23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Ndryshimet klimatike ndikojnë në prodhimin e agrumeve shqiptare

Qarku i Vlorës në Shqipëri prodhon rreth 65 % të agrumeve shqiptare. Kushtet klimaterike kanë ndikuar këtë vit që prodhimi të vijë me vonesë ndërsa fermerët po gjejnë mjaft vështirësi në shitjen e mandarinës. Mosmbështetja e fermerëve nga shteti me grande bujqësore po ndikon që të bier interesi i tyre për të mbjellë sipërfaqe të reja.

Fushat dhe kodrat e buta të Vrinës, Mursisë dhe Konispolit në skajin më jugor të Shqiëprisë gjelbërojnë nga sipërfaqet me agrume ku ka nisur vjelja e prodhimit të sivjetshëm.

Kultivimi i portokalleve dhe mandarinave është rritur vit pas viti duke e kthyer Qarkun e Vlorës në prodhuesin më të madh të agrumeve në Shqipëri me rreth 65 % të sipërfaqeve të mbjella.

Në Mursi, fshati që nisi disa vite më parë historinë e kultivimit dhe që tani quhet toka e agrumeve, Athina Pando, administratore e njësisë thotë se këtë vit prodhimi ka ardhur me vonesë për shkak të kushteve klimaterike.

“Sezoni i agrumeve këtë vit për shkak të kushteve klimaterike na erdhi me vonesë mbi 20 ditë. Krahasuar me vitet e shkuara në këtë kohë pjesa e kultivuar në zonën e malit kishte kaluar mbi gjysmën e prodhimit në shitje, ndërsa këtë vit nuk ka filluar ende. Mbi 70% e popullsisë këtu merren me agrume me kultivimin e mandarinave dhe portokalleve.”

Edhe Ariol Shero, administrator i kompanisë Agro Konispoli thotë se ky vit ka qenë një vit i vështirë për shkak të ndikimit të klimës.

Ky është një vit shumë i vështirë për shkak edhe të thatësirës që ka bërë në muajt shtator dhe tetor dhe kohës shumë të ngrohtë e cila nuk përkon me sezonin e mandarinës .I ka lënë shumë mbrapa në pjekje kokrat dhe tani presim të fillojmë sezonin.

Shumë fermerë e shesin prodhimin drejtpërdrejtë nga ara tek tregtarët dhe megjithë rritjen e kapacitetit të grumbullimit magazinimi dhe marketingu nuk është zgjidhur plotësisht, thotë zonja Pando.

Marketingu dhe grumbullimi në magazina i prodhimit është një nga problemet kryesore që të mos bëhen këto shitjet e prodhimit në mënyrë spontane, si në treg themi ne, nga ara direkt tek tregëtari”.

Ndërsa Arioli, kompania e të cilit, e krijuar 6 vite më parë, thotë se ky vit ka kërkesë , por ata ende nuk janë gati sepse prodhimi nuk ka arritur në ciklin e pjekjes.

“100 % e prodhimit që unë kam dhe asaj që mbledh edhe nga fermerët është vetëm për eksport. Kryesisht në vendet e Bashkimit Europian dhe së fundi kemi nënshkuar edhe një kontratë me Lidl market dhe po furnizojmë dhe ata. Nuk mund ta plotësojmë momentalisht kërkesën e tregut sepse tregu i kërkon të plota, të kuqe dhe momentalisht mandarina nuk ka arritur në fazën kulmore të pjekjes së saj.”

Administratorja e njësisë së Mursisë rendit tek vështirësitë problemin e cmimit të produktit i cili konkurohet nga Greqia fqinje ku fermerët rimbursohen dhe e ulin cmimn e mandarinës duke vështirësuar depërtimin në tregje të mandarinës shqiptare.

Shkaku kryesor për uljen e cmimit të produktit tonë është fqinji jonë, Greqia. Ata e ulin cmimin sepse sumbvencionohen, kurse tek ne sumbvencionimi tek bujku është zero.

Ndërsa fermerët e kësaj zone e nisën me shumë optimizëm kultivimin e agrumeve duke rritur vit pas viti sipërfaqet e mbjella optimizmi tani ka filluar të bier. Administratorja Pando thotë se ata nuk dëmshpërblehen për dëmet që u sjell natyra dhe nuk mbështeten me subvencione.

“Erdhën shumë te entuziazmuar ,shumë të rinj, shumë familje nga jashtë. Por duke parë që nuk kishte mbështetje nga shteti interesimi ka rënë. Pësojmë dëme atmosferike, përshembull 40 fermerë u dëmtuan nga breshëri kwtw vit dhe nuk u mor asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre. Cfarë të bëjnë ata, e lënë aktivitetin dhe ikin në emigracion.”

Ndërsa Arioli është edhe më kritik kur flet për mosmbështetjen e fermëreve që kultivojnë agrume

“Të vetmet gjëra që nuk mungojnë në këtë zonë janë punëtorët e palodhur dhe sfidat që kemi me shtetin shqiptar. Në zonën e Konispolit mungon pothuajse cdo gjë që është në shërbim të fermerit. Mungojnë sumbvencionet, mungon energjia eletkrike, mungojnë kanalet kulluese, mungon energjia elektrike, mungojnë rrugët e fushave, mungojnë shumë gjëra për ne.”

Sipas statistikave zyrtare prodhimi i agrumeve vitin e shkuar ishte në Shqipëri rreth 55 mijë tonë, ku niveli më i lartë i prodhimit është shënuar në Qarkun e Vlorës me 35.800 tonë.

Ndërsa në vitin 2021 u prodhuan mbi 50 mijë tonë agrume.

