Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan mbrëmjen e sotme në shenjë solidarizimi me gazetaren Klodiana Lala.
Me pankarta në duar ata dënuan sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj, ngjarje që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe në banesë gjerndeshin dhe vajzat e gazetares.
Erion Kristo: Kemi dalë sot në shesh të kërkojmë nga kryeministri i vendit të harxhojë më shumë sesa një status në tëitter, të shkojë atje ku ka ndodhur ngjarja, të tregojë se është shërbëtor i këtij populli, shërbëtor i paguar shtrenjtë nga taksat tona. Ne kërkojmë nga organet ta zbardhë ngjarjen sa pa dalë në të gjitha mediat ndërkombëtare, të gjithë raportet ndërkombëtare ku ne mërzitemi kur Shqipëria nuk quhet më vend i fjalës së lirë. Ju ftojmë të gjithëve ta mbrojmë fjalën e lirë, Klodiana është gjithëkush nga ne.
Mimoza Hajdarmataj: Ti bëjmë një apel të përgjithshëm çdo lloj titullari në këtë vend. Personalisht dua ti drejtoj një apel prokurores së përgjithshme që është zonjë: Të ndërhyjë sa më parë se ato të shtëna, ajo tendencë për të mbyllur gojën të arrijë deri tek institucioni i saj.Gjitha bashkë duhet të mbrojmë gratë dhe vajzat, ti inkurajojmë ato të jenë zë i forë për të mbrojtur çdo nënë, çdo vajzë dhe çdo shqiptar në këtë vend.
Në orët e para të mëngjesin e sotëm (30 gusht 2018)persona ende të paidentifikuar sulmuan me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.
Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por në shtëpi kanë qenë prindërit dhe dy vajzat e saj të mitura. Në muret e banesës shenjat e plumbave janë të dukshme ndërsa kryetari i PD-së në prononcimin për median tha plumbat kishin goditur dhomën ku flinin vajzat e gazetares.