23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Historia e pazakontë e familjes që u arratis nga Koreja e Veriut: I droguam fëmijët dhe i fshehëm në thasë gruri

Media britanike, BBC, ka sjellë një histori të pazakontë, të një burri që u arratis nga regjimi totalitar i Koresë së Veriut në atë të Jugut, së bashku me familjen e vet.

Z. Kim, siç e quan ai veten, u arratis nga deti, gjatë një nate të stuhishme, duke zgjedhur qëllimisht motin e keq për të zvogëluar shanset e tyre për t’u dalluar nga patrullat. Ai u largua me gruan shtatzënë, nënën, familjen e vëllait dhe hirin e babait të tyre.

Gjatë arratisjes, fëmijët e vëllait të tij po flinin sepse u kishin dhënë pilula gjumi. Për të arritur në det, ata duhej të kalonin një fushë të minuar dhe të shmangnin dritat e kërkimit nga rojet. Pasi hipën në barkë, fshehën fëmijët në thasë gruri të vjetër dhe u nisën për në Korenë e Jugut – burrat e armatosur me shpata, gratë me shishe me helm. Një gabim, dhe ata do të përfundonin në skuadrën e pushkatimit.

Duke folur për jetën në Korenë e Veriut, zoti Kim tha se “kemi vuajtur shumë” dhe se veçanërisht në ditët e para të pandemisë, “ishim të tmerruar”. Aty ku kishte dyshim për korrupsion, banorëve iu ndaloheshin furnizimet minimale ushqimore dhe çoheshin deri në vdekje nga uria. “Pasi kishin kaluar një periudhë urie, qeveria do të shfaqej me furnizime ushqimore, të cilat pretendonte t’i shiste lirë, në mënyrë që njerëzit ta uronin, si shpëtimtaren e fëmijëve”.

Siç e sheh ai sot, pandemia ishte një tjetër rast për të zbatuar masat e represionit ekstrem nga qeveria, duke rritur në qiell çmimet e produkteve. “Për shtatë apo tetë vjet nuk folëm shumë për urinë, derisa filluam të dëgjojmë për raste të ndryshme. Zgjoheshe në mëngjes dhe dëgjoje: “Ah, dikush në këtë lagje ka vdekur nga uria”. Dhe të nesërmen në mëngjes, ne po mësonim diçka të re”.

Nuk ka shifra zyrtare për vdekje nga uria në Korenë e Veriut, megjithatë është fakt se në mars 2023 vendi kërkoi ndihmë nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB . Ndërsa zëdhënësi i Amnesty International Choi Jae-hoon tha se kishte dëgjuar për raste të vdekjeve nga uria nga të tjerë koreanë të veriut të arratisur nga Seul.

Kim kishte vënë re shumë herët praktikat të qeverisë së Koresë së Veriut, e cila po përpiqej të bindte botën se “çdo gjë që kishin njerëzit i përkiste shtetit. “A mendoni se oksigjeni ju takon? Epo, jo,” i kishte thënë një oficer.

Ai vetë ishte dëshmitar i publik ekzekutimit të një 22 -vjeçar, i cili u qëllua “sepse kishte dëgjuar 70 këngë nga Koreja e Jugut dhe kishte parë tre filma, të cilët i kishte ndarë me miqtë e tij”. Joanna Hosaniak, një përfaqësuese e një organizate që lufton për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, komentoi se “nuk i jep asaj ndonjë përshtypje” përshkrimi i këtij ekzekutimi, sipas intervistave që ajo ka marrë me qindra dezertorë brenda rreth dy dekadash.

“Fyerja” më e keqe ishte konsumimi dhe shkëmbimi i informacionit nga bota e jashtme, veçanërisht nga Koreja e Jugut. “Nëse të kapnin, do të të qëllonin, do të të vrisnin ose do të të dërgonin në një kamp pune të detyruar”.

Megjithatë, pika e fundit për zotin Kim ishte vetëvrasja e një miku, i cili për të mbledhur para të mjaftueshme për procesin e divorcit, u zhyt në borxhe dhe hyri në një kamp pune të detyruar.