Sipas Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria vijon të jetë një nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në Europë.

PESHËNGRITJE/ Calja rikthehet te medaljet në Çmimin e Madh të Katarit, Qerimaj bën më mirë në dygarësh

Shqipëria e peshëngritjes ka mbyllur me një medalje të bronztë pjesëmarrjen e saj në Çmimin e Madh të Katarit, medalje që mban firmën e Briken Caljes. Ndërkohë kampioni tjetër i shtangës kuqezi, Erkand Qerimaj, ka shënuar rezultat më të lartë në dygarësh, duke u klasifikuar i katërti. Çmimi i Madh i Dohas është gjithashtu edhe kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që e bën edhe më të rëndësishëm këtë aktivitet.

Por të dy shtangistët shqiptarë konkurruan në peshën 81 kg, e cila nuk është një peshë olimpike. Kujtojmë se Shqipëria e shtangës, si asnjëherë gjatë këtyre dekadave të fundit, aktualisht nuk ka asnjë sportist brenda normës olimpike, ndërsa shpreson që të sigurojë bileta për në Paris gjatë dy eventeve të radhës.

GARAT – Duke u rikthyer te gara e “Grand Prix 2” e zhvilluar të shtunën në Doha, Calja dhe Qerimaj konkurruan në Baterinë A të peshave 81 kg. Në stilin e shkëputjes, Briken Calja shkëlqeu, duke kaluar me sukses provën me 155 kg. Shtërmenasi ngriti fillimisht 142 në provën e parë, ndërsa në të dytën 155 kg, duke siguruar medaljen e bronzit, ndërkohë që nuk i fut për provën e tretë. Një rezultat i rëndësishëm për Caljen, i cili rikthehet te medaljet në evente prestigjioze ndërkombëtare pas rreth 2 vitesh.

Ndërkohë Erkand Qerimaj, nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, për të kaluar me sukses provën e dytë me 153 kg. Shkodrani provoi në tentativën e tretë me 156 kg, por nuk e kaloi, duke e mbyllur kështu shkëputjen në vend të katërt me 153 kg. Më tej ishte radha e stilit të shtytjes, aty ku Qerimaj e filloi me këmbë të mbarë, duke ngritur 183 kg, por më pas nuk i kaloi dy provat e tjera me 188 kg, duke e mbyllur kështu shtytjen me 183 kg, për të siguruar një tjetër vend të katërt, ashtu sikurse edhe në dygarësh me 336 kg.

Për Briken Caljen stili i shtytjes ishte një dështim në të tria provat, fillimisht me 186 kg dhe më pas dy herë me 187 kg, duke mos u klasifikuar në dygarësh. Çmimi i Madh i Dohas ishte edhe eventi i fundit i peshëngritjes për këtë vit, ndërsa viti 2024 do të nisë me aktivitete tepër të rëndësishme, siç është Europiani që do të mbahet në Bullgari në shkurt, për të vijuar në fund të marsit me Botërorin e Tajlandës, që është edhe evenimenti i fundit kualifikues për olimpiadën.

Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë nuk blejmë dot asgjë

Bonusi i fundvitit, nuk i ka kënaqur pensionistët, në Sarandë.

Ata shprehen se çmimet e qytetit bregdetar 5000 nuk mjaftojnë, dhe së paku bonusi duhet të ishte të paktën  10 mijë lekë të reja.

“Më atë 50 mijë lekshin, unë si pensionist , jo unë po të tërë nuk jemi të kënaqur, për arsye se me këto çmime , që janë sot në treg ajo 50 mijë lekshin qe 5 me hiç, fare.

Nuk mundem ta bëj unë festën me ato para me atë 50 mijë lekshin, nuk mundet jo unë po të tërë. ”

“Ehh të paktën ta kishte dyfishuar po ta kishte bërë 100 mundet të kishte njëfarë kënaqësie diçka do bënim për Vitin e Ri.”

“Ta kishte bërë 100 të paktën , ta kishte rrumbullakosur me dy zero.”

Një pjesë e mirë e të moshuarve e kanë tërhequr bonusin, për medikamente të nevojshme, apo detyrime financiare të përmuajshme, ndërsa të tjerë i kanë blerë që tani produkte ushqimore për tryezën e fundivitit.

” Prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër bën 15 mijë lekë.

Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët ato ikën u prishen, ca ishin 50 mijë lek dira në xhep gjithë ditën qytetari ku do ven?”

“Po bonusi i fund vitit ?

Nuk bën dot asnjë  gjë, çfarë do bësh do paguash ujin, do paguash dritat, do blesh mish me 15 mijë lekë kg, do blesh djathë çfarë do blesh, po ne e kemi tërhequr por festat e fundivitit do ti kalojmë me mundësitë tona që kemi.”

“E tërhoqëm kemi blerë arra dhe sheqerin se e kemi për tradite të bëjmë bakllava, dhe do ta festojmë me rrogën, është dite e shënuar kjo festë e vitit te ri, atë e kemi tradicionale.”

Saranda këtë vit  është pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po i gëzohen festave.

Pasojat e Covid-19 ndjehen ende te persona që e kanë kaluar në gjendje të rëndë

Edhe pse kanë kaluar gati tre vite nga pandemia e Covid-19, disa vuajnë ende pasojat edhe pse post Covid u tha që ndihet deri tre muaj pas kalimit të sëmundjes.

Mjekët shpjegojnë se virusi i Covid 19 ka prekur sisteme të rëndësishme në organizëm, siç janë artikulacionet e të tjera, të cilat kërkojnë kohë të gjatë rikuperimi.

