OKB: Koreja Veriore ka transportuar pajisje në fabrikat e armëve kimike në Siri

epaselect epa06565548 Affected children receive treatment after a gas attack on al-Shifunieh village, in Eastern Ghouta, Syria, 25 February 2018 (issued 26 February 2018). According to activists working in the area, more than 18 people were affected by poisenous gas, and one child was killed, during an attack on the village of al-Shifunieh. Government forces loyal to President Bashar al-Assad are currently conducting an air and ground offensive in Eastern Ghouta. The offensive was initiated soon after the United Nations passed a resolution calling for a 30-day cessation of hostilities in Syria. EPA-EFE/MOHAMMED BADRA

Mediat amerikane kanë raportuar se Koreja Veriore ka dërguar specialistë të raketave në Siri, së bashku me disa pajisje, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.
Në raportin e 27 shkurtit, thuhet se ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur më shumë se 40 transporte të paraportuara të furnizimit me këto pajisje në Siri nga vitit 2012 deri më 2017. Materialet, të cilat thuhet të jenë dërguar ilegalisht në Siri kanë përfshirë pllaka rezistente ndaj acidit, pajisje rezistente ndaj korozionit dhe termometra. Raporti i papublikuar nga OKB-ja, që shqyrton nëse Koreja Veriore po vepron në përputhshmëri me rezolutat e organizatës, tregon se si një anëtar ka vërejtur teknikë të Phenianit në hapësirat e armëve kimike dhe raketave në Siri. Në raport përmendet edhe se Damasku u ka thënë ekspertëve të OKB-së, se verikoreanët që kanë qenë prezentë në Siri janë trajnerë dhe atletë.
Supozimet kanë ardhur pas raportimeve për përdorimin të gazit të klorit nga forcat siriane drejt civilëve. Qeveria siriane e kundërshton një gjë të tillë. Ekspertët kanë thënë se Koreja Veriore, e cila aktualisht është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të programit të saj të armëve bërthamore dhe raketave balistike, ka ofruar një kohë të gjatë trajnime për përdorim të këtyre armëve në gjithë botën, në këmbim të të hollave.

Exit mobile version