12.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

Endri Hasa: “Më 11 maj, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, në një mesazh të fundit drejtuar qytetarëve, thekson rëndësinë historike të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Hasës, ky moment është një mundësi reale për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë, përmes ndëshkimit të politikës së vjetër dhe zgjedhjes së një alternative të ndershme dhe europiane.

Në fokus të mesazhit të tij është krijimi i një shteti të drejtë, pa korrupsion, me një ekonomi të çliruar dhe me arsim e shëndetësi të standardeve të Bashkimit Europian. Ai bën thirrje për mbështetje të Koalicionit Euroatlantik dhe të kandidaturës së tij, duke theksuar besimin tek Shqipëria dhe tek mundësitë që vendi ka për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

> “Mirëmëngjes Në 11 Maj më shumë se kurrë vota juaj ka peshën për të ndryshuar gjithçka! Një shtet i drejtë, pa të korruptuar, me një ekonomi që çlirohet dhe një arsim dhe shëndetësi të standarteve europiane vjen duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik dhe duke ndëshkuar politikën e vjetër
> Beso te Shqipëria
> ✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
> ✅ Voto Endri Hasa”

Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…

Nga Lutfi Dervishi 

Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kishte marrë dhenë prej kohësh. Një parti që gjithmonë ka menduar thellë, shumë thellë… ndoshta më thellë se duhet.

Më 1992 ishte e vetmja  parti që shprehte rezerva për faktin që Shqipëria ishte vendi i parë i Lindjes që po nënshkruante marrëveshje me NATO-N.

Me 1995 kjo parti mendonte se “molla ende nuk ishte pjekur” për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Në 2006, kur Shqipëria firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, deputetët e saj i ranë bilbilave në Parlament.

Në 2009, NATO për ta nuk ishte Aleanca Atlantike, por thjesht “NATA”.

Në 2010, kjo parti ishte kundër liberalizimit të vizave. Pse? Sepse sipas tyre, 1 milion shqiptarë do të iknin menjëherë në Europë! Dhe pastaj, kush do votonte?

Në 2012, kjo parti nuk i votonte tre ligje që i duheshin Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për BE. Jo për inat të BE-së, por sepse kishin hallin e madh të “kryetarit të qarkut të Fierit”. Qarku, e dini vetë, është epiqendra e gjeopolitikës globale.

Shqipëria ka patur gjithmonë një parti që sa herë ka qenë në opozitë ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar !

Dhe pikërisht kjo parti na premton jo standarte, as vlera, as jetesë, as arsim, as shëndetësi, as paga e pensione si të BE, por vetëm pasaportë me 12 yje!

Fitim Zekthi: Papa Françesku dha një mësim të madh edhe për politikën dhe krizën e sotme

Nga Fitim Zekthi

Tërë bota e krishterë, por edhe shumë më tepër se sa ajo, përcolli Papa Françeskun për në botën tjetër.  Ai u shndërrua në një figurë shumë të dashur për njerëz të ndryshëm nga e tërë bota dhe nga të tëra besimet për të gjithë atë që solli në krye të Kishës Katolike dhe për të gjithë atë që ai vetë ishte. Koha në të cilën ai qëndroi në krye të Kishës Katolike ishte një prej kohëve më sfiduese për krishtërimin por edhe besimet e tjera në përgjithësi. Koha ishte sfiduese edhe për shkaqe që lidhen me krizat politike, gjeopolitike, ekonomike dhe sidomos kulturore.

Papa Françesku i cili u kthye tek Zoti të hënën e kaluar u përpoq në shumëçka të gjente më të mirën për kishën dhe njerëzit dhe në shumëçka arriti të bëjë ndryshime të rëndësishme. Mbi të gjitha, duke qenë se drejtoi në një kohë tmerrësisht sfiduese, ai vendosi një piketë shumë të lartë në lidhje me dhembshurinë dhe dashurinë për të dobëtin, për atë që vuan apo lëngon nga mjerimi dhe dhuna, që masakrohet nga bombardimi, që sakatohet nga shpërthimet apo raketat, apo mbytja në dete.  E keqja ka qenë përherë e pranishme në botë, në një masë të madhe. Këto kohë ajo duket më e përhapur me intensitet shumë të lartë dhe në forma nga më të ndryshmet. Lufta  barbare në Siri deri edhe në përdorim të gazit kimik, milionat e refugjatëve që kalojnë Mesdheun nga Afrika apo Turqia, mbytjet masive të fëmijëve, grave dhe të moshuarve, lufta në Ukrainë dhe krimet e atjeshme, lufta shkatërrimtare në Gaza me bombardime apokaliptike kundra një populli që privohet nga buka dhe  uji, paqëndrueshmëritë e mëdha politike dhe lindja e partive populiste me ngjyra radikale apo ekstremiste etj, ishin disa nga gjërat që ishin në zemër të shqetësimeve të papatit të Françeskut.