“Përkufizimi thotë 3 muaj pas kalimit të Covidit, por në praktikën e përditshme po e shohim edhe muaj pas kalimit të Covidit, prekje të sistemit nervor, të dëgjimit, të nuhatjes. Ka plot që ende nuk i është rikthyer shija dhe nuhatja. Ka ndryshime në zë, çrregullime në metabolizëm, aparatit urinar, tregojnë për pasojat e virusit“, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste.

Ka shumë njerëz të cilët patën prekje të mushkërive nga virusi i Covid-19, pasojat e të cilit po u reflektohen edhe sot me frymëmarrje të vështirësuar gjatë aktivitetit në punë.

Ndërkohë që virusi i Covid-19 ka përshpejtuar në kohë shumë sëmundje të cilat do t’i preknin njerëzit por në një moshë më të madhe.

Sot e gjithë bota po përballet me më pak njerëz efektiv në punë për shkak të pasojave të Covid. Në Shqipëri nuk ka matje të fenomenit por një tregues janë raportet e shpeshta mjekësore të punonjësve.

Si po i zbraz qytetet shkurtimi i institucioneve në rrethe

Ekspertët ngrenë shqetësimin se zbatimi i disa reformave për shkurtimin e institucioneve në rrethe po kufizojnë dhe largojnë shërbimet nga qytetarët. Shkrirja e institucioneve tradicionale në rrethe, si Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apeleve nga harta e re gjyqësore, shkrirja e 373 komunave nga reforma territoriale dhe 12 drejtorive rajonale arsimore, sipas tyre, po ndikojnë në boshatisjen e qyteteve, me largime në emigracion dhe drejt Tiranës. Efektet te treguesit demografikë vlerësohen të pariparueshme…

 

Dorina Azo

Përparim Caca, me profesion avokat nga qyteti i Kavajës, prej disa muajsh së bashku me familjen është zhvendosur për të jetuar në qytetin e Durrësit.

Shkak i largimit nga qyteti i lindjes është shkrirja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë, që më pas iu bashkua asaj të Durrësit, që prej 1 shkurtit 2023 me hyrjen në fuqi të hartës së re gjyqësore.

Z. Caca pohon se largësia fizike e gjykatave, me hartën e re gjyqësore, jo vetëm ka shtuar shpenzimet për avokatët, por nuk ka arritur të përmbushë qëllimin kryesor të saj, për uljen e stokut të dosjeve të pashqyrtuara. “Largësia e madhe për të shkuar në gjykatë ka paralizuar shumë individë, veçanërisht kategorinë e pensionistëve, për të pasur akses në sistemin e drejtësisë”, – thotë ai.

Madje, në disa raste, siç thotë avokati Caca, pensionistët humbin jetën pa u marrë vendimi gjyqësor.

“Harta e re gjyqësore nuk e ka zgjidhur problematikën për dhënie sa më të shpejtë të gjykimit të dosjeve. Në Shkallën e Parë të Gjykatës Administrative, hapja e seancës së parë të gjykimit bëhet 7 deri në 8 muaj pas depozitimit të kërkesës.

Në disa raste, pensionistët largohen nga jeta para marrjes së vendimit. I tillë është rasti i një shtetasi nga zonat rurale të Kavajës, Razi Kalliçi, ish-pensionist, i cili u largua nga jeta pa u marrë vendimi për çështjen me subjekt ‘pavërtetësi fletë regjistri’ për librezën e punës.

Gjykimi i çështjes zgjati një vit, ndërsa në Gjykatën e Apelit kërkohet ankimimi, pas vdekjes së kërkuesit. Kjo është absurde”, thotë ai.

Avokat Klodian Gjermeni gjithashtu konstaton se edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, një seancë gjyqësore zhvillohet çdo 5 ose 6 muaj dhe gjyqtaret kanë kohë të pamjaftueshme, për shkak të ngarkesës, për arsyetimet e vendimeve.

Sipas tij, kjo ngarkesë ka ardhur jo vetëm për shkak të reformës në drejtësi, por edhe të reformës së hartës së re gjyqësore.

“Me centralizimin e Gjykatave të Apelit, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, situata u përkeqësua në gjykimin e çështjeve, pasi gjyqtarët e Gjykatave të Apeleve nëpër rrethe (Korça, Vlora, Shkodra, Gjirokastra), ku po gjykoheshin çështjet gjyqësore të viteve 2020, aktualisht po shqyrtojnë për gjykim çështje gjyqësore të vitit 2017.

Edhe Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë aktualisht është duke gjykuar çështje administrative të vitit 2017.

Pra, natyrshëm dalim në përfundimin se reforma, jo vetëm që ka rritur numrin e stokut të dosjeve, por ka rritur edhe afatet për shqyrtimin, vendimmarrjen dhe arsyetimin (zbardhjen) e këtyre vendimeve brenda afateve ligjore”, thekson juristi Gjermeni.

Vendimi për reduktimin e numrit të gjykatave u miratua më 10 qershor 2022 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më tej, edhe pas kundërshtive të forta nga avokatët, të shoqëruara me protesta dhe bojkot seancash u miratua nga Këshilli i Ministrave më 21 korrik 2022.

Për avokatët, riorganizimi i gjykatave u nxit nga numri i lartë i vendeve të lira në pushtetin gjyqësor, si pasojë e procesit të vetingut.

Por shkurtimi i numrit të gjykatave, siç do të pohonte më herët drejtuesi i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, do të shtonte kostot e qytetarëve për të ndjekur çështjet gjyqësore, do të rriste rrezikun ndaj qytetarëve për të pasur akses në sistemin e drejtësisë dhe nga ana tjetër, do të dëmtonte profesionin e avokatit.

