I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO detaje nga vrasja e Bujar Çelës.
Dumani tha se ai vetë e organizoi vrasjen e Bujar Çelës, i cili sipas tij ishte i fundit në listën me emrat e personave që ishin planifikuar për t’u vrarë.
Dumani tha se Bujar Çelën e vranë sepse ai ishte vëllai i Tao Çelës.
I penduari i drejtësisë tha se në vrasjen e Bujar Çelës u përdorën dy makina, në njërën ndodhej vetë ai ndërsa në tjetrën Enver Diva dhe Besian Xhixha.
Dumani tha se fillimisht Bujar Çelën e qëlloi Enver Diva me një automatik Scorpions dhe se ai donte të sigurohesha që Çecla vra, e për këtë arsye ai shkoi dhe e qëllova në kokë me pistoletë.
“Makinën “renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër per nje makinë për atentat ndaj Preng Gjinit. Nuk e kishin përdorur dot për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën.Makina është djegur në një vend ku e kishim planifikuar me herët. Pasi u dogj makina ne kemi udhëtuar drejt Fushë Krujës”, tha Dumani.
Pjesë nga dëshmia
Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?
D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.
Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.
D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.
Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?
D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.
Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?
D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
Bujar Çela ishte llogaritur edhe më parë për ta vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.
Av: Po pse angazhove dy të tjerë?
D: Po sepse ishin paguar për atë punë.
Av: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?
D: Pse, mos i paguaja?
Av: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?
D: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Çamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.
Av: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Celës në marrëdhënien me Talon?
D: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetem ty. Unë e dija që ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.
Av: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?
D: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë.
E qëlloi Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.
Makinën “renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër per nje makinë për atentat ndaj Preng Gjinit.
Nuk e kishin përdorur dot më makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën.
Dumani: Diva, Xhixha dhe një Berti, s’me kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.
Av: Cfarë kishe veshur ti momentin e vrasjes?
D: Unë kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Makina është djegur në një vend ku e kishim planifikuar me herët. Pasi u dogj makina ne kemi udhëtuar drejt Fushë Krujës.