Operacioni në portin e Durrësit/ Miqtë e Ramës njoftuan vëllanë e Igli Tares që të japë dorëheqjen

Mesditën e sotme policia ka organizuar një operacion të madh në portin e Durrësit. Ende nuk janë bërë të ditur rezultatet e këtij aksioni policor, që ka angazhuar dhjetëra forca policie.

Por fakti që bie në sy ditën e sotme, është dorëheqja e drejtorit të këtij porti vetëm 1 ditë para se të niste operacioni i policisë.

Agron Tare, vëllai i Igli Tares dha dorëheqjen vetëm 10 muaj pas emërimit në detyrë.

Siç duket ‘miqtë’ e tij në qeveri e kanë njoftuar Taren që të largohej nga porti, sepse policia do të zbarkonte aty dhe do të kishte arrestime.

Duke qenë se ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me arrestimet, nuk dihet nëse drejtori do të ishte në listën e ndalimeve nga policia apo jo.

Por sot Tare nuk është më në këtë detyrë, falë edhe lajmërimit që besohet se i është bërë më parë.

durres

Exit mobile version