Z. Kim dhe vëllai i tij, të cilët për vite me radhë operonin ilegalisht një biznes me prodhime deti, ishin detyruar të pezullonin funksionimin e tij, pasi po përballeshin me një problem të rëndë mbijetese dhe planifikuan arratisjen e familjeve të tyre për

Fakti që ata të dy jetonin në një fshat të vogël peshkimi pranë kufirit me Korenë e Jugut u dha atyre një dalje të mundshme, por jo të sigurt, nga deti. Për ta realizuar këtë, zoti Kim iu afrua rojeve kufitare dhe u shtir si mik i tyre, derisa nxori disa informacione për të pasur një pamje të mirë të lëvizjeve të tyre.

Më pak e prirur për të shpëtuar ishte gruaja e Kim, e cila megjithatë ndryshoi mendje kur mësuan se po prisnin një fëmijë. “Ti je nënë, dëshiron që ne të rrisim fëmijën tonë në këtë dreqin ?” i tha ai për ta bindur.

SPAK “bastis” shtëpinë e prindërve të Monika Kryemadhit, sekuestron telefona dhe prova!

Monika Kryemadhi humbi betejën me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatën e Posaçme ku kërkoi heqjen e sekuestros për provat e gjetura nga SPAK gjatë hetimit për lobimin e LSI në SHBA në vitin 2017, bëri të ditur në një komunikim për MCN live, gazetari Arsen Rusta.

Rusta zbulon se dje është mbajtur një seancë sekrete ku avokati i Kryemadhit ka kërkuar rrëzimin e sekuestros.

Tre javë më parë u raportua se Byroja Kombëtare e Hetimeve kishte bastisur zyrat e PL-së, ish-LSI.

Ka dy procedime penale në fakt, një sa i përket CEZ/DIA, një për lobimin në SHBA, dikur nga ish-LSI

Ka një proces të hapur për bashkëshorten e Ilir Metës, anëtares së PL-së, Monika Kryemadhi.

Bëhet fjalë për kallëzime penale bërë ndaj znj. Kryemadhi si person e cila ka përfituar të mira materiale, nuk ka bërë deklarime të sakta, teksa ka mbajtur një post publik e politik.

Nga ana tjetër ne kemi zbuluar se në Gjykatën e Posaçme u mbajt një seanca sekrete më dyer të mbyllura aty ku Redi Llanaj, avokati përfaqësues i Monika Kreyemdhit, kërkoi që të rrezohet sekuestro e miratuar nga gjyqtari Erion Çela , me kërkesë të dy prokuroreve Arben Kraja, dhe Sotir Kllapi.

Mësohet se ka pasur mandat kontrolli në banesën e prindërve të Kryemadhit, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar telefona dhe prova të tjera, të rëndësishme për hetimin.

Rusta thotë se me gjithë kërkesën e avokatit të Kryemadhit për t’u shpallur të pavlefshme, GJKKO e ka rrëzuar si kërkesë.

Por kur është bërë kjo kërkesë dhe pse nuk është bërë asnjëherë publik.

Gjithashtu, Mësohet se ka pasur mandat kontrolli për ambiente ku dyshonte SPAK dhe BKH se kishte prova për llogaritje të këtij hetimi.

Edhe pse zyrtarisht nuk iu është dërguar një kërkese për autorizim Parlamentit shqiptar, ku Kryemadhi është deputete, por nga ana tjetër oficerët e BKH kanë vepruar me urdhër të Prokurorit për të kryer kontrolle në ambientet e personave të lidhur me znj. Kryemadhi.

Dyshohet se ne banesën e prindërve te Kryemadhit janë sekuestruar disa telefona dhe prova të cilat SPAK i konsideron të rëndësishme.

Po ashtu dje SPAK ka kërkuar që këto prova të mbeten ende të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal që lidhte me lobimin në SHBA.

Se çfarë kanë këto prova, se sa janë të vlefshme, mbetët për t’u parë, por Kryemadhi kërkoi të shpallen të paligjshme dhe të mos merren si prova. Këtë kërkesë gjyqtari Çela e la në fuqi, pra vendimmarrjen e mëparshme.

Pse celulari yt e urren dimrin?

Gjithçka që bëjnë telefonat tanë, është me të vërtetë e mrekullueshme. Por ka një gjë që nuk e bëjnë dot mirë: t’i rezistojnë motit të ftohtë. Telefonat dhe moti i ftohtë thjesht nuk shkojnë hiç mirë.