Ai i dha një mësim të madh botës por sidomos politikanëve që sillen si të djathtë dhe si besimtarë të devotshëm dhe që duan ta lidhin të qenit i djathtë dhe gjasmë besimtar i devotshëm me sovranizmin, me nacionalizmin dhe në një farë mënyre prodhojnë ksenofobi apo sjellje të tjera politike të udhëhequra nga fobira dhe emocione të tjera problematike. Papa Francesku ishte një mbrojtës i madh i emigrantëve, i atyre që kalojnë rreziqe të mëdha, male, lumenj apo dete. Një damar hibrid dhe i rrezikshëm që del nga e djathta ose thotë se është i djathtë duke përdorur besimin e krishtere thotë që duhet të jemi të dhembshur dhe të dashur në fillim me veten dhe familjen tonë, me vendin tonë dhe vetëm në fund mund të kemi dashuri për të tjerët. Në fillim të këtij viti zëvendëspresidenti amerikan J D Vance tha se “koncepti Kristian për dashurinë fillon me familjen, zgjerohet tek fqinjët dhe kombi dhe vetëm në fund ai arrin tek qeniet e tjera njerëzore. J D Vance iu referua asaj që njihet si “ordo amoris” dhe madje foli edhe si teolog kur tha që këtë gjë thotë edhe Gjoni 15: 12-13. Edhe Orban, Salvini apo Wilders kane po te njëjtin qëndrim. Papa reagoi ndaj kësaj. Ai kërkoi një kuptim të drejtë të ordo amoris të formuluar nga Shën Agustini. Papa me një gjest të mrekullueshëm i dërgoi një letër peshkopëve katolikë në SHBA ku u kërkoi që ta shihnin dashurinë kristiane, ta shihni ordo amoris, jo si “një zgjerim koncentrik të interesave që pak nga pak zgjerohet tek njerëzit apo grupet e tjera. Ordo amoris e vërtetë kuptohet duke parë dhe duke kuptuar, duke zbuluar dhe duke medituar mbi Samaritanin e mirë.” Papa vetë por edhe kardinali Parolin të cilin papa e dërgoi pak para se të ikte nga kjo botë në takim me Vance pikërisht për të shpjeguar këtë gjë kishte mendimin se “personi njerëzor nuk është thjesht një individ, relativisht i zgjerueshëm ndaj të tjerëve, që ka disa ndjenja bamirësie. Është shumë më tepër. Papa tha që individi njerëzor, ne konceptin kristian, duhet te jete një Samaritan i mirë.

Tek Samaritani i mirë, një ekspert i ligjit pyet Jezusin “çfarë duhet të bëjë që të arrijë jetën e përjetshme”? Jezusi e pyeti se çfarë thotë ligji? Eksperti i tha që ligji thotë “duaje Zoitin me gjithë zemër, shpirt dhe mendje dhe duaje fqinjin siç do veten. Jezusi i tha “saktë, bëj këtë dhe do të fitosh”. Eksperti e pyeti Jezusin dhe “cili është fqinji im?”, Jezusi iu përgjigj: “një njeri po shkonte për në Jeruzalem. Disa grabitës e rrahin keq, e vjedhin dhe e hedhin anash rrugës gati të vdekur. Kalon një prift, e sheh të plagosurin, shmanget, ikën. Kalon një levit (një punonjës i tempullit), e sheh të plagosurin, shmanget, ikën. Kalon një samaritan (banor i zakonshëm i Samarias, Bregut Perëndimor) e ngre, e mjekon me ç’të mundet, e ngushëllon dhe e dërgon në krahë në shtëpi… Cili mendon se është fqinji i njeriut të plagosur?” Samaritani, ai është fqinji tha Jezusi. Nuk është as prifti, as leviti.

