Pa hyrë akoma në shtëpinë e re, qytetarit i vjen fatura e energjisë 20 milionë lekë

Një qytetari i ka ardhur një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh pas hyrë ende në shtëpinë e re.
Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.
“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.
Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.
“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.
Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.
Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit ku do të jetojë edhe Jako.
“Nuk ka energji të konsumuar nga ky konsumator”, na thotë lexuesi i sahatit.
Abonenti u prit sot në OSHEE dhe drejtori i zyrës së shtëpi, Ardi Kola pohoi se problemi i qytetarit do të gjejë zgjidhje brenda ditës së premte. /Syri.net/

auto Untitled 16 11535653447

Exit mobile version