Opozita siriane ka njoftuar se ka pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet për paqe në Siri, që do të mbahen në Astana të Kazakistanit.
Opozita e armatosur siriane ka kërkuar që qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad të ndërpresë bombardimet në zonat e kontrolluara nga opozita, raporton “Reuters”.
“Delegacioni ka pezulluar pjesëmarrjen pas prezantimit të një memoradumi, ku kërkohet agazhimi për të ndaluar bombardimet e qeverisë”, ka thënë zëdhënësi i delegacionit të opozitës, Ahmad Ramadan.