Këtë gjë tha papa Françesku ne letrën për peshkopët si reagim ndaj qëndrimeve të këtyre soj politikanësh. Me këtë mesazh ai iu tha nacionalistëve dhe sovranistëve, kësaj kategorie të çuditshme politike që përzien gjëra të papërzishme, që duan të mbështeten për idetë e tyre tek mësimet e Krishtërimit, që duan të legjitimojnë mbytjet apo përzëniet e emigrantëve me “ordo amoris”, që duan të justifikojnë bombardimet e fëmijëve dhe të pafajshmëve me mësime nga krishtërimi se janë krejtësisht gabim. Papa Françesku ngaqë kishte këtë kuptim për “konceptin e krishterë mbi dashurinë, ngaqë kishte kuptimin që vjen nga Samaritani i mirë ishte një piketë shumë e lartë e botës. Zoti e pastë në mbrojtje dhe do Zoti vjen një papë po me këtë dashuri për të dobëtit, të dhunuarit, të bombarduarit, të dënuarit me uri, të skamurit etj./ Liberale.al

Kursku është në duart e Putin, Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe shprehu dyshime për gatishmërinë e kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fluturimit për në SHBA nga Roma, Trump shkroi në “Truth Social” se nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat civile, qytetet dhe fshatrat në Ukrainë ditët e fundit. “Më bën të mendoj: Ndoshta ai nuk dëshiron të përfundojë luftën fare, por thjesht po më pengon – dhe duhet të trajtohet ndryshe (…),” theksoi Trump.

Presidenti amerikan përmendi si shembull të ashtuquajturat sanksione dytësore, pra masa ndaj vendeve të treta, kompanive apo individëve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshironte të shkëputte më tej Rusinë nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Sakaq, Rusia vijon përparimet e tij në terren. Moska njoftoi se ka rifituar plotësisht kontrollin e rajonit të Kurskut, një pretendim i kontestuar menjëherë nga pala ukrainase. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov e bëri deklaratën në raportin e tij drejtuar Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se trupat ruse të premten “çliruan” vendbanimin e fundit nën kontrollin ukrainas në Kursk.

Në përgjigjen e tij ndaj raportit të ushtrisë të publikuar nga Kremlini, Putin tha se sulmet e Ukrainës në rajonin e Kurskut kanë dështuar plotësisht dhe humbjet e saj “me siguri do të reflektohen në të gjithë linjën e kontaktit luftarak“. Ai shtoi se disfata krijon kushte për veprime të mëtejshme të suksesshme ushtarake në fronte të tjera.

Reijnders: Milano kuqezi, dua ta mbyll me këtë fanellë! Europa detyrim për klubin, objektivi im është ylli i dytë…

Dy vjet më parë, Milani e bleu për 20 milionë euro të AZ Alkmar, ndërsa sot vlera e tij është trefishuar. Meritë e paraqitjeve, por sidomos e 15 golave sezonalë, që e bëjnë golashënuesin më të mirë ekipor. Në lidhje me rritjen e tij, Tizhani Reijnders ka folur në një intervistë ekskluzive për “La Gazzetta dello Sport”.

Si ka qenë ky sezon për ju?

Kam shënuar shumë, por, për fat të keq, jo gjithmonë Milani ka marrë maksimumin. Do të kisha këmbyer me shumë dëshirë golat e mi me disa pikë më tepër në renditje. Për momentin, po shijoj suksesin në derbi. Më në fund Milano është kuq e zi, sepse Interi nuk na ka mposhtur kurrë këtë sezon. Ne treguam se çfarë mund të bëjmë dhe i fundit ishte më i miri nga pesë derbet që luajtëm.

Në përballjet me Interin, kush ka më shumë merita?

Padyshim, trajneri Konseisao. Folëm për mundësinë e fitimit të dy trofeve dhe dolëm në fushë të vendosur për të arritur në finale. Moduli i ri përshtatet mirë me karakteristikat e skuadrës. Gjithmonë mund të përmirësohemi, por besoj se jemi në rrugën e duhur.

Çfarë mendoni për finalen e Kupës së Italisë?

Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, i cili ka zotërimin e topit si pikën më të fortë. Për më tepër, kanë cilësi në sulm, veçanërisht në korsi dhe do të jetë e vështirë. Krahasuar me ndeshjen që humbëm në kampionat, tani luajmë ndryshe dhe jam i bindur se do të bëjmë më mirë. Jemi të sigurt, sepse jemi Milani dhe kemi një ekip cilësor. Në Romë duhet të tregojmë se jemi skuadra më e mirë.

