Të premten, delegacioni i monitoruesve të OSBE/ODIHR do të largohet nga Tirana pasi qëndruan për më shumë 1 muaj e gjysëm në kuadër të votimeve të 30 Qershorit. Të udhëhequr nga Odri Glover, vëzhguesi kanë bujtur përgjatë gjithë kohës tek një nga hotelet më luksoze të Tiranës, pikërisht në Hotel Plazza.
Por në kulmin e debatit nëse do OSBE/ODIHR do ti njohë votimet e 30 Qershorit dhe cfarë do të ndodhë me dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për zgjedhje në 13 Tetor, kanë menduar vetë vëshguesit e OSBE-ODIHR që ti hedhin benzinë zjarrit.
Burime për SYRI.net thonë se disa nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR që kanë qëndruar përgjatë gjithë misionit të 30 Qershorit në Hotel Plazza, kanë bërë një kërkesë të veçantë në recepsionin e hotelit. Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se vëzhguesit kanë kërkuar që të bëjë një prenotim në avancë për dhoma në të njëjtin hotel për në muajin tetor.
Dyshimi është se, ose vëzhguesit kanë rënë në dashuri me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe duan të kthehen sërish në vendin tonë, ose atëhere ata e dinë mirë së në raport me kushtetutën dhe ligjet e vendit Shqipëria sipas dekretit të Presidentit të Republikës do të zhvillojë zgjedhjet e ligjshme lokale (dhe ndoshta edhe të parakohëshme) në 13 Tetor dhe prandaj ata po marrin masat.
“Syri.net”