19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Akuzohet për abuzim me tenderat, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke kërkuar dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burg por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite te mos ushtroje asnjë funksion publik.

Ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik. Rubin Kola 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnjë funksion publik.

“Fjeta në një gropë me dëborë, me 3 palë xhupa”, alpinisti shqiptar rrëfen eksperiencën e tij në Antarktidë

Alpinisti Florin Sulo foli mëngjesin e sotëm për eksperiencën e tij në Antarktidë.

Ai tregoi në “Good Morning Albanians” se një natë kishin fjetur mes akullit e borës dhe pavarësisht sa e vështirë mund të duket kjo, Florini tha se veshja me shumë shtresa i ndihmoi.

“Fjetëm një natë në Antarktidë. Fjetëm në borë dhe në akull. Është pak e vështirë për të fjetur duke qenë se është 24 orë ditë, por fjetëm. Ishte ftohtë në fillim, por kishim veshur disa shtresë.

Kishim veshur 3 palë pantallona, streçe termike, 2 palë çorape, 2 palë dorashka dhe më pas ato sipër. Madje kur u zgjova kisha shumë vapë.”-tha Florin Sulo.

Qarku i Korçës përfshihet nga reshjet e dëborës, rekomandohen gomat dimërore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposjen e të gjithë segmentit.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut.

Artan Hoxha: Veliaj shtoi një kat dhe papafingo për veten te Kodra e Diellit gjatë fushatës. Si i bëri?

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gazetari Elton Qyno u “çmontua” pse nxorri disa letra të SPAK-ut, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës përdori sonte në një emision televiziv disa dokumente të SPAK-ut për ta sulmuar atë. Hoxha deklaroi se Veliaj shtoi gjatë fushatës elektorale dy kate në banesën e tij te Kodra e Diellit dhe shtruar edhe pyetjen se si i bëri?

“Atë kolegun tonë, Elton Qynon, pse ka nxjerrë ca letra të SPAK-ut, e çmontuan nuk i lanë gjë pa bërë, i çmontuan edhe makinën dhe i gjetën celularët te lokali ku pinte kafe. Ndërsa ky tjetri, Veliaj, që është funksionar i lartë, nxjerr dokumente të SPAK-ut. Nga i di ky bisedat e SKY? Ku i di ky qerrata kur SPAK-u po heton gazetarët. Unë kam dalë publikisht dhe kam thënë: po mo këtë platformë e përdor krimi i organizuar. E kam përdorur unë, por s’kam bërë trafik dhe tendera. Unë jam në rrugë me duar në xhepa dhe ky është problemi i kryetarit të bashkisë, ai te Kodra e Diellit. Bushati banon aty dhe unë kam qenë me qira dy vjet atje se më sollën aty për të më mbrojtur se ishte paguar nga burgu për të më vrarë dhe më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur, aty ku jetonte Veliaj.

Kur erdha unë atje te Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetëm një kat. Pyete një çikë Bushatin, sot ka tre kate. Si i ka bërë? Ishte një aktor sipër atij. Iku ai e mori Veliaj, u bë edhe papafingo dhe u bë gjatë fushatës elektorale. Vinte vinçi dhe bllokonte rrugën që të bëhej kati i tretë atje te “Globi”-tha Hoxha.

Si Tahiri, Dako dhe Ahmetaj/ Sali Berisha pranon burgun te Fevziu!

Historia përsëritet dhe pikërisht në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut. Njësoj siç ka ndodhur me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, Sali Berisha ka pranuar këtë mbrëmje se po shkon drejt burgut.

Berisha tha se partinë do e drejtonte “nga thellësitë e çdo qelie” dhe se do e çonte drejtë fitores. Ai theksoi se pavarësisht masave të sigurisë, do të vijonte të komunikonte me qyetarët.

“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelia. Unë do e drejtojë dhe o e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndrojë më i sigurt se kurrë. Shqipëria krahasohet me Rusiën e Putinit. Ky diskutim fsheh katastrofën që vjen për dhunimin e Kushtetutës. Do fillojnë protestat që nga dita e hënë dhe në vazhdim. Opozita është në mosbindje civile me deputetët, ju e pate në deklaratën ën këshillin e ministrave në BE ishte pika e parë dhe bllokimi që Rama i bëri hapjes së negociatave. Sot deputetët nuk pranoheshin të futeshin në parlament, kjo trajtohet vetëm me mosbindje civile. Në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kund në botë. Zgjatja e përjashtimit nga 10 ditë në 60 ditë dhe jo vetëm kaq, por ani nen thotë se deputeti nuk ka asnjë të drejtë për asnjë aktivitet si deputet. Kushtrim për opozitë për jetën ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri. Demokratët do i drejtojë Sali Berisha, do i drejtojë PD, do i drejtojë Këshilli Kombëtar, ajo është një parti në këmbë”- tha Berisha.

