8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

Xhevdet Amuli: Shkodra nuk blihet me fjalë boshe

Në një reagim në faqen e tij të facebook-ut, kandidati për deputet i qarkut Skodër në listën e Koalicionit Euroatlantik, ka denoncuar propagandën e kryeministrit Rama, të përdorur gjatë një takimi në Shkodër.
“Ai erdhi në një takim me gra, por në vend që t’i respektonte ato me një plan konkret për jetën, ekonominë dhe familjet e tyre – zgjodhi të ofendojë burrat shkodranë”, shprehet i indijuar ndër të tjera kandidati, duke e konsideruar një fyerje të bërë gjysmës së qytetit të Shkodrës dhe më tej.
“Të flasësh me tallje për burrat e këtij qyteti, për figurat që kanë ngritur historinë, kulturën, dhe rezistencën e Shkodrës e cila nuk iu dorëzua asnjëherë komunizmit e as bijëve të tyre, do të thotë që nuk e njeh Shkodrën” vijon Xhevdet Amuli.

Postimi i plotë:

Kur arroganca zëvendëson programin!
Sot në Shkodër, Kryeministri erdhi jo për të paraqitur një vizion, jo për të dhënë llogari, e as për të dëgjuar hallet e qytetarëve. Ai erdhi në një takim me gra, por në vend që t’i respektonte ato me një plan konkret për jetën, ekonominë dhe familjet e tyre – zgjodhi të ofendojë burrat shkodranë. Në fakt së pari zgjodhi që përmes mekanizmave ti detyrojë gratë të shkojnë në takim, duke iu thënë se në të kundërt duhët të largohën nga puna!
Ky nuk është vetëm një fyerje personale ndaj gjysmës së qytetarëve tanë. Është një përçmim i thellë ndaj dinjitetit të gjithë Shkodrës. Të flasësh me tallje për burrat e këtij qyteti, për figurat që kanë ngritur historinë, kulturën, dhe rezistencën e Shkodrës e cila nuk iu dorëzua asnjëherë komunizmit e as bijëve të tyre, do të thotë që nuk e njeh Shkodrën.
Ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje për papunësinë, për shëndetësinë, për ikjen masive të të rinjve, ai nuk jep asnjë përgjigje. Zhurma, propaganda dhe fyerjet janë e vetmja “strategji”.
Shkodra nuk blihet me fjalë boshe. As me fyerje. Shkodra meriton respekt, zgjidhje dhe vizion. Shkodra do të japë përgjigje me 11 maj!
#XhevdetAmuli #partiademokratikeeuroatlantike

“Shëndetësia në krizë për shkak të korrupsionit të Ramës dhe shokëve të tij”, Basha me ekspertët: Fund barnave të pasigurta dhe rimbursim sipas diagnozës. Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushteti

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ekspertë të shëndetësisë, ku paraqiti pikat kryesore të programit për reformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë financiare për të ofruar një shërbim shëndetësor të nivelit të standardeve ndërkombëtare, si ai italian, me efikasitet më të lartë.

Basha tha se parimi “paraja ndjek pacientin”, ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e shëndetësisë, duke përcaktuar çmimet e diagnozave dhe trajtimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Sipas tij, spitalet duhet të veprojnë si ndërmarrje që mbajnë përgjegjësi financiare për veten e tyre, ndërsa investimet në kapacitetet e fakulteteve dhe universiteteve mjekësore do të dyfishojnë numrin e mjekëve të rinj, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Pëmes digjitalizimit të shërbimit shëndetësor, Basha tha se krijimi i kartës shëndetësore digjitale për qytetarët shqiptarë, duke modernizuar sistemin dhe lehtësuar qasjen në të dhënat e pacientëve që do të jenë të aksesueshme online nga 2025.

Një tjetër pikë ku u ndal ishte edhe reforma në sistemin farmaceutik. Ai tha se qeveria aktuale largoi praktikën e homologimit të barnave dhe hapjen e tregut për barna me origjinë të dyshimtë. Sipas tij, do të ketë një sistem të rreptë kontrolli për barnat, duke u fokusuar në medikamentet e homologuara nga vendet me standarte të larta të shëndetësisë dhe eliminimin e barnave të pasigurta.

