Nuk u preferua nga Silvinjo, reagon menaxheri i Uzunit: Si mund të lihet jashtë me 11 gola në La Liga?! Ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesët e grumbulluar

Myrto Uzuni nuk u preferua nga trajneri Silvinjo në listën e bërë publike ditën e sotme, në prag të Europianit që starton më 14 qershor. Lënia jashtë e Uzuni ka shkaktuar debate të shumte, ndërkohë që nuk ka munguar edhe reagimi i menaxherit të sulmuesit beratas.

 

Bëhet fjalë për Franci Boden, i cili nëpërmjet një “Story” në rrjetet sociale, e ka cilësuar të padrejtë lënien jashtë të Uzunit, që sipas tij ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Silvinjo.  

Sipas Bodes, Myrto Uzuni, nuk e meritonte këtë. Vlen të theksohet fakti se Uzuni arriti të shënonte 11 gola këtë sezon në La Liga.  

POSTIMI I MENAXHERIT TË UZUNIT: 

Kur ëndrra juaj është të përfaqësoni vendin tuaj në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga? 

Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024.  

Ai gjithmonë feston me shqiponjë të për të treguar se është krenar që është shqiptar që lufton për fanellën që vesh si luan. 

Nuk e meriton këtë!  

Exit mobile version