“Tërmet” në Durrës/ Motra e Dakos jep dorëheqjen nga Bashkia, a ka lidhje me të arrestuarit?

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me dorëheqje dhe shkarkime, duke filluar nga drejtori i portit, kryetarja e Gjykatës dhe zëvëndësi i bashkisë së Durrësit.

Gjithashtu nuk ka munguar dhe dorëheqja e motrës së ish kreut të bashkisë, e cila ka punuar në Bashkinë e Durrësit për afro dy dekada.

Burime nga bashkia e konfirmojnë dorëheqjen e motrës së ish kryebashkiakut Vangjush Dako, Valbona (Dako) Qirjako, ndërsa nuk japin detaje në lidhje me dorëheqjen e saj.

Sipas burimeve konfidenciale bëhet me dije se largimi i saj ka të bëjë me konfliktet e njëpasnjëshme që kanë lindur mes ish kryebashkiakut dhe kandidates që ai e emëroi kryebashkiake.

Ky është një rast i veçantë, ku një motër punon me të vëllanë në një institucion shtetëror, ndërkohë që jep dorëheqjen kur vjen kryetarja e re, që është emëruar pikërisht nga vëllai i saj.

Bëhet e ditur se, Valbona Dako, motra e Vangjush Dakos, ka qenë e punësuar në Drejtorinë Ekonomike të bashkisë më të madhe bregdetare në vend.

Arrestimi i funksionarëve të PS për grabitjen e pronave në bregdet

Mes të arrestuarve në operacionin e madh të zhvilluar sot në hipotekën e Durrësit ka edhe funksionarë të PS, i arrestuar Rovin Zeqja i cili është kunati i kryetarit të qarkut Durrës Alfred Mullaraj,  ky i fundit është pjesë e listës së “zezë” te Edi Ramës.

Mullaj u rizgjodh një javë më parë kryetar qarku në Durres dhe është pjesë e klanit të Vangjush Dakos, shkruan fax ëeb.

Mes Alfred Mullarajt dhe Valbona Sakos ka pasur përplasje në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Durrës ku Sako e ka ‘akuzuar’ Mullarajn se nuk ka kontribuar në asgjë në rastet e tërmetit.

I arrestuar edhe Ardian Iljazi, kordinator i PS, njëherësh dhe anëtar i kryesisë si dhe Dorian Gollaj sekretar organiziv i PS, Durrës. Të gjithë këta persona janë pjesë e kupolës së PS Durrës.

Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, policia ka arrestuar 20 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsimit të pronave.

Mes personave të arrestuar janë Ardian lIjazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuarpër veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Exit mobile version