Keni folur për finalen me bashkatdhetarin tuaj Beukema?

Ndonjëherë flasim. Ndoshta do të flasim përsëri në ditët në vijim… E njoh mirë edhe Odgardin, i cili nuk është holandez, por e kam pasur shok skuadre te AZ. Fitimi i Superkupës ishte fantastik dhe ndjeva ndjenja të pabesueshme. Më bëri të doja të fitoja edhe trofe të tjerë. Të jesh në finalen e Kupës, është një mundësi e shkëlqyer dhe duhet të shkojmë në Romë me një qëllim: të sjellim në shtëpi Kupën.

Pse këto arritje në Superkupë e Kupë Italie dhe vendi i nëntë në Seria A?

Nuk ishim mjaftueshëm të qëndrueshëm në aspektin e performancës dhe lamë shumë pikë gjatë rrugës. Të mërkurën patëm një mundësi të shkëlqyer për të arritur në finale dhe për të vazhduar synimin për kualifikim në turnetë europianë. Fitimi i Kupës së Italisë mund të na lejojë të marrim pjesë në Ligën e Europës dhe duhet të përpiqemi ta fitojmë. Në fushë ishim të uritur si ujqër dhe gjithashtu treguam atë cilësi që nuk është parë gjithmonë gjatë sezonit.

Pse nuk është parë gjithmonë, sipas jush?

Nuk ka shpjegim, përveç faktit që nuk kemi qenë të qëndrueshëm. Një shembull i qartë është se fituam në “Bernabeu” dhe më pas barazuam me Kaljarin. Nëse do të luftosh për të fituar kampionatin, nuk mund ta pranosh një ulje-ngritje të tillë. Duhet të bëjmë shumë më mirë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Jam i bindur se do të përmirësohemi.

A flasim pak për të ardhmen, në lidhje me ëndrrat tuaja?

Fitimi i trofeve është synimi madhor. Këtë sezon mund të fitojmë dy, por në sezonet e ardhshme ëndrra ime më e madhe është të vendos yllin e dytë në fanellën e Milanit. Jam i dashuruar me këtë fanellë dhe është një nder ta vesh.

Dhe pas rinovimit, do ta vishni deri në vitin 2030?

Të jetosh në Itali dhe të luash për një klub si Milani, është ëndrra që kam pasur që kur isha fëmijë. Familja ime është e lumtur këtu dhe, kur më ofruan rinovimin, ishte një zgjedhje e lehtë. Gjithashtu, falënderoj klubin; drejtorët nxituan ta zgjasin marrëveshjen tonë.

Së fundmi, mund të na shpjegoni pse festoni me krahë hapur?

Është një imazh që më erdhi në mendje pak kohë më parë. Kur jam në shtëpi, shpesh bëj shaka dhe, nëse gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës sime, shpesh them: ‘C’est la vie’ (Kështu e ka jeta). Ai gjest me krahët e mi përmbledh moton time, por unë preferoj ta bëj në fushë pas një goli, sesa kur gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës sime.

Gjashtë përfitime të jashtëzakonshme në shëndet nga pirja e çajit jeshil

Përfitimet e çajit jeshil shkojnë përtej përmbajtjes së tij të lartë antioksidante. Ai mbështet shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, ndërsa ofron një alternativë më të butë dhe më të qëndrueshme ndaj kafesë, duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer për rutinën tuaj të përditshme.

Çaji jeshil ndihmon në luftimin e dëmtimit oksidativ

Një nga arsyet kryesore pse çaji jeshil konsiderohet kaq i dobishëm është përmbajtja e tij e lartë e flavonoideve. Flavonoidet janë komponime bimore që gjenden natyrshëm në fruta dhe perime të ndryshme. Ekzistojnë gjashtë lloje të ndryshme, të tilla si flavonolet dhe anthocyanins, por të gjitha ato kanë aktivitet të fortë antioksidues. Ato gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit qelizor dhe parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira që hasim çdo ditë.

Çaji jeshil rrit sistemin imunitar

Flavonoidet ndihmojnë sistemin imunitar duke reduktuar inflamacionin, por çaji jeshil është gjithashtu i pasur me epigallocatechin gallate (EGCG), një antioksidant që është treguar se rrit funksionin imunitar. Ai gjithashtu përmban aminoacidin L-theanine, i cili besohet se ndihmon në prodhimin e komponimeve që luftojnë mikrobet në qelizat T të sistemit tonë imunitar.