Por për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Shoqatën e Gjyqtarëve, kjo reformë ishte e domosdoshme, pasi fragmentimi i mëparshëm i sistemit gjyqësor po krijonte pabarazi te ngarkesa e punës së gjyqtarëve, ku në shumë raste ishte e nevojshme të delegoheshin gjykatës nga njëra gjykatë në tjetrën, duke rritur jo vetëm kostot financiare të gjyqësorit, por duke nxitur edhe zvarritjen e proceseve.

Në raportin e KLGJ-së, të publikuar para miratimit të reformës, theksohej se rishpërndarja e gjykatave ka objektiv kryesor uljen e kostove dhe përshpejtimin e shqyrtimit të dosjeve.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka vlerësuar vendimin antikushtetues dhe ka kërkuar shfuqizimin në Gjykatën Kushtetuese. Shqyrtimi i kërkesës tashmë ka nisur në Gjykatën Kushtetuese.

Struktura e re për funksionimin e sistemit gjyqësor nisi nga 1 Shkurti 2023, fillimisht me funksionimin e një gjykate të vetme të Apelit në Tiranë, pas shkrirjes që iu bë 6 gjykatave të Apeleve në rrethe. Në këtë mënyrë, u shkrinë Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër, duke sjellë si pasojë, transferimin e të gjitha dosjeve në Tiranë.

Ndërsa nga 1 maji 2023, nisi riorganizimi i Gjykatave të Shkallës së Parë, nga 22, numri i tyre u shkurtua në 10. Në Tiranë, u bashkuan Gjykatat e Shkallës së Parë të Beratit, Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Dibrës dhe Matit.

Gjykata e Durrësit u bashkua me gjykatat e Kavajës dhe Krujës, ajo e Fierit u bashkua me Gjykatën e Lushnjës, Gjykata e Gjirokastrës u bashkua me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit, Gjykata e Kukësit me Gjykatën e Tropojës, ajo e Korçës me Gjykatën e Pogradecit, Gjykata e Lezhës u bashkua me Gjykatën e Kurbinit dhe ajo e Shkodrës me Gjykatën e Pukës. Nga 1 Korriku 2023 u mbajtën vetëm dy Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, në rang vendi, një në Tiranë dhe një në Lushnjë, duke u shkrirë gjykatat administrative të rretheve.

Avokati Caca ngre shqetësimin se harta e re gjyqësore i ka shkurajuar individët t’i drejtohen sistemit të drejtësisë. “Qytetarë të shumtë po i anashkalojnë institucionet për zgjidhjen e problemeve, madje duke shkuar drejt vetëgjyqësisë”, thekson z. Caca.

Në anën tjetër, reforma ka përcaktuar se institucionet e mëparshme gjyqësore në rrethe do të funksionojnë si zyra administrative për ofrim shërbimi të protokollit apo arkivës për qytetarët. Por avokati Përparim Caca thotë se aktiviteti i tyre nuk është eficient dhe po rrit koston për qytetarët.

“Nëse një qytetari nga Kavaja i nevojitet një vërtetim për dokumentacion në Gjykatën e Durrësit, duhet të aplikojë pranë zyrave të Gjykatës së Kavajës. Marrja e kohës të paktën prej dy javësh për vërtetimin i detyron shumë qytetarë të marrin taksi të shkojnë në Durrës dhe ta tërheqin vetë vërtetimin.

Ndërsa kostot për mbajtjen e këtyre strukturave nuk janë ulur. Në shumë raste, po shërbejnë për punësimin e militantëve”.

Si harta e re gjyqësore, paralelisht edhe zbatimi i reformës territoriale, sipas juristit Përparim Caca, e kanë zbrazur qytetin e Kavajës.

“Në këtë qytet nuk ka më gjykatë, nuk ka zyrë tatim-taksash, as drejtori arsimore. Spitali i qytetit ofron vetëm shërbime ambulatore. Në rast urgjencash kirurgjikale, qytetarët duhet të shkojnë në Durrës apo Tiranë. Si reforma gjyqësore, edhe ajo territoriale, kanë boshatisur Kavajën dhe rrethet e tjera.

Qytetet kanë mbetur të shkreta. Për pasojë është rritur hemorragjia e largimit të njerëzve në emigracion. P.sh. në Kavajë, njerëzit më së shumti po largohen drejt Italisë, duke iu bashkuar familjarëve të tjerë”.

Avokati Klodian Gjermeni e konsideron reformën për shkurtimin e gjykatave një ndër faktorët që po nxit largimet në emigracion, pasi mosdhënia në kohë e drejtësisë prek jo vetëm cilësinë e jetës së një individi, por përkeqëson edhe situatën e tij sociale dhe ekonomike.

“Duke marrë parasysh postulatin ‘drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar’, qartë kuptojmë se mosdhënia e drejtësisë në kohë reale dhe mungesa e aksesit në drejtësi për shkak të distancës dhe kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, përkeqëson kushtet sociale dhe ekonomike në të cilin jeton individi, por në të njëjtën kohë vret edhe shpresën e shtetasit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe për familjen e tij”, nënvizon ai.

 

Shkretimi i qyteteve të vogla
“Në këtë qytet nuk ka më gjykatë, nuk ka zyrë tatim-taksash, as drejtori arsimore. Spitali i qytetit ofron vetëm shërbime ambulatore. Në rast urgjencash kirurgjikale, qytetarët duhet të shkojnë në Durrës apo Tiranë. Si reforma gjyqësore, edhe ajo territoriale, kanë boshatisur Kavajën dhe rrethet e tjera. Qytetet kanë mbetur të shkreta. Për pasojë është rritur hemorragjia e largimit të njerëzve në emigracion. P.sh. në Kavajë, njerëzit më së shumti po largohen drejt Italisë, duke iu bashkuar familjarëve të tjerë”.

