Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të fillojnë ditën në mënyrë të shëndetshme, ju ofroni një mëngjes me qumësht, drithëra të cilët përmbajnë tërshëre dhe pak fruta të thata.
Largojnë nepsin
Tërshëra përmban shumë lloje vitaminash dhe në sasi te konsiderueshme, si dhe lëndë inorganike, për të cilat fëmijët kanë veçanërisht nevojë, që të gëzojnë një shëndet të mirë. Për më tepër, duke shtuar tërshërën në ushqimin e fëmijës tuaj, parandaloni nepset e panevojshme dhe dëshirën e tepruar për ëmbëlsira. Tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat i japin asaj indeks glicemik të ulët. Kjo do të thotë që ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele konstante, duke mundësuar kështu evitimin e luhatjeve që çojnë në neps për ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqernash të thjeshtë si biskotat, çokollatat dhe ëmbëlsira.
Përmirësojmë përqendrimin
Fëmijët që konsumojnë tërshëre për mëngjes, është e sigurt që ja dalin më mirë në mësime. Këta fëmijë kanë rendiment më të mirë në zgjidhjen e problemeve matematikore dhe në realizimin e detyrave të ndryshme. Lloji i mëngjesit ka një rëndësi të veçantë në performancën mendore të fëmijëve në shkollë. Në një studim të Universitetit Taft, u konstatua se fëmijët që konsumonin tërshëre në mëngjes, në vend të drithërave të tjerë, arrijnë rezultate më të mira në mësime. Kjo gjetje, argumentohet me faktin se drithëra si tërshëra, ofrojnë glukoze-ushqimin më të preferuar të trurit- në mënyrë konstante. Për më tepër, fëmijët që ndjehen të ngopur, e kanë më të lehtë të përqendrohen, në krahasim me fëmijët që ju gërryen stomaku.
Veçanërisht të dobishme për fëmijët me diabet
Tërshëra është një ushqim i çmuar për fëmijët dhe adoleshentët me diabet, pasi i ndihmon ata të kontrollojnë sheqerin në gjak më mirë.
Fëmijë të gëzuar
Ushqimet e pasura ne karbohidrate, si tërshëra, përforcojnë nivelet e serotoninës në tru, lënda përgjegjëse për humorin e mirë, duke ndihmuar kështu adoleshentët të evitojnë luhatjet e shpeshta të humorit.
Për intolerantët ndaj glutenit
Edhe pse tërshëra e ofruar në treg përmban gluten, studimet kane treguar se, fëmijët me kolika dhe çrregullime të tretjes, të cilët kanë ndjekur një dietë pa gluten por që përmbante tërshëre, kanë rezultuar në rikuperim optimal të aparatit tretës. Gjithsesi, nëse fëmija juaj është intolerant ndaj glutenit, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër për përdorimin e tërshërës.
Ushqim me përfitime afatgjata
Fibrat dhe beta-glukanet që përmban tërshëra, ndihmojnë ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit në gjak, duku ulur kështu rrezikun kardiak, si dhe ndihmojnë në zbërthimin dhe përthithjen e shumë lëndëve ushqyese që ajo përmban. Beta glukanet janë molekula të ngjashme me fibrat, te patretshme, të cilat forcojnë florën bakteriale të fëmijëve, duke u dhënë atyre një mburojë të shkëlqyer ndaj patogjeneve, diarreve, dhe toksinave të ndryshme të ambientit dhe ushqimit.