Oleksandr Usyk, kampion i padiskutueshëm! Ukrainasi mban të gjithë titujt e boksit profesionist

Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Ukrainasi nisi sulmin final në raundin e nëntë, të cilit mezi i shpëtoi Tyson Fury.

Ndërkohë domininim e vazhdoi deri në fund të luftës në Riad, që ishte e jashtëzakonshme.

Tani Usyk mban të gjithë titujt e boksit profesionist, WBO, IBF, WBA e WBC.

Titullin në WBC e mbante Fury, që kishte paraqitje më të mirë prej raundit të tretë deri në të gjashtin. Por më pas Usyk mori kontrollin dhe dominoi.

Për herë të parë që nga viti 1999, ka kampion të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Vendimi i gjyqtarëve ishte i ndarë. Dy e vlerësuan Usykun fitues e njëri Furyn.

Exit mobile version