Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për televizionin MCN, tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë për ndryshimin dhe kundër asaj që ai e cilësoi si “lluca 12-vjeçare e korrupsionit”. Basha theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar sepse vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër Shqipërisë. Ai më tej shtoi se vota për numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, ndërsa vota për numrin 1, fatkeqësisht shkon për Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që sipas tij, janë simtoma të krimit dhe korrupsionit.
Basha tha më tej se e vetmja forcë që nuk është as në biznes, as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 me një program që është vulosur nga partnerët euroatlantikë dhe ofron një alternativë realiste dhe të realizueshme. Në përmbyllje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për veten dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke marrë përgjegjësitë që do të përcaktojë fatin e vendit.
“Qytetarët duhet ta kenë parasysh se më 11 maj do votojnë për bijntë e tyre, për Shqipërinë, ose për Edi Ramën. Vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, është një votë kundër fëmijëve të tyre, është një votë kundër Shqipërisë. Në këtë diskurs, është tërrësisht e qartë që mesazhi im, mesazhi i Koalicionit Euroatlantik i numrit 4, ka ecur jashtëzakonisht mirë. Por në fund nuk duhet të harrojmë që vendos vota. Dhe më 11 maj, unë si bartës i këtij mesazhi të 140 kandidatët tanë, secili prej nesh kanë nga një votë, çdo qytetar ka nga një votë. Dhe me këtë votë më 11 maj do ta përdor ose për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të votuar një alternativë për veten e vet, ose për të vazhduar për t’u zvarritur në llucën 12 vjeçare të korrupsionit dhe pasojat e tij, varfërisë, të shkatërrimit ekonomik, të emigracionit. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është që më 11 maj të vendos në radhë të parë për veten e vet dhe fëmijët e vet. Dhe duke gjykuar cila nga alternativat i përfaqëson më mirë, të marrë përgjegjësi, sepse vota është përgjegjësi, nuk quhet kot zgjedhje.
Do zgjedhësh të marrësh një rrugë e cila të nxjerr nga lluca, apo do të vazhdosh të zvarritesh në llucë. Ka plotë njerëz që do të vazhdojnë të zvarriten në llucë sepse janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit. Mesazhi im nuk i drejtohet atyre, ata do bëjnë gjithçka që të mbeten në llucën e korrupsionit sepse janë përfitues nga mbetja në llucën e korrupsionit. Mesazhi im iu drejtohet atyre që u ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë dhe që duan një alternativë të vërtetë. Pse? 5-sa nuk është altrnativë, 5 është për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 7×7=313. 1-shi, e them me keqardhje të madhe, partia esakrificave të demokratëve kësaj radhe nuk është alternativ, sepse kërkohet votë kundër krimit dhe korrupsionit me fjalë, por vota për 1-shin prodhon Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që në mënyrë ironike nuk janë kura, por janë simtoma të krimit dhe korrupsionit. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik për programin tonë tashmë me vulat e Euroatlantikëve si një program realist dhe i realizueshëm dhe për ekipin tonë, ku asnjëri prej nesh nuk është në këtë betejë as për fatet personale, as për t’u mbrojtur nga SPAK-u, as për biznese politike. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, është votë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Thënë me fjalë të tjera, e vetmja forcë politike e cila është në mision dhe as në biznes dhe as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4” – tha Basha.