20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Do ishte çmenduri ta fitonim ne Europianin”, Silvinjo: Nuk do të ndërroja asnjë skuadër nga shorti

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, mendon se po t’i jepej mundësi për të ndërruar skuadrat në shortin e Euro 2024, nuk do ta bënte një gjë të tillë. Braziliani ka treguar në një intervistë për “Sport News” në “News 24” se si po i përjeton ditët pas shortit që përcaktoi rrugëtimin e kuqezinjve në aktivitetin e verës së ardhshme.

Dy foto kanë bërë xhiron në rrjet këtë periudhë, foto juaj me flamurin kuqezi mbi supe dhe “selfie” juaj me trofeun e Kupës së Evropës. Meqë jemi tek ëndrrat, mund ta fitojë Shqipëria Europianin?

Është një ëndërr e bukur, është një ëndërr e bukur që ishim aty për herë të dytë, shumë bukur. Kemi bërë shumë mirë, ishte një rrugëtim i rëndësishëm, por tani që jemi aty duhet të mendojmë, pasi është një short shumë i vështirë, i fortë, por na bëhet qejfi. Nëse futemi te batuta, në futboll mund të ndodhë gjithçka, në një ndeshje teke mund të ndodhë gjithçka, por e dimë se aty duhet të rritemi, të përmirësohemi, të provojmë forcën tonë, por është një kampionat i bukur.

E ke idenë çfarë mund të ndodhë nëse sjell atë Kupë në Shqipëri. Nuk e di çfarë mund të dhurojë kryeministri Rama përveç “Shqiponjës së Artë”…

(Qesh)Të fitonim do të ishte një çmenduri, jashtë logjike, lërë me mirë, më mirë të mos mendojmë se çfarë do të ndodhte më pas (qesh).

Mirë, kthehemi në realitet. Më thuaj të drejtën, e mendoje që në më pak se një vit do të ishe në “Euro2024”, mes 24 ekipeve më të mira në Evropë, përkrah trajnerëve si De La Fuente, Daliç e Spaleti? Çfarë ndjesie të krijoi?

Nuk është e thjeshtë, por kur e morëm përsipër këtë detyrë, e shinim që mundësia ishte. Sigurisht, nuk ishte një grup i lehtë, Republika Çeke është e fortë, Polonia është e fortë, më pas pamë edhe Moldavinë që ishte aty deri në fund, në lojë. Por ne bëmë mirë. Më pas, te shorti, ashtu siç thoni ju, me trajnerë të rëndësishëm, me skuadra të rëndësishme në Evropë, është një ëndërr e bukur, kjo reflekton të gjithë punën tonë, të gjithë popullit, federatës, neve si staf dhe lojtarëve sigurisht. Ata janë protagonistët, ata bënë shumë mirë, është një ëndërr e bukur.

Mister, e dini që jeni trajneri i vetëm jo Europian në “Euro2024”, një brazilian që udhëheq një përfaqësuese që ka aq banorë sa Brazili ka futbollistë profesionistë. Duket më shumë si një film…

Mbase nuk është hera e parë, më kujtohet, kur isha lojtar, isha lojtari i parë brazilian që shkoja tek Arsenali. Tani braziliani i parë trajner, në botën e futbollit të bukur europian. Kjo është një ëndërr e bukur për të gjithë ne, ta lëmë këtë pjesë, brazilian, spanjoll etj, është diçka e bukur që Shqipëria shkon për herë të dytë në një Europian, në Gjermani, kjo po është e bukur.

Çfarë mendoje në ato momente kur goglat nxirrnin me radhë ekipet më të forta të mundshme…

Pikësëpari, ishte një mbrëmje e bukur. Përpara se të niste shorti, të gjithë e dinim se do të ishte e vështirë. Në trajnerët aty, bënim shaka me njëri-tjetrin. Më pas kur shihnim ekipet me radhë 1, 2, 3, 4, ishin të gjitha të forta. Ne e dinim, ishim të vetëdijshëm se nuk do të ishte e lehtë, por është e drejtë, kur sheh Italinë në vazon e katërt dhe të bie në grup, bëhet një grup më i vështirë, janë të gjithë të fortë. Avantazhi i Evropianit është se nëse ne dëshirojmë të rritemi si ekip duhet të përballemi më skuadra të forta si këto, pra qëndron si short, është i bukur.

Kë doje të hiqje, më thuaj vetëm një përfaqësuese që do e ndryshoje me kënaqësi…

Unë jo, presidenti është shprehur se dëshironte të luante me Gjermaninë ndeshjen e parë. Gjermania ishte në grupin e parë, Spanja e dyta, ishin afër, për pak. Ne jemi aty me Spanjën, me të vërtete jo, kur rri e mendoj nuk do ndryshoja asnjë, jo.