Temperaturat e ftohta mund ta hsterojnë krejt jetëgjatësinë e baterisë dhe mund ta bëjnë telefonin të fiket fare. Shumica e celularëve përdorin bateri litiumi. Një reaksion kimik brenda baterisë dërgon thërrmija të ngarkuara nëpër të gjithë qarkun e telefonit, dhe kjo gjë e mban atë ndezur. Temperaturat e ftohta e ngadalësojnë këtë reaksion, thërrmijat e ngarkuara ndeshin në një rezistencë më të madhe, dhe teksa ato ngecin, jetëgjatësia e baterisë pëson rënie.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht ekuilibrin e përbërësve kimikë që kërkohen për ta mbajtur telefonin të ndezur, dhe kjo është arsyeja përse ndonjëherë të duket sikur treguesi i përqindjes së baterisë së telefonit na gënjen.

Kur ekspozohet në ajër të ftohtë, telefoni mund të thotë se ka 50 përqind bateri, ndërkohë që pas një minute, të fiket fare.

Moti i ftohtë mund të ndikojë edhe në pjesë të tjera të celularit, ekrani mund të bëhet i turbullt, sensorët brenda tij mund të humbasin saktësinë, për shkak se ata janë të kalibruar për të punuar në një limit të caktuar temperature.

Ndaj bëni kujdes, mos e lini telefonin në makinë natën kur është ftohtë, sepse pa e kuptuar, ai mund të dalë jashtë përdorimi.

Habit Berisha, e krahason veten me Napoleon Bonopartin: Ishte diktator, unë solla demokracinë!

Sali Berisha, në një krahasim të pazakontë me një prej figurave më të njohura të historisë, Napoleon Bonapartin, tha se ai është diktator, ndërsa vetë Berisha është demokrat.

Gjatë diskutimit me analistin Lorenc Vangjeli në “Syri”, Berisha tha se me Napoleonin nuk e lidh asgjë përveç “gjakut shqiptar”.

Berisha tha se ndryshe nga Napoleoni, i cili nuk la pas ligje, ai ka lënë një trashëgimi të përsosur politike.

“Napoleoni ishte diktator, unë lashë një trashëgimi politike të përsosur. Me Napoleonin, përveç gjakut shqiptar shumë pak më lidh. Napoleoni la ligje por duhet ta pranojmë, ishte diktator.

Kjo është arsyeja pse francezët e kanë atë thyerje. Por De Gaule, jo. Ai ishte demokrat dhe bëri largim dinjitoz.
Tani nuk po krahasoj veten me De Gaulle unë. Por flasim për ndryshimet, ja e nisi Papandreu por ngeci…”, tha ndër të tjera Berisha.

Kërkoi t’i kthenin pronat dhe llogaritë bankare të sekuestruara, Gjykata e Lartë “rrëzon” kërkesën e Arben Ahmetajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për të hequr sekuestron ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare, në shumën 124 300 euro. Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti.

Prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.

Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama, ndodhet në arrati që prej korrikut të këtij viti, mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, sa i takon inceneratorëve. Ai është marrë i pandehur edhe në lidhje me privatizimim e ish-fabrikës së bukës. Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin për privatizimin e fabrikës “Buka sha” e ndodhur në rrugën “5 maj”, në Tiranë.

Putin ‘i përjetshëm’ në pushtet, njofton kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024. Kremlini: E kërkojnë njerëzit

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se “shumë njerëz” po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtë-vjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij “kur ta gjykojë të përshtatshme”.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.

Deputetja Andia Ulliri: 8 Dhjetori, PD busulla e orientimit euro-atlantik të Shqipërisë

Sot, ne mblidhemi për të festuar Ditën e Rinisë, në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare, iniciatorë e protagonistë te një momenti që i bën jehonë frymës së ndryshimit, e ne fakt te nje date që përcakton nje rrjedhoje te rendesishme te historise se kombit tonë, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Më 8 dhjetor 1990, studentet, të rinjtë shqiptarë qëndruan të bashkuar, duke kërkuar një të ardhme që përqafonte lirinë, demokracinë dhe mundësitë. Ishte një moment kyç që transformoi shoqërinë tonë dhe na vendosi në rrugën e përparimit, per te ndertuar “Shqiperine si gjithe Europa”.

Rinia, rrahja e zemrës së çdo kombi, janë arkitektët e fatit te shoqerise tone. Ata kanë dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tyre për të formuar një të nesërme më të mirë. Jehona e zërave të tyre ne dhjetorin e 90-es kumbonte nëpër rrugë, duke thyer prangat e së kaluarës dhe duke hapur rrugën për një shoqëri te lire, demokratike, më gjithëpërfshirëse dhe dinamike.