 

Reforma për hartën territoriale ka kufizuar shërbimet në rrethe

Sipas ekspertëve, nuk është vetëm reforma për rishpërndarjen e gjykatave që po shkakton kufizim shërbimesh në rrethe me efekte te treguesit demografikë. Të njëjtin ndikim ka edhe reforma territoriale e miratuar në vitin 2014, e shoqëruar me reduktimin e 373 njësive vendore (duke përfshirë 308 komuna dhe 65 bashki), në vetëm 61 bashki dhe la të paprekur numrin e 12 qarqeve.

Për Agron Haxhimalin, drejtor ekzekutiv të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, njëkohësisht edhe ekspert i çështjeve vendore, kjo reformë me gjithë përpjekjet dhe sforcimet e mëdha, kufizoi shërbimet ndaj qytetarëve, si në sasi dhe cilësi, madje ndikoi edhe tek efektiviteti i demokracisë dhe përfaqësimit lokal.

“Sot te 61 bashkitë, kryesisht në bashkitë tejet të zmadhuara, por jo vetëm, ka një nivel jo të kënaqshëm të përfaqësimit. Shërbimet e realizuara janë me ndjeshmëri të ulët. Vihet re pabarazi në shpërndarjen e shërbimeve midis zonave urbane dhe rurale. Zonat rurale nuk po marrin ende vëmendjen e duhur dhe të kërkuar nga shërbimet qendrore dhe bashkiake. Ky fakt theksohet edhe në raportin e Bankës Botërore për vitin 2022”.

Sipas z. Haxhimali, kjo ka ardhur nga pamjaftueshmëria e burimeve financiare e bashkive/qarqeve dhe kapacitetet administrative për të ushtruar me efektivitet kompetencat e tyre më të mëdha në politikëbërje. Ai vlerëson se autonomia fiskale e bashkive mbetet në rrezik, pasi pjesa më e madhe e buxhetit të tyre varet nga transfertat kombëtare dhe ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel lokal mbetet i kufizuar.

“Situata financiare e bashkive është bërë gjithnjë e më e ndërlikuar nga goditjet ekonomike, me tkurrje të mëtejshme të burimeve të veta në dispozicion të bashkive. Këto konstatime janë të vërejtura edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2022”.

Për drejtorin ekzekutiv të Institutit të Bashkive, z. Haxhimali, kufizimi i shërbimeve të ofruara nga njësitë e qeverisjes vendore po ndikon edhe në lëvizjet demografike. “Është i dukshëm fakti se shumë qytetarë po largohen masivisht, si drejt Tiranës edhe drejt vendeve të zhvilluara.

Pra, përpos aspektit të problemeve mjedisore, ajo që tundon shumë grupe qytetarësh të largohen nga zonat dhe vendi tyre është se strukturat administrative me këtë organizim nuk garantojnë siguri dhe perspektivë për të ardhmen”.

Qasja ndaj efekteve të reformës territoriale është ndryshe për eksperten Merita Toska nga Co-PLAN. Sipas saj, reforma territoriale nuk solli kufizim të shërbimeve në rrethe dhe përqendrimin e tyre drejt Tiranës.

“Përkundrazi, pas Reformës Administrative Territoriale (RAT), bashkitë janë njëlloj përgjegjëse për shërbimet publike vendore. Të gjitha bashkitë në vend, pavarësisht përmasës së tyre, duhet të ofrojnë të njëjtat shërbime për komunitetin.

A i ofrojnë ato apo a kanë mundësi për t’i ofruar, ky është diskutim tjetër. Sigurisht, në Bashkinë e Tiranës, ofrimi i shërbimeve është në një nivel disi më të mirë sikundër është në bashkitë Korçë, Shkodër etj. Problematikë mbeten bashkitë e vogla, të cilat me buxhetet që kanë në dispozicion, nuk arrijnë të ofrojnë gamën e shërbimeve të parashikuara në ligj”.

Znj. Toska vlerëson se, pavarësisht se riorganizimi i pushtetit vendor krijoi bashki me territore më të mëdha, nuk mundi të adresojë siç duhet pritshmëritë e qytetarëve për shërbime, për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura.

“Në vijim të Reformës Administrative Territoriale (RAT) mund të themi që ne vazhdojmë të kemi një qeverisje vendore të decentralizuar (tashmë të organizuar në 61 bashki), ndonëse treguesit për nivelin e decentralizimit në kahun e të ardhurave dhe të shpenzimeve, sipas Raportit të Financave Vendore 2022 të Co-PLAN, tregojnë se nuk janë bërë hapa të ndjeshëm në këtë drejtim.

Më shumë se në terma të hierarkisë, ndryshimi lidhet me përbërjen e brendshme të bashkisë, të cilat përthithën një sërë ish-komunash në përbërjen e tyre.

Kjo shkrirje nuk ishte e pabazë (njësitë që u bashkuan kishin lidhje funksionale, etj. ndërmjet tyre) por mbarti me vete apo trashëgoi problematikat individuale të tyre (të cilat deri diku ndihen edhe sot si p.sh. detyrimet e prapambetura).

Bashkitë tashmë janë më të mëdha, kanë territore dhe popullsi më të madhe për të shërbyer, çka përbën ndryshim të rëndësishëm dhe një sfidë që, edhe pse kanë kaluar vite, ende qëndron larg pritshmërive të qytetarëve”.