A është ky një short luksi për ju? Fundja askush nuk do të kërkojë llogari, nëse mund të shprehemi kështu, një grup pa presionin e rezultatit.

Unë mendoj se është një grup i vështirë, por na bëhet qejfi, neve si staf edhe lojtarëve. Kur flasim për presion, nuk e mendoj kështu. Ne mendojmë të përgatitemi mirë, të shkojmë aty dhe të bëjmë një Europian të mirë. Për ne është një sfidë të përballemi me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por është bukur, janë skuadra të rëndësishme që janë mësuar në këto turne, t’i shkojnë deri në fund, të fitojnë. Ne kemi rrugëtimin tonë, ne duhet të mësohemi të luajmë në Europian, në Botëror. Ne duhet të punojmë të shkojmë gjithnjë aty, ose thuajse gjithmonë, presioni administrohet mirë, por ne e dimë që do të jetë e vështirë.

E sigurt është që lojtarët kërkonin rivalë të tillë, është një vitrinë luksi. Po për ju, a është një vitrinë ky Europian kundër këtyre rivalëve?

Mendoj jo në nivel individual, por në nivel kolektiv po, si grup po, është gjithnjë e rëndësishme, pasi ne si grup arritëm ato rezultate, vendin e parë. Ne jemi një, kemi një mundësi për të ecur përpara, të gjithë së bashku. Në këtë grup nuk mund të mendojmë në mënyrë individuale, duhet të mendojmë si një skuadër, si një popull. Aty mund të bëjmë diçka të rëndësishme nëse qëndrojmë të gjithë së bashku.

Karotë dhe xhenxhefil, pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin

Pijet anti-inflamatore, të pasura me antioksidantë, janë shfaqur si aleatë të fuqishëm në mbështetjen e imunitetit dhe kontrollit të peshës.

Lëngu i karotës dhe xhenxhefilit shquhet si një eliksir i fuqishëm që mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e imunitetit dhe humbjen e peshës. E mbushur me antioksidantë, kjo përzierje ofron një nxitje ushqyese që mbështet mbrojtjen e organizmit kundër sëmundjeve dhe inflamacioneve.

Karota jo vetëm që përmirëson shikimin dhe është antikancerogjene, por e bën lëkurën të re dhe të shëndetshme. Është gjithashtu e mirë për zemrën, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, pastron trupin dhe mbron nga sulmet në zemër. Xhenxhefili përmban komponime bioaktive si xhingeroli, të cilat janë treguar se reduktojnë inflamacionin dhe përmirësojnë reagimin imunitar. Karotat dhe xhenxhefili janë gjithashtu plot me vitamina dhe minerale, sidomos vitaminat C dhe A. Vitamina C është veçanërisht e njohur për rritjen e imunitetit.

Xhenxhefili lehtëson problemet e lukthit dhe fryrjet, stimulon sekretimin e mukusit, lehtëson kollitjen dhe dhimbjen e fytit. Ka veti antibakteriale, antifungale dhe antitoksike, prandaj përdoret si parandalues i gripit dhe ftohjes. Gjithashtu ka një efekt antihistaminik dhe për këtë arsye përdoret te alergjitë, ka veti anti-inflamatore që e bëjnë të përdoret në trajtimin e artritit reumatoid, osteoartritit dhe sëmundjeve tjera muskuloskeletore dhe të indit lidhor. Përbërësit kimikë që përmban xhenxhefili janë të dobishëm në parandalimin e procesit të biosintezës së prostaglandinës, e cila është përgjegjëse për fillimin e inflamacionit.

Ish-studentët kujtojnë 8 Dhjetorin/ Dizdari: Protestuam kundër sistemit. Gonxhe: Durimit i erdhi fundi, kishim uri shpirtërore dhe materiale

Blendi Gonxhe dhe Ilir Dizdari, ish-studentë të 8 dhjetorit të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kujtuan lëvizjen studentore.

Gonxhe u shpreh se durimit i kishte ardhur fundi, pasi jetesa ishte bërë tepër e vështirë, ndërsa shtoi se të rinjtë kishin uri shpirtërore dhe materiale.

