Opozita e Berishës në Shqipëri dhe shembulli që duhej marrë nga Maqedonia!

NGA BERAT BUZHALA

Opozita e Berishës në Shqipëri dhe shembulli që duhej

Nikola Gruevski, ish kryeministër dhe kryetar i VMRO’se, ka qenë përveç politikan edhe nifar rock star’i te elektorati nacionalist maqedon.

Dorën në zemër, nën drejtimin e tij Maqedonia kishte shënu edhe zhvillim të rëndësishëm ekonomik.

Sido që të jetë, në mandatin e tij të fundit ai u fut në konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të qasjes së tij autokratike dhe për shkak të dyshimeve të forta për korrupsion.

Nejse e rrëzuan nga pushteti. Gruevski iku në Hungari.

Çfarë bëri VMRO? Reagimi intuitiv ballkanik do të ishte që t’i qëndronin mbrapa Gruevskit, deri në asgjësim kolektiv partiak. Shto këtu faktin që elektorati nacionalist maqedon, edhe do ta mbështeste një trajektore të tillë.

Mirepo, tuj e ditë që me një logjikë të tillë politike, VMRO nuk do të mund të kthehej kurrë në pushtet, njerëzit më të afërt të Gruevskit, (Le të shërbehemi me gjuhën ballkanike), e tradhëtuan ish shefin. Nuk e lidhën komplet partinë dhe idealin e tyre për fatin e një personi.

Sapo e ben nje gje te tille, kur tashme e kishin marre edhe bekimin e heshtur te Perendimit se do ta tumirnin kthimin e tyre ne pushtet, VMRO i fitoi zgjedhjet.

I fitoi me rezultatin me te larte qe ndonje subjekt e ka shenuar ne Maqedoni. Gruevski nuk dukej i kenaqur me reformat qe e lan jashte, por qe ndoshta do ta shpetojne nga burgu.

Morali: Mos i msho betonit me kry!

Në Shqiperi në anën tjetër fatin e partisë kryesore opozitare, e kanë lidhë me fatin e një burri rreth 100 vjeçar dhe familjen e tij.

Është mjaft ironike, kjo e djathtë konservative, tashmë antiperëndimore, më së shumti dhe verbërisht përkrahet nga analfabetët dhe nga një pjesë e analistëve me ide ekstreme të majta dhe antiamerikane. Me moton: Jo diktatit imperialist amerikan!

Në vend që Doktori vet me u largu, (Nëse jo atëhere me e largu), që PD të kthehej në pushtet me fytyra të reja, që pas tij të largohet Rama, këta kanë zgjedhë me i ra betonit me kry, me shpresën që betoni dorëzohet.

Pastaj, krejt të tjerët që nuk besojnë që betoni thyhet para kokës, i shpallin pro qeveritarë!

Exit mobile version