Znj. Toska gjithashtu pohon se zbatimi i RAT i hapi rrugën zbatimit të një sërë reformash në kuadër të decentralizimit.

“Me miratimin e ligjit 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, bazuar në parimin e subsidiaritetit, bashkive ju transferuan një sërë funksionesh të reja dhe sot bashkitë ofrojnë mbi 40 shërbime. Ky është një numër relativisht i lartë, sidomos nëse ne shikojmë kapacitetet e tyre dhe diferencat që ato kanë në terma të burimeve financiare në dispozicion.

Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes, bashkitë janë përgjegjëse për një numër më të lartë të shërbimeve për t’u ofruar komuniteteve që përfaqësojnë, por sa realizohen në të vërtetë mbetet për t’u diskutuar”, thekson ekspertja e çështjeve vendore në Co-PLAN.

Për sa i përket ndikimit të reformës për largimin e njerëzve në emigracion, por edhe për migrim të banorëve të rretheve drejt Tiranës, z. Toska tha se është rezultat i një sërë faktorësh. “Sigurisht mungesa e shërbimeve apo cilësia e dobët e tyre është një prej tyre.

Këtë mund ta vëmë re veçanërisht në zhvendosjen e popullsisë nga zonat rurale në ato urbane dhe moskthimin pas të tyre (p.sh. shumë studentë që vijnë për të studiuar në Tiranë apo në qytete të tjera të mëdha nuk kthehen më në vendet e tyre të origjinës dhe kërkojnë mundësi punësimi)”, thotë znj. Toska./ Monitor

Dhjetë termat më të kërkuar në Wikipedia për 2023-shin

A keni menduar ndonjëherë nëse njerëzit e tjerë në internet po kërkojnë të njëjtat gjëra si ju?

Vetëm këtë vit, Wikipedia në gjuhën angleze kishte 84 miliardë shikime të faqeve, dhe këto janë 10 termat më të kërkuar në platformë në vitin 2023.

  1. Pathaan me 19,932,509 shikime

Thriller aksion indian i vitit 2023 në Hindi për një agjent indian që garon kundër “orës së fundit të botës”. Shumë mund të mos kenë dëgjuar as për të, por fitoi 128 milionë dollarë në arkat botërore.

  1. Premier League Indiane 2023 me 20,694,974 shikime

Liga e kriketit për meshkuj të këtij viti, e cila mbahet çdo vit në Indi, u rendit në top 10 termat më të kërkuar. Kriket, siç do ta shihni më poshtë, është një temë shumë e njohur.

  1. Jawan me 21,791,126 shikime

Një tjetër film thriller aksion indian i vitit 2023 për rrëmbimin e trenave. Mund ta shikoni këtë film në Netflix për të parë se për çfarë bëhet fjalë.

  1. Robert Oppenheimer me 25,672,469 shikime

Fizikan teorik amerikan, drejtor i laboratorit të Los Alamos dhe Projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore (mbi të cilin është bazuar filmi “Oppenheimer”). Atij shpesh i jepet titulli “babai i bombës atomike”.

  1. Kupa e Botës në Kriket me 25,961,417 shikime

Kampionati Ndërkombëtar Njëditor i Kriketit mbahet çdo katër vjet. Australia fitoi këtë vit.

  1. Oppenheimer me 28,348,248 shikime

Filmi i Christopher Nolan për Robert Oppenheimer, luajtur nga Cillian Murphy.

  1. Premier League indiane me 32,012,810 shikime

Siç e përmendëm më parë, njerëzit në Wikipedia e duan vërtet kriket.

  1. Kupa e Botës në Kriket 2023 me 38,171,653 shikime

A e dini se kriket është sporti i dytë më i popullarizuar në botë sipas Atlasit Botëror? Kriket në përgjithësi përbënte 16 përqind të të gjitha 25 faqeve më të kërkuara të Wikipedia-s angleze.

  1. Vdiq në 2023 me 42,666,860 shikime

Faqja është një përmbledhje e vdekjeve të dukshme gjatë gjithë vitit dhe, siç mund ta imagjinoni, ka shumë prej tyre. Free Encyclopedia rendit emrat sipas datës së vdekjes sipas rendit alfabetik. Profesioni me të cilin njiheshin personat e vdekur dhe kombësia e tyre janë të shënuara në regjistrim.

  1. ChatGPT me 49,490,406 shikime

ChatGPT u krijua vetëm një vit më parë, kështu që është e kuptueshme që njerëzit janë të interesuar. E krijuar nga OpenAI, ChatGPT është një lloj inteligjence artificiale që njerëzit mund të kërkojnë të krijojnë dhe/ose të bëjnë gjëra për ta.