“Data 8 dhjetor ka qenë një i ftohtë i lagësht. Është krijuar ideja sikur lëvizja ka nisur më 8 dhjetor, por nuk është kështu. Edhi momenti kur durimit i erdhi fundi. S’kishte mundësi as të visheshe si njeri. Nuk e imagjinon dot njeri sot se si ka qenë Qytet Studenti. Ishte një situatë që nga pikëpamja e jetesës ishte skandal. Uria shpirtërore me atë materiale, erdhi momenti që…ne e dinim situatën si ishte, edhe pse nuk kishim shërbim celularë. Është ngjizur muaj e muaj më parë.”, u shpreh Gonxhe.

Ndërsa Dizdari u shpreh se në atë periudhë protestohej kundër sistemit. Teksa po kujtonte mbrëmjen e 8 dhjetorit, ai tha se dalja atë natë ka qenë sa spontane, por edhe e koordinuar në të njëjtën kohë

“Ne protestonim kundër sistemit! Ne kishim një specifikë. Nëse ne ishim  ‘jashtë kontrollit familjar’, ishim bashkë, hanim bashkë. Kishim pasur protesta në Shkodër dhe në Kavajë. Dalja atë natë ka qenë sa spontane dhe e koordinuar në të njëjtën kohë. Gjithçka rrodhi si një rrjedhë e natyrshme. Kemi qenë 2 grupe, pastaj u bashkuan të tjerë. Zona jonë ishte e errët, pa drita, ndërsa te zona e vajzave kishte dritë. Dolën vetvetiu liderët e grupeve të vogla. U bë një grup i mirë, jo më shumë se 70-80 vetë. Dolëm dhe u trimëruam më shumë kur dolën dhe vajzat.”, u shpreh ai.

Reagimi/ PD, Gentian Gaba: Kongresi anti SPAK i Ramës

Lidhur me kongresin e PS-së, ka reaguar në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba.

Sipas Gabës, ky ishte kongresi anti-SPAK dhe me të Rama u bë anëtari më i ri i klubit të “sovranistëve”.

“Në kongresin e tij anti-SPAK, Rama u bë anëtari më i ri i klubit e “sovranistëve”, sigurisht për të mbrojtur korrupsionin e përhapur në çdo degë të qeverisjes së tij.” – shkruan Gaba në postimin e tij.

“Të mos ishin amerikanët dhe europianët, – vijon më tej ai, – drejtësia e Ramës do ishte si shtojcë e ministrisë së Tahirit, që pati mprehtësinë ta fuste në Shtëpinë e Bardhë, ndaj dhe ata të Shtëpsië së Bardhë e përcollën atje ku e kishte vendin.”

“Kjo trysinia mbi SPAK, duke e “paternalizuar”, mund të kënaq ata që sot në mbrëmje kaluan në pranga nga kongresi në burg, për inceneratorët e korrupsionit në të cilin është zhytur ky pushtet, por jo ata që e donin dhe e financuan atë reformë për të pastuar skenën nga ata që u rritën me mbështetje të ndërkombëtarëve, ndërsa, sapo u dolën kicat, kafshuan dorën që u dha shansin të bëheshin udhëheqës.” – përfundon postimin e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba.

 

Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, i arrestuar dhe drejtori i Erion Veliajt

SPAK lëshon 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.

Raportohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Mes tyre është edhe drejtori i Erion Veliajt, Taulant Tushe.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Mërtiri dhe Zoto dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

VIDEOMESAZHI/ Basha uron Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nga SHBA, ku ndodhet në vizitë zyrtare, ka uruar Ditën e Rinisë përmes një videomesazhi nga Senati Amerikan.

Zbardhja e videos:

Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”. Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.ë rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!

Nga janari 2024, Xhaferi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

“E drejta e fjalës është zëvendësuar me dhunën në Kuvend”, Bejko: Shqipëria, larg BE. Klasa politike po pengon integrimin e saj

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko theksoi Shqipëria është shumë larg BE-së për shkak të klasës politike. Në një intervistë për ‘Tirana Live’ në ABC News, Bejko komentoi edhe kaosin e krijuar në Kuvend kohët e fundit nga Foltorja, teksa tha se e drejta e fjalës është zëvendësuar me dhunën.

“Aspiratat nuk janë realizuar sepse qëllimi i studentëve në atë periudhë ishte integrimi i Shqipërisë në BE. Shqipëria nuk është si gjithë Evropa, është larg bE-së. Disa procese pozitive janë bërë në këto vite por klasa politike sot e ka penguar integrimin e Shqipërisë në Evropë dhe ka deformuar demokracinë. Në vend që të kemi dialog, kemi konflikt politik. Kjo është cilësi e liderëve autoritarë. Kjo ka mbjellë mungesën e shpresës. PD ka dalë nga pozicioni i vështirë, është duke krijuar ritmin dhe kapur kohën.

