Opozita niset drejt Shkodrës, çfarë do të ndodhë…

Opozita e bashkuar do të niset drejt Shkodrës së terrorizuar gjatë javëve të fundit nga një sërë vrasjesh të kryera nga banda e lidhur me Ramën dhe qeverinë. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e Parlamentit dhe të jetë në krah të qytetarëve të Shkodrës për t’u solidarizuar me ta në këto moment të vështira për qytetin.
Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00. Mbledhja është mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar.
Prej disa javësh Shkodra është tronditur nga krimi. Një numër vrasjesh mafioze kanë kulmuar ditn e sotme me vrasjen e një tjetër biznesmeni 31 vjeçar. Vrasësit nuk ndalet dhe kanë ekzekutuar edhe ish-eksponentë të policisë. Po përse po ndodhin gjithë këto krime në Shkodër?
Situata është mjaft e vështirë dhe pas krimeve qëndron një nga bandat më të rrezikshme 4e ushqyer dhe e mbështetur direkt nga kreu i qeverisë. Asnjë vrasës nuk është mundur të kapet dhe të arrestohet nga policia. Arsyeja është e thjeshtë, kemi të bëjmë me një bandë të cilës i ka siguruar imunitet të plotë Edvin Rama.
Kjo ëhstë arsyeja që situate po përkeqësohet dhe krimi ka marrë në dorë të gjithë qytetin. Skenari kriminal i Ramës është i ngjashëm me atë të fatos Klosit në Tropojë në ’99 ku u ekzekutuan në mënyrë mafioze dhjetra të rinj të këtij qyteti.
Po përse ëhstë zgjedhur Shkodra? Kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër të Ramës ndaj simbolit të demokratëve. Shpirtin demokrat të këtyre qytetarëve ky monstër nuk ka mundur kurrë ta nënshtrojë ndaj tani po hakmerret duke ndërsyer ndaj qytetarëve të Shkodrës një nga bandat e tij, atë të Bajrëve.

Paralajmërimi i Bashës
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme, ku biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç u ekzekutua në zonën e Livadhes nga persona ende të paidentifikuar. Por një ditë para se të ndodhte vrasja, kreu i PD Lulzim Basha mbajti një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera tha se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit. Sipas Bashës, bandat janë të lidhura me qeverinë dhe po terrorizojnë qytetin.
“Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin.
Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin”- tha Basha një ditë më parë.

PD:Pas vrasjeve dhe krimeve në Shkodër qëndron banda e Bajrëve të Ramës
PD ka denoncuar sot me emër dhe mbiemër se pas pas krimeve të fundit në Shkodër qëndron banda e Bajrëve që mbledh vota për Ramën. Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas ekszekutimit të 5 mafioz të ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Gjatë një konference për mediat, Salianji, deklaroi se bandat dhe krimi në bashkëpunim me qeverinë kanë vënë nën terror Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Sipas tij kryeministri Rama është i lidhur ngushtësisht me kriminilët.
Ndërsa ka shtuar se PD, ditën e parë që do të vijë në pushtet do të çmontojë dhe do të çojë pas hekurave gjithë bandat dhe kriminelët.
Deklarata e deputetit te PD-se, Ervin Salianji:
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj edhe sot refuzuan të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë, duke fshehur situatën e rëndë kriminale në qytetet më të mëdha të vendit.
Në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër krimi sundon bashkë me qeverinë qëndrore dhe lokale të Edi Ramës, çka e provoi sot vrasja tjetër mafioze dhe e pazbuluar në Shkodër.
Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegur. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike.
Dy ditë më parë paralajmëruam që situata kriminale në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse krimi dhe
bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.
Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse policia hesht prej 10 ditësh për rrëmbimin dhe zhdukjen e dy kushërinjve që, siç thuhet në Shkodër, janë ekzektuar nga bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.
Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilit janë të terrorizuar, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëve.
Kryeministri dhe ministri i brendshëm kanë marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e bandës së Bajrëve, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, por qytetarët duhet ta dinë se përsa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, jeta e tyre, familja, biznesi i tyre do të jenë në mëshirën e bandave.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar!
Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çojme prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Arben SHAHINI

Exit mobile version