Zëri i Amerikës: Pse opozita është fituesja e 30 Qershorit

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe shqetësimeve që i paraprinë ditës së sotme, procesi u zhvilluar normalisht. P

ërjashto një episod në Sukth të Durrësit ku një person hyri i armatosur në një qendër votimi, duke marrë kutinë e votimit e duke dëmtuar më pas materialet zgjedhore, e që u arrestua nga policia, nuk u rregjistruan episode të tjera të rënda. Në të gjithë vendin, pavarësisht vështirësive, qendrat e votimit u hapën në kohë, përveç disave në Shkodër.

Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit.

Në këtë betejë të interpretimit politik të pjesmarrjes, opozita mund ta shohë veten fitimtare, jo vetëm sepse ajo dy ditët e fundit i mëshoi këtij fakti, por sepse dhe mungesa e saj automatikisht çon në të paktën mosmarrjen pjesë të mbështetësve të saj. Nga ana tjetër, ajo pjesë e elektoratit që është e pavendosur, nuk kishte asnjë motiv për t’u përfshirë në një proces me një rezultat të ditur, duke qenë se në gati gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë nuk kishin asnjë rival.

Nuk përjashtohet as fakti se dita e sotme, me temperatura të larta ka bërë që të jenë të shumta ata që i janë drejtuar plazheve. Sikundër, dhe situata e tensionuar që i parapriu ditës së votimit, dhe frika për përplasje të mundshme, ka patur efektin e saj.

Partia Demokratike, megjithatë akuzoi KomisioninQendror të Zgjedhjeve se “me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Ivi Kaso.

Në fakt këto janë të para zgjedhje, për të cilat vëmendja nuk ka qenë te rezultati, por te çështjet e sigurisë, pra nëse do të zhvilloheshin qetësisht, apo do rrezikohej një përplasje. Opozita, jo vetëm që nuk u përfshi, për këmbënguli me forcë se nuk do të lejonte mbajtjen e tyre.

Vetëm dy javët e fundit, pati sulme në disa qytete ndaj zyrave të Komisioneve zonale, ndërsa në bashkitë ku drejton e djathta, nuk u lejua përdormi i institucioneve lokale për qëllime të administraimit të procesit zgjedhore.

Kjo situatë solli një reagim të fortë ndërkombëtar, i cili u intenfisikua dhe në gjuhën e përdorur, veçanërisht në ditët e fundit para zgjedhjeve. Mesazhet ishin të qarta: të evitohet dhuna, se organizatorët dhe nxitësit do të mbanin përgjegjësi, dhe se qytetarëve u duhej garantuar e drejta e votës.

Dhe në mesazhin e tij mbrëmë, kryetari demokrat Lulzim Basha shpjegoi se procesi i zgjedhjevve mund të ndalej vetëm me dhunë, porse një gjë e tillë rrezikonte të kishte kosto për shoqërinë, humbje jete e plagë që nuk do të sillnin as përfitime politike. Ai theksoi se vetë personalisht por dhe demokratët nuk besonin tek rruga e dhunës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transferimi i materialeve nëpër Qendrat e numërimit. I gjithë procesi, sikundër dhe ai i nxjerrjes së rezultatit, pritet të ndiqet nga afër nga vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të ODIHR-it, i cili pritet që nesër të dalë dhe me vlerësimin paraprak për të gjithë procesin.

“VOA”

Exit mobile version