Opozita është propozim elektoral!

Nga Qamil Gjyrezi

Aleanca e Teatrit u takua mrëmë me Zotin Lulzim Basha. Aktori dhe regjizori Rudi Erebara pjesë e “Aleancës për Teatrin” shkruan në statusin e tij në FB: “Jo vetëm kaluam mirë, por patëm në përgjithësi paralele të rëndësishme”. Personalisht përzgjodha njërën prej këtyre paraleleve të tillë si: “Opozita shqiptare nuk është opinion. Eshtë propozim elektoral”.

Në zgjedhjet e 30. Qershorit. 2019, 85% e shqiptarëve i thanë Edi Ramës IK! Mendoj se me këtë të dhënë nuk ka nevojë për opinione dhe “llafe” të tepërta! Pavarësisht se politika ka të “papriturat” e saj dhe kërkon vëmendje të vecantë!

Shifrat janë kokëforta! Opozitës i kërkohet që “Regjimi” të mos lejohet me cdo formë demokratike, të cojë vendin në greminë! Ky është opinioni dhe përfundimi i aksionit opozitar dhe rezultati i zgjedhjeve të 30 Qershorit!

Sot opinionistët janë me qindra dhe mijëra, duke filluar nga ambientet familjare, kafeja e mëngjezit, duke punuar, “opinionistët e blerë” nga qeveria e drogës etj. etj. Personalisht jam një kontribut me opinionet e mija!

Prandaj opozitës dhe drejtuesve të saj nuk ju duhen shumë opinione, por angazhim, mbasi mospjesmarrja e 85% e shqiptarëve në votimet e fundit, e detyron opozitën ti japi “grushtin” e fundit Edi Ramë! Edi Rama që sot filloi gradualisht të largohet tek policia e shtetit duke i kërkuar të falur, gjoja për “angazhimin” e policëve dhe komandatëve në menaxhimin e prostestave të opozitës, që përkthehet si largimi gradual i Edi Ramës nga posti i Kryeminsitrit të vendit! Edi Rama është shumë i binduar që në Tetor 2919, do të shkojë në zgjedhje!

Prandaj opozita nuk ka kohë as “luksin e domosdoshëm” që të merret me opinione dhe llafe të tepërta! Opozita dhe lideri Lulzim Basha duhet të punojnë për përplimin e saktë të progaramit elektoral sic janë: rritja ekonomike, rritja e pagave dhe pencioneve, sistemi arsimorë, zhdukja e korrupsionit të trashëguar nga qeveria e Edi Ramës, bujqësia dhe punësimi i shqiptarëve, sistemi i degraduar i drejtësisë, integrimi i vendit! Opinionet duhet ti bëjnë dhe japin profesionistët dhe gazetarët e vërtetë, opozita ka shumë punë deri në fitoren e saj përfundimtare!

Exit mobile version