Termat e tjerë të kërkimit që u futën në 25 më të mirat e Wikipedia përfshinin filmin Barbie, Lionel Messi, Matthew Perry dhe filmin “Avatar: The Way of Water”./abcnews.al

Kur luhet dhe pas filmave të dikurshëm

Nga Visar Zhiti

Dom Gjergj Meta me maturi dhe pērkujdesje dhe nostalgji tē natyrshme solli njē ndjesi, po dhe njē qortim nē pērgjithēsi e me tē drejtē me rastin e lajmērimit tē digjitalizimit tē njē filmi tjetēr tē radhēs tē Realizmit Socialist…
Pashē dhe komentet nē FB e tij. Dhe mē kujtoi çēshtjen e ngritur herē pas here pēr atē arsenal filmash tē mbetur nga diktatura qē nē duhen shfaqur ende apo duhen ndaluar?
Dhe mē dukej sikur flitej pēr njē depo tē rrezikshme me municion, ku ka armē aktive e bomba me sahat… Ndērkaq ẽshtẽ kaluar me kohē jo nē demontimin e tyre, por nē njē si “antiGērdec”, nē rikonstruktimin teknik, nē ngazēllimet e kēsaj arritjeje filmike, etj, etj.
Mē ka mbetur nē mendje si i vlefshēm radikalizmi i shkrimtarit Agron Tufa, qē me guxim dhe forcē, edhe si drejtor i Institutit tē Studimeve tē Krimeve tē Komunizmit, shfaqte mos honepsjen ndaj atyre filmave si ndaj njẽ arti propagandizues dhe madhtrues, pra tē dēmshēm. Dhe e kanē shoqēruar debate tē shumta, me egērsi tē kundērt.
Po kēshtu kujtoj qē dhe shkrimtari Ardian Vehbiu, eseist dhe gjuhētar, ka bērē zbērthime me vlerē dhe estetikē mbi kēta lloj filmash me rastin e riparimit teknik tē ndonjērit prej tyre me gērnetē tē socrealizmit.
Dhe janē ringjallur debatet…
Ndērkaq mē ēshtē dukur absurd hovi revolucionar pēr t’i dalē pēr zot kētyre lloj filmave pse ke luajtur njē rol pozitiv nē ta, dy apo dhjetē, qoftē dhe mirē, me talent, madje me talent tē madh, kur tjetēr gjē ēshtē interpretimi aktoresk dhe tjetēr pērmbajtja e filmave, ideologjizimi i skajshēm si qēllim i tyre parēsor.
Duke mos qenē kritik filmi, as teknik i riparimeve tē tyre, as ideolog propagandistik, etj, nuk i jap vetes tē drejtēn tē hyj nē debate profesionale, por si qytetar, qē i ka pēsuar ata filma, me kētē dua tē them se jam emocionuar prej tyre dhe mē kanē diktuar njē qendrim timin, qoftē dhe tē heshtur, por nē statusin e sotshēm tē Imzot Gjergj Metēs pata dēshirēn tē komentoj dhe unē, i nxitur dhe nga komentet e tjera.
Gjithsesi çēshtja e filmave tē socrealizmit shqiptar mē duket e pambyllur dhe e lēnē pas dore si shumēçka me rēndēsi.
Ndērhyrjen time ndērkaq unē po e sjell dhe kētu, nis thjeshtē me pyetje, qē mund tē jenē dhe pērgjigjet e mia ndaj disa prej komenteve:
– Se mos duhen bērē filma tē tjerē?…
– Se nuk mund tē ushqesh tē sotmen, aq mē tepēr njẽ tē ardhmen me gjellē tē djeshme tē prishur, madje helmuese, qoftē dhe duke i ndẽrruar pjatat me tē reja…
– Se edhe kujtesa helmohet…
– Filmat e Realizmit Socialist nuk e kanē propaganden vetēm nga prapa, por edhe nga para, edhe nē mes dhe janē realitet i shtrembēruar…
– Njē i burgosur politik nē Spaç i quante me humor tē trishtē “filma tẽ rreno-socializmit”. Na i shfaqnin jo vetēm si propagandē, por dhe si mjet torture… etj, etj.
– A thua jemi popull që u mēsua me tē keqen e s’bēn dot pa kētē drogē?…
– Etj, etj.
– Ta japēsh historinē gabim, do tē thotē se ke fshirē histori tē vẽrtetē, pra histori…
– T’i vazhdosh ato, ēshtē si tē vazhdodh krimin ideologjik, që paraprin…
– Nuk po them as t’i ndalojmē me zell e as t’i ndreqim me kaq pērkushtim e t’i mbrojmē me fanatizēm donkishotesk…
– Po sikur me ato para e atē vullnet, por me mendēsi tjetēr tē bējmē filma tē rinj? S’mjaftohet? Se ato kishin dhe diktaturēn, paratē e njē populli tē shtypur…
– Atēhere tē paktēn tē mendojmē filma tē rinj, tē lirē! Kaq mund ta bējmē…
Dhe kētu e ndērpreva komentin tim. Nē botē ka dhe muzeume tē filmit siç ka dhe tē krimeve tē nazifashizmit, edhe tē komunizmit tani, ka dhe muzeume tē torturēs. Edhe aty mirēmbahen instrumentet e dhunēs, por pēr t’i parē dhe kujtuar…

Çmimet “vazhdojnë traditën”/ Nis shtrenjtimi i ushqimeve me afrimin e festave

Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.

Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje. Për pensionistët gjeli i detit është luks. Në të tilla kushte, thonë ata, as i mendojnë festat.

Tashmë është bërë e zakonshme që çmimet të rriten çdo fundvit, por dy vitet e fundit inflacioni ka çuar në rritje ekstreme të çmimeve gjë që ka ndikuar në nivelin e jetesës, sidomos të shtresës së varfër e të mesme.

Shqiptarët jetojnë ngushtë/ Eurostat: Të dytët në Europë me numrin më të ulët të dhomave për person

Në publikimin e ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, mbi kushtet e banimit të njësive ekonomike familjare, ‘Scan Intel’ këtë herë ka analizuar numrin mesatar të dhomave për person. Sipas të dhënave Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të parat në Europë me numrin më të vogël të dhomave për person, përkatësisht me 0.9 dhoma për secilën, ndërkohë që në radhë ndjek Serbia me një dhomë për person. Në vendet e Bashkimit Europian, në vitin 2021, kishte mesatarisht 1.6 dhoma për person.