Pjesë të programit Basha tha se është edhe rimbursimi sipas diagnozës, veçanërisht për pensionistët, me qëllim që të eliminohet kostoja e barnave për ata që janë në nevojë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Konkluzioni tjetër është shqipërisë sot nuk i mungojnë financat për të reformuar rrënjësisht sistemin shëndetësor dhe për t’i ofruar pacientëve shqiptarë në totalitet një shërbim pse jo i standartit italian, me minimalisht të njëjtën kosto që harxhojnë sot por me gjasa edhe me një efiçencë më të lartë nëse sistemi reformohet. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi detajuar në propozimin tonë programor.

Parimi i parë është paraja ndjek pacientin. Paraja ndjek pacientin do të thotë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri në institucionet aktuale të shëndetit publik duke filluar me hartimin e grupeve të diagnozave dhe çmimimin e tyre sipas praktikave më të mira bashkëkohore. Nuk po them që do kalojmë nga zero në majë menjëherë, por gradualisht çmimin e diagnozave dhe çmimimin e trjatimeve në sistemin tonë publik, me qëllim që destini i parasë publike me sistemin aktual të bëhet sipas ofrimit të shërbimit.

Përgjegjësia e spitaleve si ndërmarrje me përgjegjësi financiare për veten e tyre, specializimi i tyre. Dyfishimi i kapaciteteve univeristare për të diplomuar mjekë të rinj, po e njëjta gjë edhe për sektorët e tjerë të shëndetësisë që nga infermieria e të tjera. Investime thelbësore publike. Infrastruktura e fakulteteve dhe e universiteteve mjekësore dhe mundësinë e tyre për të ofruar një arsimim realishtdinjitoz dhe efiçentë për mjekët tanë të ardhshëm që do t’i shërbejë edhe trjatimit të plagës aktuale po pse jo dhe të vazhdueshme, se ne duhet të jetojmë me këmbë në tokë të largimit të një pjese të mjekëve në kërkim të një të ardhme më të mirë në Europën perëndimore, gjë që nuk zgjidhet duke vendosur klonin me gjemba për mjekët e rinj. Një mentalitet shumë i vjetër, puro bolshevik. Por zgjidhet vetëm duke rritur përmasat e ofertës tonë dhe duke përmirësuar kushtet e personelit shëndetësor, qoftë në institucionet aktualisht publike me synim kapjen drejt vetëadministrimit. Qoftë duke i dhënë mundësi sektorit privat, pa cenuar parimin paraja ndjek pacientin të japin shërbime me efiçencë pavarësisht prej mundësive apopamundësive ekonomike të qytetarit.

Dhe këtu vij te karta shëndetësore e pacientit shqiptar, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe digjitalizimi i këtyre të dhënave në mënyrë që në 2025, kur edhe shumë segmente të ekonomisë e të rinisë shqiptare arrijnë të korrin benefitet e erës digjitale, edhe pacientet shqiptarë edhe sistemi shëndetësor shqiptar, të kenë mundësinë që bazën e të dhënave për pacientit, mos të jetë më një çështje kartelash, letrash që shkojnë apo nuk shkojnë në destinacion, por të jetë gjithçka e degjitalizuar.

E fundit që dua të prek, ka të bëjë me sistemin farmaceutik. E kam thënë dhe dua ta përsëris, mafia e barnave vret më shumë shqiptarë se çdo lloj tjetër mafie. Arsyeja pse kjo ka ndodhur është sepse kjo qeveri 12 vite më parë e hoqi praktikën e homoligimit të barnave, i hapi rrugë barnave me origjinë të dyshimtë, gjë që merr fund me programin tonë që ditën e parë. Çfarë do të thotë kjo, të gjitha barnat e homologuara me Bashkimin Europian, Kanadanë, SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Zviçrën, Norvegjinë e ndonjë vend tjetër që mund të kem harruar, të gjitha këto barna nuk i nënshtrohen një kontrolli tjetër laboratorik, por sigurisht konsiderohen të sigurta në sistemet shëndetësore të këtyre vedeve padiskutim më të avabcuara dheme standartin më të lartë të jetesës dhe shëndetësisë në botë, ashtu futen në qarkullim këtu, Çdo medikament tjetër që vjen nga një origjinë tjetër, padiskutim që do t’i nënshtrohet kontrlleve më të rrepta dhe më rigoroze për të pamundësuar futjen e barnave të lira dhe jo efektive që shiten këtu për të favorizuar një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin dhe që në rastin më të mirë nuk kanë efektin e dëshiruar dhe në rastin më të keq janë kundër produktive në procesin e mjekimit të pacientëve shqiptarë. Që do të ndiqet nga një tjetër parim i reformës shëndetësore, që është rimbursimi sipas diagnozës. Kjo do të jetë në radhë të parë për pensionstët, ku vet qasja jonë synon të zerojëkoston e barnave për moshën e tretë. Kjo do të arrihet me parimin e rimbursimit sipas diagnozës dhe në raste të veçanta, siç i dimë as vendet më të avancuara nuk i mbulojnë gjithçka, me paketa fikse, në veçanti për pensionet në 300 mijë lekë të vjetra.