E ne gjeneze te pluralizmit shqiptar por edhe ne rrugetimin deri diten e sotme, Partia Demokratike ishte forca politike qe bashkoi forcat dhe shpresen e te rinjve per te ardhmen.

E ne fakt nuk mund te jemi vecse krenar per rolin qe Partia Demokratike ka patur, por sot jemi edhe me shume pergjegjes per ate se cfare roli do kete serish Partia Demokratike ne te ardhmen e vendit. Ne kohe te trazuara e te veshtira, te rinjte kane gjetur shpresen per te permbysur sistemin me te ashper diktatorial e na takon te jemi serish sot shpresa per Shqiperine Europiane.

Ne kohe aspak te lehta, PD ka treguar se ka qene busulla e orientimit euro-atlantik dhe pro-perendimor, e tille duhet te jete dhe vazhdimesia. PD eshte ngritur mbi bazen e vlerave e duhet te jete gjeneza e meritokracise, e drejtesise, e te drejtave dhe me se shumti e kthimit te besimit tek Shqiperia europiane.Jam e bindur se cdo brez ka sfidat e tij, e ndoshta sfida jone eshte te qendrojme te palekunder perkrah aleateve tane, perkrah vlerave, perkrah qytetareve. Ndoshta eshte rruga me e veshtire, por ne duhet te punojme te ndertojme rrugen e drejte.

Te jesh nje i ri sot ne Shqiperi ka nje botekuptim do thoja ndryshe dhe secili nga ne e ka perjetuar qofte prane familjeve tona, prane te afermve tane apo miqve. Të rinjtë sot ndihen dhe janë të pa vlerësuar, ndihen dhe jane të demotivuar per te ardhmen e tyre e akoma me keq jane te pashprese per te ndertuar familjen e tyre ketu ne Shqiperi.

Kjo eshte sfida jone, kjo eshte sfida e te djathes dhe Partise Demokratike, te kthejme vemendjen tek rinia, te kthejme vemendjen tek qytetaret dhe familjet, te punojme dhe te motivojme sot, qe Shqiperia te mos jete bosh neser. Kjo duhet te jete rruga e PD, te ktheje shpresen tek te rinjte, te ktheje shpresen tek shqiptaret.

Politika e ndermarra nder vite, jo per te mbajtur sot ne kete bashkebisedim krejt miqesor nje qendrim tipik opozitar, por si nje e re e Shqiperise, pergjigja e te rinjveie ka treguar vete rezultatin, Te rinj qe kane zgjedhur te refuzojne duke mos marre pjese ne zgjedhje, duke mos qene aktive ne jeten aktive politike e socilae dhe me e dhimbshmja duke rrezikuar edhe jeten per tu larguar nje ore e me pare nga ketu. Nuk ka nevoje per asnje statistike per te vertetuar kete plage qe po perballemi pergjate ketyre viteve, eshte nje realitet qe po e shohim cdo dite.

Une besoj se eshte koha qe politika nuk mund te qendroje vetem e shkruar në letra e raporte, politika jone sot duhet te jete sa me prane qytetarit, prane te rinjve, per tju dhene ze problemeve dhe sfidave te jeteses se perditshme. Te rinjte jane thesari me i vyer i shoqerise se neserme, te rinj qe luftojne per nje jete me te mire, te rinjte qe kane besim se e ardhmja e shqiperise eshte e ardhmja europiane jane modeli qe ne duhet te promovojme, eshte modeli qe PD ashtu si ne vitet 90 ka ne gjenezen e saj.

Une jam besimplote se edhe pse na pret nje rruge e gjate, aspak e lehte, eshte rruga e duhur, eshte rruga e drejte, eshte rruga e vetme per Shqiperine europiane. Ndaj uroj qe ky takim sot te sherbeje edhe si nje moment reflektimi por edhe si pergjegjesi e secilit nga ne per te vene “gurin tone” ne kete rrugetim.

Me shume kenaqesi dua qe te degjojme edhe komente e kendveshtrime nga paneli, per tju kaluar ne nje bashkebisedim.

Nga dhjetori në dhjetor

Nga Monika Stafa

Në fundin e viteve 1990 shqiptarët kishin shpresë se Shqipëria do të hynte në një epokë të re. Atë të një zhvillimi normal politik.

Me rregullimin që sjell vetvetiu antinomia “pushtet – qeveri”. Kështu ndodh në historinë e pushteteve në Perëndim. Në demokracitë perëndimore apo ato me demokraci liberale sic quhet në gjuhën e sotme të historiografisë botërore.