Sa i përket vendeve të cilat renditet në skajin tjetër të grafikut, pra vendet me më shumë dhoma, gjejmë Maltën me 2.3 dhoma për person dhe Holandën e Irlandën me 2.1 dhoma për person secila.

Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi, ku 58,1% e popullsisë në vendin tonë janë shprehur se jetojnë ngushtë, sipas një ankete të Eurostat.

Kushtet e banimit ne vende të ndryshme varen edhe nga përbërja e njësive ekonomike familjare. Referuar shifrave, Shqipëria renditet e para në Europë sa i përket madhësisë mesatare të familjes. Një familje në vendin tonë përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, ndërkohë që në Bashkimin Europian madhësia mesatare është 2.3 persona për familje. Mali i Zi, Turqia dhe Serbia vijojnë në renditje si vendet me familje të mëdha, ndërsa Finlanda, Danimarka dhe Gjermania kanë numrin më të ulët, me një përbërje mesatare prej dy personash./SCAN

El Pais: Mashtrimi global i mijëra qytetarëve, ja si po punohet për ekstradimin e Amant Josifit në Spanjë

Një gjykatë në La Seu d’Urgell lufton për të arritur ekstradimin e një biznesmeni shqiptar me banim në Dubai

Nga Rebeka Carranco – El Pais

Operacioni i mashtrimit me kriptomonedha. Mossos dhe Garda Civile kontrollojnë një nga qendrat e thirrjeve në pronësi të biznesmenit të arratisur në Shqipëri.

Një gjykatë e vogël në La Seu d’Urgell (Lleida) lufton si Davidi kundër Goliathit. Nga zyrat e tyre në Katalonjën e largët të Pirenejve, një prokuror, një gjyqtar dhe një ekip policie dhe rojesh civile janë duke luftuar për gati gjashtë vjet për të çmontuar atë që ata e konsiderojnë si një rrjet global, me një ‘hidra’ prej njëmijë kokash dhe më shumë se 500 domene në internet, të dedikuara për mashtrimin e mijëra njerëzve me investime të rreme financiare. Objektivi i tij i fundit: arritja e ekstradimit të Amant Josifit, 35 vjeç, biznesmen i njohur shqiptar, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, tashmë banues në Dubai.

Gjykata e ka kërkuar që në nëntor të vitit të kaluar, kur hynë në Shqipëri, në një operacion europian, dhe regjistroi dhjetëra call center-at në pronësi të Josifit nga ku gjoja agjentë fals ishin të dedikuar për të mashtruar qytetarët nga e gjithë bota. Ata nuk gjetën asnjë gjurmë të biznesmenit dhe që nga ajo kohë ai figuron zyrtarisht si i arratisur nga drejtësia. Hetuesit e akuzojnë atë se ka luajtur “një rol udhëheqës në një organizatë kriminale ndërkombëtare që, me përdorimin e inxhinierisë sociale, përfiton nga kryerja sistematike e mashtrimeve shumë të sofistikuara”, sipas urdhrit të ekstradimit, të lëshuar në shtator.

Josifi gëzon një mbështetje politike dhe sociale në vendin e tij, i cili e përjetoi si tërmet operacionin e arrestimit të tij një vit më parë. Si dhe arrestimin e tij zyrtar të mëpasshëm më 4 shtator në Dubai, nga i cili u lirua, në pritje të kërkesës për ekstradim në Spanjë. Kreu i gjykatës hetimore numër 2 të La Seu d’Urgell e bëri këtë më 15 shtator, me një urdhër të apeluar nga mbrojtja e biznesmenit. Hetimi që përfshin Josifin është një nga më të rëndësishmit e kryer në Spanjë dhe Evropë, ku përfshihen edhe vende të tjera, si Gjermania, Finlanda apo Suedia. Policia vlerëson se ka më shumë se 235,000 viktima, të një organizate që fiton 400 euro në minutë dhe 50 milionë çdo tremujor dhe që ndryshon emrat, domenet dhe vendet sa herë që përpiqet dikush ta ndalojë. Vetëm në Spanjë, ata kanë zbuluar rreth 17,000 viktima të mundshme. Në rastin e La Seu d’Urgell janë identifikuar 47, në një mashtrim prej më shumë se 3.3 milionë, dhe 500 ankesa të tjera në të gjithë territorin e pajtueshëm me rrjetin, prej gjashtë milionësh.

Në këtë kuadër, hetuesit pohojnë se Josifi ka rolin kryesor dhe për këtë arsye gjyqtari kërkon ekstradimin e tij në Spanjë. Nga ana tjetër, biznesmeni pretendon se ka marrë me qira vetëm qendrat e thirrjeve dhe distancohet nga çdo aktivitet kriminal. Mbrojtja e tij, në duart e avokatit Gonzalo Boye, këmbëngul se Josifi është i pranishëm në këtë çështje dhe në dispozicion të gjykatës, të cilës i është ofruar disa herë të dëshmojë me videokonferencë. Ai argumenton se ekstradimi nuk përputhet me parimin e “proporcionalitetit”, përveç nëse objektivi “është vetëm dhe ekskluzivisht burgosja e z. Josifi”. Prandaj, ekstradimi i tij do të ishte një “masë joproporcionale, e panevojshme dhe e papërshtatshme, lëshimi i kërkesës për ekstradim në kundërshtim të hapur me rregulloret e Unionit”. Gjykata këmbëngul se ekziston rreziku i lartë i arratisjes dhe përsëritjes së krimit, në një betejë ku tashmë fjalën e parafundit e ka Gjykata e Lleidës./