Korrupsioni flet vetë: Mbikalimi i unazës tek shkolla teknologjike, miliona lekë sot pa funksion dhe i panevojshëm

Nga terreni, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Alfred Ahmetcenaj, ka bërë një denoncim për ndërtimin e mbikalimit të unazës së re pranë shkollës teknologjike. Sipas videomesazhit të Ahmetcenajt, mbikalimi i ndërtuar rishtaz, jo vetëm që ka bllokuar levizjen e sigurtë të qytetarëve por edhe i vendos ato çdo ditë në rrezik për jeten në kapërcimin e rrugës mes për mes makinave, duke fokusuar kamerën pikërisht tek kjo lëvizje e rrezikshme.
“Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ndodhem tek rrethrrotullimi I shkollës Teknologjike, që lidh rrugën e Kombinatit me unazën e re. Jam këtu për të denoncuar dy momente që janë skandaloze në gjykimin tim.
E para, deri përpara se të ndërtohej ky mbikalim I unazës së rë, I cili nuk ka funksion, këtu kishte një kalim për këmbësorë që bënte të mundur lidhjen e kombinatit me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës, një kalim që nuk ekziston më dhe qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën e makinave duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë.”

Ai vijon duke theksuar koston e lartë të ndërtimit të këtij mbikalimi I cili është sot jo vetëm i mbyllur, por edhe I panevojshëm, duke theksuar se ky ndërtim pa funksion evidenton korrupsionin qeveritar.

Video:

Gazment Koduzi: Problemi madhor kryesor është korrupsioni

I ftuar në studion e Top News, kandidati për deputet në qarkun Tiranë, i Koalicionit Euroatlantik, Gazment Koduzi, I drejtohet me një mesazh të qartë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjeje politike se përse do të duhet të votojnë për kandidatë të pakorruptuar.
“Ne i drejtohemi të gjithë qytetarëve shqiptarë. Pse e them këtë? E them këtë sepse çdo qytetar shqiptar ka të njejtat probleme, pavarësisht bindjeve të tij, mund të jetë i majtë apo i djathtë, mund të jetë banor i zonave rurale apo i zonave urbane, mund të jetë një tregtar i vogël, mund të jetë i shtresës së mesme apo edhe një biznes i madh. Problematikat që përballim të gjithë, këtu jemi të gjithë në të njejtin vend. Kemi probleme me arsimin, kemi të njejtat probleme me shëndetësinë, kemi të njejtat probleme me rendin, me infrastrukturën.“
Ndërsa mjeku është në fushatë në terren në takime me njerëzit ai ndalet tek problemi kryesor që ka sipas tij ka kapluar vendin që është korrupsioni.
“Problemi madhor kryesor është korrupsioni ku të gjithë qytetarët shqiptarë paguajnë taksa dhe taksa më normale që paguajnë është TVSH-ja qoftë edhe për një pagure uji, është taksë që e paguan qytetari dhe kjo qeveri ka treguar që i menaxhon këto taksa të qytetarëve duke ia dhënë klientëve të vet ose oligarkëve dhe qytetarët nuk duan më një qeveri që abuzojë me taksat e tyre. Duan një qeveri që këto taksa të shkojnë të punojnë për të mirën e tyre, për të përmirësuar jetesën e tyre“.

Postimi i plote:

Endri Hasa: Pse duhet të besojnë qytetarët tek oferta që i prezanton Koalicioni Euroatlantik?