Shënim/ Berisha zbulon se me çfarë e joshi Gaz Bardhin!

Si për të vijuar një traditë të konsoliduar, tashmë, se të gjithë ata që priten të arrestohen, venë më parë për t’u rrëfyer të Fevziu, edhe Sali Berisha ndoqi këtë të enjte shembullin e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Arben Ahmetajt.

I ftuar në emisionin “OPINION”, Berisha lëshoi deklarata, pa marrë parasysh inflacionin e tyre, të lloji: Pas fitores së zgjdhjeve të 2025, ai do t’i ftonte shqiptarët në referendum për ta përzgjedhur si Kryeministër (kujtojmë këtu se të hënën, më 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit dhe për hapjen rrugë për dhënien nga gjykata të masës “arrest me burg”) apo të tipit se mes tij dhe Edi Ramës, shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë Sali Berishën (Imgjino që me këtë deklaratë edhe Flamur Noka do ketë qeshur, pavarësisht se në fshehtësi të plotë!).

Duke qenë se Sali Berisha nuk mban përgjegjësi për asgjë nga ato që thotë, sigurisht që këto dhe “perla” të tjera nuk është se i kanë bërë kujt përshtypje.

Një detaj mjaft interesant që kaloi pa u komentuar ishte deklarata e tij se me ndryshimet e reja statutore të “Rithemelimit”, Kryetari i Grupit Parlamentar është njëkohësisht edhe nënkryetar i Partisë.

Pra, me ndryshimet e reja statuore, Gazment Bardhi është emëruar nga Sali Berisha si nënkryetar i grupimit të “Rithemelimit”.

Nuk mund të kuptohet ndryshe akrobacia e Bardhit, që nga një dashnor i zjarrtë i SPAK-ut dhe i Reformës në Drejtësi, është shndërruar në një kamikaz mbrojtës të Sali Berishës, që sulmon mëngjes e mbrëmje SPAK-un dhe Gjykatën me gjuhën e Berishës.

Nëse Bardhi është joshur nga oferta për të qenë nënkryetar i Partisë së Argitës, po deputetët e tjerë që ndjekin Bardhin a janë në dijeni të këtij pazari?

Nëse për Bardhin mund të gjendet ndonjë cep në listën e Rithemelimit, po për deputetët që ndjekin Bardhin a do të ketë vend, duke qenë se vendet do të jenë shumë të pakta, ndërsa ambiciet dhe kërkesat shumë të mëdha?

Këto pyetje janë hipotetike se edhe vetë Bardhi nuk është se ka gjë të sigurt, sepse deri në vitin 2025, si po marrin punët, nuk do të ketë as Rithemelim as Parti të Berishës, ndërsa ajo që do ngeli nga “Foltorja” do jetë e ngjashme me partinë e Kujtim Gjuzit.

Kaos dhe flakadanë, Arjan Çani ‘ua plas në sy’ deputetëve të ‘Rithemelimit’: Jashtë Parlamentit nuk ka njerëz, po vetëflijoheni në Kuvend

Gazetari Arian Çani, ka komentuar tensionet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai theksoi se përveç revoltës së deputetëve nuk sheh asnjë revoltë tjetër, referuar faktit se qytetarët nuk po reagojnë.

“Opinioni publik nuk e ka në genet e veta ruajtjen me çdo sakrificë të demokracisë, të lirisë. Pyetja që unë shtrojë unë pse na duhet një parlament kur ka sherre. Pse jo një parlament kur çdo gjë shkon vaj. Përveç revoltës së deputetëve, unë nuk shoh ndonjë revoltë tjetër të grupeve të tjera të interesit. Fakti që u bë mbi një muaj që deputetët po vetëflijohen dhe jashtë Kuvendit nuk ka njerëz.  Pse duhet që deputetët të kenë nën kontroll njerëzit. Njerëzit janë të lirë”-tha ai.

Inceneratori i Tiranës/ Zogaj: Ky është një hetim që do të thellohet, do të shkojë aty ku është fillesa

SPAK iu deshën thuajse tre vite hetime për të firmosur 15 masa sigurisë në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, ku në mesin e arrestuarve janë zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës, si dhe ata që firmosën koncesionin më vlerë 128 milionë euro.

Lidhur me këtë hetim, analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Pa ekspozuarit”, tha se sipas informacioneve, ky është një hetim që do të thellohet, dhe se nuk ndalet pa shkuar aty ku është fillesa.