Është në fazën e hartimit të programit të ri dhe prezantimit me një alternativë të besueshme qeverisëse. E shikoni se çfarë ndodh në parlament.Ka kaos dhe konflikt. Aty ka ikur e drejta e fjalës dhe është zëvendësuar me dhunë. Është skenar që luhet nga të dyja palët. Ajo që humbet është demokracia dhe qytetarët shqiptarë. Pjesa tjetër e politikës që do të flasë për qytetarët dhe hallet e tyre bllokohet”, u shpreh Bejko.

Mungesë meritokracie dhe paga të ulëta, tregu i punës ‘dekurajon’ të rinjtë në vend

Muça: 70% e kërkesave për punësim nuk duan kualifikim

Të rinjtë shqiptarë në këto 30 vite tranzicion vijojnë të kenë pothuajse të njejtat probleme, siç janë niveli i lartë i emigrimit, papunësia dhe mungesa e prespektivës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit tek të rinjtë është 56.7%, në tremujorin e dytë të vitit 2023, punësimi në moshat 15-29 vjeç u ul me 1.2% në krahasim me tremujorin e parë të vitit. Eksperti i punësimit tregon se cilat janë arsyet.

“Të rinjtë janë të pakënaqur me kushtet në terësi në tregun tonë të punës. Baza kryesore është mungesa e meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme, si në kërkimin dhe gjetjen e punës, ashtu dhe në rrugën e tyre në karrierë. Së dyti është paga që marrin, shumica prej tyre në start marrin një pagë që përballë inflacionit, përballë vështirësive aktuale është shumë e ulët, gjë që i nxit drejt emigracionit.”

Realiteti dhe tregu i punës nuk i është afruar ambicies së të rinjve. Ndaj ata me shumicë, kanë zgjedhur t’i përmbushin ato diku tjetër.

“Në Shqipëri ka një nivel të lartë të punësimit me mik dhe jo me netëork profesional, që do të thotë rekomandimet bëhen duke zhvlerësuar anën profesionale dhe rrjedhimisht ndikojnë në humbjen e besimit të të rinjve. Momentalisht 70% e kërkesave të tregut të punës janë për profile ose natyrë punë që nuk kërkojnë medoemos një arsim të lartë.”

Sipas të dhënave të INSTAT grupmosha e të rinjve deri në 29 vjeç në vend po zvogëlohet vit pas viti, faktor kryesor veç uljes së lindjeve është ehd eemigrimi. Në vitin 2001, grupmosha nga 0-29 vjeç përbënte 53.5% të popullsisë totale. Në vitin 2011 kjo peshë zbritur në 47 %, ndërsa në janar të 2023 arriti nivelin më të ulët historik prej 37.3%, ose 570 mijë të rinj më pak. Në një sondazh CRCA rreth 70% e të rinjve kanë shprehur dëshirën se duan të emigrojnë. Ky nivel i lartë i emigrimi sipas ekspertëve pritet ta çojë vendin në një krizë të thellë të mungesës së burimeve njërëzore.

Edhe pse në koma, emri i Schumacher bën para. Byzylyku nga goma e Ferrarit shitet në ankand për 30,000 euro

i do të ndiheshit duke veshur një byzylyk të bërë nga goma e Ferrari F310B legjendar të Michael Schumacher. I cili sigurisht mbetet ende në koma…

Nga njëra anë karriera e pabesueshme legjendare e një super atleti dhe nga ana tjetër, teksa ai është në shtypje të përhershme, shesin gjithçka që lidhet me të, duke fituar shumë para.

Çmimi i Madh i Italisë i vitit 1996 ishte një garë historike për Michael Schumacher dhe Scuderia Ferrari, pasi legjenda gjermane mori flamurin me kuadratenë shtëpi.
Fondacioni i familjes Schumacher “Keep Fighting” nënshkroi një marrëveshje me bizhuteritë Mongrip, për të lançuar një aksesor të ri të quajtur MZ96.

Ata janë sigurisht edicion i kufizuar, me vetëm 91 pjesë të disponueshme. Të gjitha janë bërë nga një prej gomave të pasme Goodyear që Schumacher kishte në Ferrari 8, në garën historike të Monzas.

Dizajni i tij është minimal dhe sipërfaqja e tij e lëmuar. Sipas Mongrip, kapësja byzylyku është prej platini, ndërsa dallohen dizenjot e gdhendura, në formë draagoi.

Byzylyku ​​i parë MZ96 i prodhuar u shit së fundi në ankand në Bonhams, për 30,000 euro.