Çaji jeshil ndihmon shëndetin kardiovaskular

Ndër përfitimet e çajit jeshil janë shëndeti i trurit dhe zemrës. Antioksidantët në çajin jeshil mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke reduktuar inflamacionin. “Ka prova që 1-3 filxhanë në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru”, thotë Maz Packham, nutricionist dhe themelues i Nourishful Nutrition.

Çaji jeshil përmirëson humorin

L-theanina jo vetëm që ndihmon sistemin imunitar, por gjithashtu ka veti nootropike (përmirësuese të funksionit të trurit) dhe antidepresive. Redukton lodhjen mendore, stimulon trurin dhe rrit prodhimin e dopaminës. “Ai gjithashtu ndihmon me përqendrimin – veçanërisht kur kombinohet me kafeinë”, thotë Packham. “Së bashku, L-theanina dhe kafeina krijojnë një ndjenjë energjie të qetë, pasi një filxhan çaj jeshil përmban rreth 20-30 mg L-theanine. Hulumtimet tregojnë se 50 mg janë të mjaftueshme për të stimuluar prodhimin e valëve alfa në tru, të cilat shoqërohen me një gjendje vigjilence të qetë. Këtë mund ta arrini me rreth dy filxhanë.”

Çaji jeshil përmirëson përqendrimin

Studime të ndryshme tregojnë se çaji jeshil ul ankthin dhe rrit aftësitë njohëse. Kjo është për shkak të kombinimit të kafeinës, L-theaninës dhe polifenoleve, të cilat së bashku rrisin përqendrimin gjatë detyrave mendore të zgjatura.

Çaji jeshil mund të ndihmojë në humbjen e peshës

“Kur pini çaj jeshil, katekinat, veçanërisht EGCG,  dhe kafeina nxisin termogjenezën, e cila është prodhimi i nxehtësisë nga trupi përmes metabolizmit”, shpjegon Packham. Kjo është e dobishme nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, pasi sa më e madhe të jetë termogjeneza, aq më shumë kalori digjen. Megjithatë, për rezultate të dukshme ju duhet të pini mjaftueshëm çdo ditë, kështu që mund të preferoni një shtesë diete. Zakonisht i gjeni në produkte që synojnë të nxisin metabolizmin, si për shembull Artah’s Metabolic Fix .

Sa filxhanë çaj jeshil duhet të pi në ditë?

Nëse keni nevojë për ndihmë me përqendrimin, çaji jeshil është një alternativë e shkëlqyeshme për kafenë, ai ka mjaft kafeinë për t’ju dhënë një nxitje pa shqetësimet që shkakton kafeja shpesh. “Për përfitime njohëse, 1-2 filxhanë në ditë janë të mjaftueshme, ndërsa për përfitimet kardiovaskulare, hulumtimet sugjerojnë se 1-3 gota janë ideale”, thotë Packham.

Samuel Schubert: Shqiptarët të zgjedhin politikanë që mbrojnë interesin kombëtar

Samuel Schubert, një nga analistët më të mprehtë amerikanë mbi politikën ndërkombëtare, ka përcjellë një mesazh të qartë për votuesit shqiptarë në një intervistë të posaçme mbi marrëdhëniet transatlantike. Ai thekson rëndësinë e zgjedhjes së politikanëve që mbrojnë interesin kombëtar dhe vlerat e lirisë dhe demokracisë, duke theksuar se mbështetja amerikane nuk blihet me lobime të shtrenjta, por fitohet me integritet dhe parime të palëkundura.

Në këtë frymë, Schubert nxit shqiptarët të tregojnë kujdes ndaj premtimeve boshe dhe të votojnë për figura që përfaqësojnë dinjitetin dhe zhvillimin e vërtetë të vendit. Një mesazh i fortë dhe i sinqertë nga një patriot amerikan, që përforcon thirrjen: në 11 maj, votoni për të ardhmen tuaj, votoni Franc Shkëmbi – Voto numrin 4, Koalicioni Euroatlantik!