I ftuar në studion OFF the Record, të A2 CNN, Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, rrëfen arsyet se pse qytetarët duhet të votojnë numrin 4, dhe kandidatët e këtij koalicioni. “Qytetarët besojnë tek programi i Koalicionit Euroatlantik, duhet të besojnë tek ata që e përfaqësojnë, tek kandidatët tanë të shkëlqyer sepse kemi një program të shkëlqyer me zgjidhje për problematikat e shqiptarëve, me zgjidhje për pronarët, me zgjidhje për rininë. Ne kemi pikë kryesore të programit, zhvillimin e katër poleve teknologjike, për trajnimin, shkollimin e rinisë, një program ambicioz buxhetor për 25 mijë të rinj që do të trajnohen në teknologji të reja për të kapur atë ritëm që ka sot bota, atë ritëm që ka sot Bashkimi Europian për njerëz që janë të mirëpaguar, për njerëz që do ta krijojnë të ardhmen këtu.” – shprhet Hasa.

Ndërsa ndalet tek eksperienca e tij personale, kur la atdheun për tu shkolluar jashtë tij dhe arsyet që e bënë të kthehet të kontribuoje në të, Hasa nuk lë pa përmendur humbjen e shumë bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe miqvet të cilët po marrin rrugët e Europës pasi nuk gjejnë siguri dhe garanci për veten dhe familjen e tyre këtu, si pasojë e një sistemi klientelist dhe të korruptuar>

“Unë jam një prej atyre individëve që kam studiuar teknologji, që nga shkolla e mesme, të lartë dhe master, gjithçka e kam bërë jashtë, por zgjodha një moment të caktuar të kthehem dhe të kontriboj në vendin tim. Por këtë mundësi që unë arrita shumë të tjerë pasi unë u ktheva, I pashë të ikin, shumë profesionitë të mirë që kanë punuar bashkë me mua, në një nga sektorët më të mirë paguar dhe sot në vend, këto njerëz po ikin. E di pse ikin? Se shumë prej tyre I kam pyetur, kanë punuar bashkë me mua, i kam thënë pse do ikësh. Nuk ikin vetëm për pagë, se shumë herë ia kemi siguruar edhe të njejtën pagë këtu në Shqipëri, por ikin edhe për shumë gjëra të tjera. Ikin për atë shëndetësinë që këtu nuk funksionon. Ikin për ata fëmijët që nuk dinë ku t’I rrisin, në cilat kopshte apo shkolla do t’I çojnë, me problematika pa fund që kanë në jetën e përditshme. Shumë herë ikin për të njejtën pagë që do ta merrnin këtu dhe e kërkojnë gjetkë në Evropë, sepse atje ka një garanci dhe një siguri tjetër. Por, e di pse ka ndodhur kjo këtu? Sepse këtu, pushteti dhe qeveritarët, kanë menduar vetëm për të vjedhur, mbi 1 miliard euro në vit, të cilat po të ishin në arkën e shtetit, do të ishin në xhepat e qytetarëve nuk do të ishin në xhepat e pushtetarëve apo të disa oligarkëve të lidhur me pushtetin.“ – vijon ai.

Të rikthejmë dinjitetin dhe qytetarinë në Elbasan – Mesazhi i kandidates për deputete të Koalicionit Euroatlantik Migena Kapllani

Migena Kapllani, mësuese dhe doktore në gjuhësi, është kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Elbasan. Me një karrierë 30-vjeçare në arsim dhe një trashëgimi qytetarie të rrënjosur thellë në historinë e Elbasanit, ajo përfaqëson vlerat e ndershmërisë, dijes dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj.
Në 11 maj, Migena Kapllani thërret qytetarët të refuzojnë realitetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni. Është koha të votojmë për arsim cilësor, për qytete të sigurta, për një Elbasan që krenon Shqipërinë. Voto Migena Kapllani, voto numrin 4, voto Koalicionin Euroatlantik për të ardhmen që meritojmë!

Video mesazh:

Gerard Komini: Pensionistët meritojnë më shumë respekt dhe dinjitet

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka ndarë një histori prekëse nga takimet e tij me qytetarët gjatë fushatës. Ai rrëfen një bisedë me një zotëri të moshuar, i cili i shprehu me ironi të hidhur zhgënjimin e mbledhur ndër vite, duke i thënë: “Ti deputet? Jo jo, nuk e bën dot ti, e bëjnë ata që dinë të marrin për vete, nuk të lënë këta”.

Ky moment, siç shprehet Komini, mbart gjithë lodhjen dhe zhgënjimin e një brezi që ka parë shumë padrejtësi, por në fund i dha edhe besimin dhe shpresën për ndryshim.

