë pasoja në ndeshjet e ardhshme? Ju mund të fitoni, ose të humbisni, por nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi ende zotër të fatit tonë”.
Sipas raportit të “Gazzetta dello Sport”, “hiperextensioni” në gju mund ta çojë Giorgio Chiellini për ta përfunduar sezonin e tij këtu. Është me të vërtetë një problem shumë delikat. Sidoqoftë, përgjigjet më të hollësishme priten në orët e fundit.
Gëzim i madh në shtëpinë e Napolit për suksesin “in extremis” në fushën e Juventusit, që ka rihapur në fakt luftën e “Scudetto” në Seria A, katër ndeshje pa mbaruar kampionati. Trajneri napolitan, Maurizio Sarri, i cili foli në mikrofonët e “Sky Sport” dhe “Mediaset Premium”, nuk e fsheh gëzimin, por përpiqet t’i mbajë të tijtë me këmbë në tokë.“Kjo fitore sonte ishte një kënaqësi e madhe për ne”, tha ai.

Allegri: Ishte një lojë e tmerrshme, por jemi ende kryesues të Seria A
Massimiliano Allegri këmbëngul se Juventusi është ende në kontroll të garës së Seria A, pavarësisht humbjes me një “lojë të tmerrshme” 1-0 ndaj Napolit, të dielën. Juve dukej e kënaqur për të luajtur një barazim pa gola në shtëpi, një rezultat që do të kishte ruajtur avantazhin bardhezi me katër pikë më shumë se skuadra e Sarrit, në krye të Seria A, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit.
Koka e Kalidou Koulibaly, në minutën e 90-të, megjithatë, i pa vizitorët e Maurizio Sarrit të rrëmbejnë një fitore dramatike e të ndjerë, për të lëvizur një pikë larg nga kampionët e Allegrit. Duke iu drejtuar mediave, pas rezultatit zhgënjyes, Allegri ofroi një vlerësim të ashpër mbi cilësinë e konkurrimit në stadiumin “Allianz”, por lëshoi një kujtesë se lojtarët e tij ende e kontrollojnë destinacionin përfundimtar të “Scudetto”.
“Ishte një lojë e tmerrshme nga të dyja skuadrat, – tha ai. – Nuk kishte pothuajse asnjë goditje për gola. Ne kishim disa vështirësi, por duhej ta kishim marrë fundin me më shumë kujdes, sesa të pranonim një gol nga një goditje këndi. Është një rast kokë më kokë dhe çdo gjë mund të ndodhë në ato situata. Tani kemi një ditë pushimi, pastaj duhet të përgatisim ndeshjen vendimtare për sezonin tonë, kundër Interit, – shtoi ai, duke iu referuar “Derby d’Italia” në “San Siro”, fundjavën e ardhshme.
– Ne jemi ende në krye të klasifikimit, ende kemi përparësi. Janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur, dy në shtëpi dhe dy larg, kështu që ne do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Napoli e meriton në njëfarë mënyre fitoren, por nuk kishte pothuajse asnjë shans. Ata duhej të fitonin, ne duhej që të fitonim, ose barazim. Ekziston një avantazh tjetër, pasi diferenca e golave është në favorin tonë. Ne duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje dhe të përgatitemi për të ardhmen. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme”.
Allegri zëvendësoi Paulo Dybala, i cili ishte përfolur për një lëndim, duke e ulur në stol në gjysmë të lojës, në favor të Juan Cuadrado, ndërsa Mario Mandzukic mori vendin e Douglas Costa në minutën e 71-të, ndonëse asnjë ndryshim nuk ndodhi te paraqitja e Juves, që të trondiste letargjinë e bardhezinjve. “Unë e zëvendësova Dybala, sepse kisha më shumë mbulim dhe fizik në krahë, – sqaroi Allegri. – Kjo është arsyeja pse Mario Mandzukiç erdhi nga stoli”.

Exit mobile version