Xhulieta Kërtusha: Nuk është vetëm fushatë, është një lëvizje për një shoqëri më të drejtë

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Xhulieta Kërtusha, theksoi në një deklaratë të fundit se angazhimi i saj dhe i kolegëve nuk është thjesht një fushatë zgjedhore, por një lëvizje për një Shqipëri më të drejtë dhe më të barabartë.

“Është një lëvizje për të ndërtuar një shoqëri ku secili nga ne meriton më shumë,” u shpreh Kërtusha, duke bërë thirrje për mbështetje të Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo ftoi qytetarët të votojnë numrin 4 në fletën e votimit, duke besuar në një të ardhme më të mirë për vendin.

Postimi i plotë:

Nuk është vetëm një fushatë, por një lëvizje për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, ku secili nga ne meriton më shumë!

⭐ Voto numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

#Voto4 #KoalicioniEuroatlantik #BesoTeShqipëria #Zgjedhjet2025 #xhulietakertusha

Marinela Ziu: Biznesi shqiptar nën presion të jashtëzakonshëm, Koalicioni Euroatlantik ofron zgjidhje konkrete

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Korçë, Marinela Ziu, ka denoncuar presionin e madh që, sipas saj, po ushtrohet mbi biznesin nga ana e qeverisë, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore. Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh, Ziu u shpreh se situata është alarmante, ndërsa solli në vëmendje se rreth 70% e bizneseve raportojnë raste të kërkesave për ryshfet.

Si zgjidhje për këtë problem, Ziu solli propozimin e Koalicionit Euroatlantik për ngritjen e një Inspektorati të vetëm Kombëtar, i cili do të fokusohet vetëm në parandalimin e shkeljeve dhe do të mbulojë sigurinë ushqimore, shëndetësore dhe teknike, pa vendosur gjoba abuzive.

Ndër të tjera, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik theksoi nevojën për një reformë të thellë fiskale, duke paraqitur disa nga propozimet kryesore të programit ekonomik:

Vendosja e taksës së sheshtë 9% për të gjitha kategoritë;

Ulja e tatimit mbi të ardhurat nga 15% në 9%;

Ulja e tatimit mbi biznesin nga 15% në 9%;

Heqja e të gjitha taksave për bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë xhiro;

Ulja e detyrimeve vendore për biznesin e vogël në maksimum 1% të xhiros vjetore.

“Për ne, biznesi është aleat për zhvillimin e vendit. Korça dhe Shqipëria meritojnë më shumë,” tha Ziu, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik, më 11 maj.

Orjola Pampuri: Ish-të përndjekurit dhe pronarët janë shtylla morale e së djathtës shqiptare

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Orjola Pampuri, ka vënë theksin mbi rëndësinë që kanë shtresat e ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve për të djathtën shqiptare.

Në një deklaratë publike, Pampuri theksoi se këto dy kategori nuk janë vetëm baza tradicionale, por edhe shtylla morale dhe sociale mbi të cilën është ndërtuar e djathta në Shqipëri.

“Ish të përndjekurit dhe pronarët janë simboli i vlerave të lirisë, dinjitetit dhe respektit për pronën private, thelbi i së djathtës dhe rrugës sonë europiane,” u shpreh ajo.

Pampuri kritikoi ashpër mënyrën se si, gjatë këtyre 34 viteve tranzicion, ish të përndjekurit dhe pronarët janë lënë në harresë. “Në vend që të merrnin drejtësinë që meritojnë, u ballafaquan me një realitet ku funksionarët e regjimit të kaluar jo vetëm nuk u ndëshkuan, por edhe përfituan nga pushteti,” nënvizoi ajo.

Sipas Pampurit, pa kthimin e pronave tek pronarët e vërtetë dhe pa mbyllur kapitullin e pandëshkueshmërisë, Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit europian.

Ajo bëri thirrje për një fund të tranzicionit dhe për një rikthim të vlerave të vërteta: “Vetëm duke bërë drejtësi për të kaluarën mund të ndërtojmë një të ardhme europiane për Shqipërinë.”

Pampuri i ftoi qytetarët të besojnë tek ndryshimi dhe të votojnë Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 më 11 maj.

Postimi i plotë i Orjola Pampurit:

☑️Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.

☑️Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.

1. Ish të përndjekurit politikë:

• Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;

• Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.

• E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.

2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre:

• Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.

☑️Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.

➡️Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.

➡️Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.

➡️Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian.

Beso tek Shqiperia.

Voto 4️ Koalicioni Euroatlantik.

⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️