Në këtë frymë, Komini angazhohet për një sërë masash konkrete në mbështetje të pensionistëve, duke theksuar nevojën për:

Rritjen e pensioneve minimale,

Indeksimin e tyre për të ruajtur fuqinë blerëse,

Shëndetësi të subvencionuar dhe akses më të lehtë në barna,

Heqjen e taksave për pensionistët me të ardhura të ulëta,

Mbështetje financiare për të moshuarit që jetojnë vetëm,

Nxitjen e jetës aktive dhe sociale për të moshuarit.

“Një brez që ka sakrifikuar aq shumë nuk kërkon shumë. Kërkon dinjitet. Dhe këtë, ne do ta bëjmë realitet,” përfundon Komini, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë Koalicionin Euroatlantik, më 11 maj, me numrin 4.

 

Postimi i plotë:

 

Në Fier pata një takim që më bëri të mendoj gjatë.

Një zotëri i moshuar, që e takova rastësisht, më foli me zemër: “Ti deputet? Jo jo,nuk e bën dot ti, e bëjnë ata që dinë të marrin për vete, nuk të lënë këta”, me një ironi të hollë nga ku ndihej zhgënjimi i akumuluar ndër vite.

Një fjali e thjeshtë, por që mbart gjithë lodhjen dhe zhgënjimin e brezave që kanë parë gjithçka…

Megjithatë, në fund më dha besimin e tij, dhe bashkë me të, shpresën se ndryshimi është i mundur.

 

Për ta, për brezat që sakrifikuan aq shumë, unë angazhohem që:

• Të rrisim pensionet minimale që askush të mos jetojë me varfëri.

• Të indeksojmë pensionet që të mbrohet fuqia e tyre blerëse.

• Të ofrojmë shëndetësi të subvencionuar dhe akses të lehtësuar në barna.

• Të mbështesim jetën aktive dhe sociale të të moshuarve.

• Të heqim taksat për pensionistët me të ardhura të ulëta.

• Të japim ndihmë financiare për ata që janë vetëm.

• Të rikthejmë respektin dhe vlerësimin që u takon me të drejtë.

 

Ata nuk kërkojnë shumë.

Kërkojnë dinjitet.

Dhe këtë ne do ta bëjmë realitet.

Voto Gerard Komini!

 

#ShqipëriaMeritonMëShumë #FieriMeritonMëShumë

Voto 4️⃣ më 11 maj!

 

 

Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke përdorur një krahasim domethënës: “Lakrorit po i hiqen petët një nga një!”

Në një koment të drejtpërdrejtë, Haklaj shkruan:
“Fillerojtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë ‘shpëtimtari’ i Sali Berishës! Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha. Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore. Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.”

Duke e cilësuar këtë një ngjarje të rëndë, Haklaj thekson se kjo provon konspiracionin dhe kryqëzatën e organizuar nga Charles McGonigal kundër opozitës dhe liderit të saj të ligjshëm, Lulzim Basha. Sipas tij, ngjarjet e fundit tregojnë qartë se kush fshihej pas lobingut rus.

Në mesazhin e tij, Azgan Haklaj paralajmëron se projekti dhe ujdia e binomit Rama-Berisha kanë për qëllim të mbajnë peng opozitën dhe të dëmtojnë demokracinë në Shqipëri.

“Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë”, thekson Haklaj, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.

 

Postimi i plotë i Haklajt:

Lakrorit po i hiqen petët një nga një!

Filleroijtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë “shpetimtari” i Sali Berishës!

Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha.

Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore.

Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.

Kjo ngjarje e rëndë verteton konspiracionin dhe kryqëzatën e Çarls Mcgonigal-it kundër opozitës dhe liderit të saj Lulzim Basha dhe deshmoi se kush fshihet pas lobingut rus.

Projekti dhe ujdia e binomit Rama & Berisha ka qëllim për ta mbajtur peng opozitën dhe demokracinë.

Lakrorit i’u hoqën petët një nga një.

Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë.

Koalicionin Euroatlantik me nr 4.

 

R

Neli Demi: Shpresa rilind nga njerëzit e thjeshtë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Neli Demi, shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe respektin që ka marrë gjatë fushatës nga qindra familje.