“Unë shoh shpresë te SPAK për këtë hetim, në rastin konkret, që lidhet me inceneratorin e Tiranës, që nuk eksizton.

Me ketë hetim që ka nisur për këtë incenerator, ka rënë edhe avokatia që Erion Veliaj i ka bërë kësaj çështje, këtu fle ‘lepuri i madh’.

Ka një vit që kemi parë një apologji sikur ky i ashtuquajturi incenerator i Tiranës nuk ka probleme. Opinioni është bombarduar me PR se Tirana është më e pastër dhe me hetimin që ka nisur për të ashtuquajturin incenerator ka rënë edhe avokatia që Erion Veliaj i ka bërë kësaj çështjeje. Ne shikojmë se këtu fle lepuri i madh, jo vetëm shuma 400 milionë euro, edhe numri i zyrtarëve të akuzuar dhe në këtë “tren” është kupola e inceneratorëve dhe të bashkisë së Tiranës.

Këtu duhet të dallojmë standardin e dyfishtë të medias dhe të SPAK-ut. Shumica e mediave në Shqipëri kanë ortakëri me institucionet që kanë para, janë më afër bashkisë se sa qeverisë dhe e kanë lënë si lajm të dorës së dytë këtë çështje.

Unë kam informacione që ky është hetim që do të thellohet, nuk ndalet pa shku aty ku është fillesa.”

Komplotoi kundër Bashës duke stisur “dosjen ruse”, dënohet me 4 vite burg Charles Mcgonigal

Një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë me një oligark rus. Charles McGonigal, një ish-drejtues i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u deklarua fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij. Avokatët e McGonigal nuk kishin kërkuar burgim, por gjykatësja u shpreh ashpër ndaj ish-drejtorit të FBI-së.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi” – i tha McGonigal gjykatësit përpara shqiptimit të dënimit.

Gjykatësja Jennifer Rearden bëri vlerësime për “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaska, të cilin SHBA e sanksionoi për mundësimin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

“Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione” – tha Rearden përpara se të vendoste dënimin me 50 muaj. Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me 5 vjet burg pasi e akuzuan atë për abuzim duke punuar fshehurazi me Deripaskën.

McGonigal iu tha të dorëzohej tek autoritetet më 26 shkurt për të nisur dënimin e tij me burg. McGonigal ka edhe një proces tjetër në Uashington për lidhjet e lij me Shqipërinë dhe për marrjen e mijëra dollarëve të cilat nuk i deklaroi.

Sherr aleatësh për kryeministrin, Daçiç kërkon postin e kreut të qeverisë

Posti i kryeministrit të ardhshëm të Serbisë ka futur në sherr para zgjedhjeve dy partitë që qeverisin Serbinë. Ivica Daçiç, aleat historik i presidentit Vuçiç kërkon që në qeverinë e ardhshme partia e tij të ketë më shumë pushtet.

Ministri i Jashtëm dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se kandidatura e tij për kryeministër mund të diskutohet seriozisht vetëm pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Sipas tij, do të ishte në interesin më të mirë të Serbisë që ai të jetë kreu i qeverisë dhe Vuçiç president i Serbisë.

Daçiç, i cili është bartës i listës zgjedhore “Ivica Daçiç – Kryeministër i Serbisë”, në një intervistë për agjencinë Beta ka thënë se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga partia apo koalicioni që do të fitojë më së shumti vota nga qytetarët në vitin e ardhshëm zgjedhjet.

Daçiç shtoi se qëllimi i SPS-së është që të ketë një shumicë parlamentare dhe komisionere së bashku me SNS-në dhe Vuçiçin.

I pyetur se sa realiste janë pritshmëritë e Aleksandar Vuçiqit se SNS nuk do të ketë nevojë për mbështetjen e SPS për të formuar një qeveri, Daçiq tha se secila parti vendos qëllimet e veta politike.

Ndërkohë ambicia e ministrit Daçiç për të marrë drejtimin e qeverisë nuk është pritur mirë nga Partia Progresiste që qeverisë vendin me Aleksandar Vuçiç. Zyrtarë të kësaj qeverie e kanë cilësuar të tepërt ambicien e minsitrit të jashtëm dhe si një strategji që po demon fushatën elektorale të koalicionit qeverisës. Një anëtar i Partisë së Daçiç fyeu publikisht presidentin Vuçiç një javë më parë dhe ky incident krijoi tensione të forta mes dy aleatëve. Ivica Daçiç u detyrua të shkarkoi funksionarin e partisë së tij dhe të kërkoi disa herë falje ndaj Presidentit, por nuk hoqi dorë nga kandidimi për kryeministër.