Orjola Pampuri: Duhet ekip politik i papërlyer, shqiptarët të zgjedhin alternativën e duhur

E ftuar në studion 24 në RTSh nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh se takimi me qytetarët ishte për të treguar problematikat që ato janë përballur me një mazhorancë të korruptuar.

Kemi qenë të gjithë në terren ku janë shpalosur të gjitha problematikat e qytetarëve përveç faktit që kemi pasur ristrukturimin e Partisë Demokratike por kjo nuk ka qenë e vetmja arsye sepse arsye tjetër ka qenë dhe takimi me qytetarët të cilët kanë shpalosur të gjitha problematikat me të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe që ne jemi në opozitë ku kemi një mazhorancë ku korrupsioni është kryefjala e ditëve të sotme dhe kryefjala e të gjithë këtyre viteve që ato janë në qeveri.

Ishte parashikuar sepse ne kishim nisur ristrukturimin e PD-së dhe në bazë të ristrukturimit kishim bërë një plan që në përmbyllje të ristrukturimit do të kishim dhe një fazë të dytë që do të ishte propozimi në të gjitha degët i kandidatëve për deputet. Duke qenë se është një situatë jo normale brenda PD ka pasur raste që janë shtyrë në shumë degë zgjedhjet dhe kjo u bë shkak qe u shty dhe faza e dyte që u bë propozimi i kandidateve për deputet. Tani jemi në atë fazë ku një pjesë e mirë e degëve janë në procesin ku i kanë dorëzuar apo po punojnë për të propozuar kandidatet për deputet”, tha Pampuri.

E pyetur nga gazetarja se si do të bëhet përzgjedhja e kandidateve, Pampuri tha se janë ende në fazën e propozimit ku në të gjitha qarqet do të bëhen propozime dhe përzgjedhja do të bëhet sipas kritereve.

Gjithashtu Pampuri theksoi se në fokus janë sektorët më problematik dhe se partia Demokratike do të jap zgjidhje këtyre sektorëve të cilët kanë mbetur në vend.

Tani jemi në fazën e propozimit, e cila është një fazë ku në secilën degë në të gjitha qarqet bëhen propozime, më pas këto propozime do të ketë patjetër një komision, një grup i cili do të bëhen zgjedhjet në bazë të disa kritereve.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe ajo që ka qenë në fokus janë problematikat në sektorin ekonomisë, shëndetësisë, çështjeve sociale, i arsimit, i kulturës, bujqësia te gjitha këto do te kenë një pikë të veçantë apo do të shpalosen secila në vete me propozimet që PD do të dal për sa i përket zgjidhjes se të gjitha këtyre sektorëve ku sot kanë mbetur në vend numëro. Në shëndetësi jepen 50 milion euro dhe 4 koncesione të cilat janë të gjitha abuzive. Por kemi edhe skandalin e fundit siç është taksimi i profesioneve të lira. Të gjitha këto do të kenë zgjidhje në çdo pikë të programit që do të paraqitet në qershor”, u shpreh Pampuri.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri tha se shqiptarët sot duhet të zgjedhin alternativën më të mirë dhe alternativa më mirë është programi që është pa diskutim i pari por dhe ata që do të implementojnë programin që do të jetë ekipi i cili do të jetë i pastër, i papërlyer, i pa korruptuar.

Një partie politike i mungon një program i mirë, një ekip i mirë u bënë disa muaj që SPAk-u po shpalos të gjitha akuzat te gjitha ato qe ne kemi aluduar për muaj me radhe. Kemi tjetërsua për tjetërsim zgjedhjes. Jo më larg se disa ditë po gëlojnë televizionet ku thonë se në banda janë të përfshirë ish deputet, ish drejtorë policie dhe këto i kanë shërbyer votave për të cilat kemi denoncuar kaq kohë. Shqiptarët sot duhet të zgjedhin alternativën më të mirë dhe alternativa më mirë programi që është pa diskutim i pari por dhe ata që do të implementojnë programin që do të jetë ekipi i cili do të jetë i pastër, i papërlyer, i pa korruptuar”, tha Pampuri.

Exit mobile version