Ai ndan historitë prekëse të njerëzve si zj. Suzana dhe z. Fuat, apo z. Nderim dhe zj. Lirie, që e kanë bërë pjesë të jetës dhe sfidave të tyre, sidomos dhimbjen për fëmijët e larguar nga emigrimi.

“Faleminderit të gjithëve që më mbushni me shpresë se Shqipëria mund të marrë një drejtim më të mirë,” shprehet Demi.

Më 11 maj, voto për shpresën!
Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
Voto Neli Demi!

#VotoMeMendNëKokë
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i prekur këto ditë fushate, me familjet që na kanë mirëpritur në shtëpitë e tyre, duke na ofruar një respekt të jashtëzakonshëm.

Njerëz që nuk i njihja më parë, si zj. Suzana me bashkëshoritin z. Fuat apo si z. Nderim me bashkëshorten e tij zj. Lirie, të cilët më bënë pjesë të historive të tyre njerëzore – si brengat që sjellin edhe emigrimi i fëmijëve të tyre anembanë nëpër botë.

I falendroj thellëshisht ata dhe shumë të tjerë që më mbushin me shpresë se gjërat në këtë vënd mund të marin tjetër drejtim!

#VotoNeliDemi
#votomemendnëkokë
#voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Refuzoni bukën e turpit, votoni për dinjitetin tuaj më 11 maj!

Në këto zgjedhje, partitë e vjetra vijojnë të përbuzin qytetarët dhe në vend të ideve dhe vizionit, ato ofrojnë një pjatë sot për katër vite skllavëri nesër, duke e trajtuar qytetarin thjesht si bark, e jo si njeri të lirë dhe të denjë.

Dr. Eljan Kasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Durrës, u bën thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë ofertë poshtëruese. Në 11 maj, mos e shisni dinjitetin për një copë bukë! Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votoni për ndryshimin e vërtetë!

Postimi i plote:

Buka e turpit ose skllavëria e katër viteve.
Partitë e vjetra, dhe jo vetëm edhe këtë fushatë, vazhdojnë avazin e vjetër, drekëra, darka, shfaqje, ahengje, të gjitha me lekët që ia kanë marrë këtij populli me mashtrim, korrupsion dhe vjedhje të pashpirt. Në vend që të kërkojnë votën me ide dhe programe, ata e kërkojnë duke blerë stomakun e uritur të shqiptarëve, duke shtruar tryeza luksi mbi kurrizin e varfërisë së shumicës.
Kjo nuk është thjesht një fushatë elektorale, është një ofertë e turpshme, një pjatë ushqimi sot, për katër vite skllavëri nesër. Një darkë me muzikë dhe premtime boshe, për të marrë firmën që i jep të drejtën të vazhdojnë rrënimin e vendit dhe shkatërrimin e shpresës së rinisë shqiptare.
Bëhuni më të ndërgjegjshëm, o njerëz! Refuzoni bukën e turpit! Mos lejoni që dinjiteti juaj të shitet për një thes miell, një copë mish, apo një gotë raki. Sepse ai që e shet votën sot, nuk shet vetëm veten, shet të ardhmen e fëmijëve të tij, shet Shqipërinë!
Partia që ju trajton si bark, dhe jo si qytetarë, nuk meriton votën tuaj. Politikanët që ju ofrojnë darka me paratë tuaja, nuk janë shërbëtorët tuaj, janë uzurpatorët e lirisë suaj.
Sot jeni të ftuar nëpër tryeza, nesër jeni të harruar në radhët e papunësisë, të spitaleve të rrënuara, të shkollave të braktisura dhe rrugëve pa shpresë.
Politika e darkave dhe dreka-ve është politika e një mafie që nuk kërkon t’ju japë të ardhme, por t’ju mbajë peng. Ata nuk duan qytetarë të lirë, ata duan njerëz që heshtin nga frika ose varfëria.
Jeni njerëz! Nuk jeni thjesht numra për t’u shfrytëzuar një herë në katër vjet. Meritoni të trajtoheni me dinjitet, me respekt, me mundësi për të ndërtuar një jetë të ndershme, pa varësi dhe pa frikë.
Prandaj, në 11 maj, mos pranoni asnjë “bujari” të rreme. Refuzoni ofertën e turpit. Votoni për dinjitetin tuaj. Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Sepse Shqipëria nuk shpëtohet me një darkë fushate, shpëtohet me zgjedhje të ndershme dhe të mençura.
Mos e shisni shpirtin për një copë bukë!