Operacioni i SPAK, vazhdimi i “Plumbit të Artë” ku u vu në pranga edhe Nuredin Dumani! Rrëfimet e të penduarit të drejtësisë zbardhën shumë ngjarje kriminale

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK që është shtrirë në të gjithë vendin. Mësohet se në shënjestër për t’u arrestuar janë vënë personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

 

Mësohet se janë lëshuar deri më tani 30 urdhër arreste, ndërsa bëhet e ditur se ky operacion është vazhdim i “Plumbit të Artë” që vuri në pranga Nuredin Dumanin, rrëfimet e të cilit zbardhën shumë ngjarje kriminale.

Operacioni ka ardhur pas transkriptrimeve të aplikacionit Sky ECC, por edhe nga dëshmitë e disa prej personave që kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Po ashtu mësohet se subjekt i këtij operacioni dyshohet se mund të jenë edhe zyrtarë shtetërore.

Operacioni është i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, por me fokus qytetin e Elbasanit.

Exit mobile version