Kandidatja për deputete e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka uruar 8 marsin grave me nje mesazh të veçantë. Pampuri shprehet se duke mbështetur njëra-tjetrën, gratë janë më të forta për t’i siguruar brezave të ardhshëm një të ardhme më të sigurt.
Mesazhi i plotë i Orjola Pampurit:
Ne të gjitha bashkë kemi fuqinë për të ndryshuar të ardhmen, për ta bërë botën më të bukur dhe më të paqtë. Asgjë nuk e ndalon një grua që ka besim në vetvete. Me vendosmërinë e saj ajo mund të ndryshojë botën. Gruaja është burimi i jetës, simboli i dashurisë dhe forca që mban botën në ekuilibër. Duke mbështetur njëra-tjetrën, jemi më të forta për t’i siguruar brezave të ardhshëm një të ardhme më të sigurt. Për të gjitha ju gra dhe vajza, Gëzuar 8 Marsin!