Dhe ja në Shqipëri u themelua opozita e parë politike, me program të djathtë dhe me populizëm të majtë. Ndodhi, në dhjetor të vitit 1990. U krijua Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ndërsa Partia Komuniste e atëkohshme vendosi të kthehej në parti parlamentare. Ajo pranoi të përballonte konkurrencë duke hequr dorë nga privilegji kushtetues i hegjemonisë mbi pushtetin.

Por a po krijohej vërtet një sistem politik parlamentar me të gjitha virtytet e veta?

Cfarë po ndodhte me shqiptarët? Përse ata u gënjyen sërish?

Ishte koha kur salla e shfaqjeve të Akademisë së Arteve mbushej me intelektualë që e kishin kuptuar se kishte ndërruar forma e luftës politike. Por jo lufta në tërësi. Ishin krijuar rreshtimet e reja. Por ende opozita nuk e kishte marrë fytyrën që duhej. Dhe as pushteti i vjetër nuk ishte i gatshëm të dorëzohej apo të tërhiqej. Dhe as nuk do të ndodhte edhe për shumë kohë.

Megjithatë revolucionet kishin mbaruar. Koha e mendjes dhe e punës kish ardhur. Ky ishte një mesazh që intelektualëve të asaj kohe u vinte publikisht prej zërave perëndimorë. Kështu ata i ikën rrugës dhe manifestimit publik.

Një grupim i vogël njerëzish të mendjes bënë hapin e parë për institucionalizimin e një opozite mirëfilli si të tillë. Themeluan institucionin e refleksioneve. Institucionin që pretendonte të kthente luftën politike në opozitarizëm.

Po përse ‘refleksionet’ nuk arriti dot të kryhej? E aq më pak të përkryhej ky institucion? Kush e pengoi? Dhe kush e ngatërroi fillin e kësaj historie?

Sot pas 33 vitesh është e vështirë të pohosh. Të pranosh. Apo dhe ta shpjegosh pse në Shqipëri opozitarizmi nuk ka shkëlqyer ndonjëherë. E vërteta është se pushteti qarkullon, cfarë do të thotë se në parlament ka të majtë e të djathtë. Po ku mbeti ajo Shqipëri që do duhej të bëhej herët? Ai brez i fundviteve ‘80 që shënjoi historinë politikë të mendimit ndryshe?

Larg asaj që nisi gjithsecili tanimë kish zënë një vend: dikush politikisht i angazhuar, dikush midis politikës e mendimit, dikush individ i vetëveçuar.

Edhe njëherë u provua se opozitarizmi në Shqipëri erdhi si shkëlqimi i shkurtër i shkrepjes së një vetëtime. Në formën e një dehjeje emocionale që nuk njohu dot themele të forta për t’u rritur. Në mendim dhe platformë. Duke sjellë si rrjedhojë errësirën e mendimit dhe një luftë të gjatë dhe tani krejt të vjetër politike. Në këto dekada fushatat e zgjedhjeve kanë njohur një garë palësh vazhdimisht në luftë politike.

Pa mendim.

Pa platformë.

Pa ide.

Sepse edhe sezonet e lëvizjeve të mendimit dhe të shpirtit idealist në Shqipëri kanë qenë thjesht stacione të shkurtra kalimtare në rrugën e jetës së shtetit politik shqiptar.

Pak opozitarizëm e shumë luftë politike. Sepse ka pasur akoma dhe më pak idealizëm ndër mendimtarët apo refleksionistët e tij. Mendja politike “pushoi” së reflektuari dhe vendin e saj e zuri veprimi politik. Ata të cilët e kanë pasur vokacion të brendshëm zhvillimin e opozitarizmit lanë garën në mes dhe qëllimin nuk mundën ta cojnë deri në fund.

Si të ringjallet opozitarizmi, si të funksionojë parlamentarizmi, si të kthehet lufta politike në garë alternativash, si të shpëtohet nderi i vendit nga mungesa e mekanizmave bazë të rregullimit shtetëror; a nuk është e lehtë ajo që duhej të ndodhte?

Pra, si të qeveriset Shqipëria ndryshe! E jo si ta marrim pushtetin!

“Shumë larg për të qenë si Evropa”, Çollaku: Enverizmi ka mbetur si kulturë politike, PD është përgjegjëse

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku theksoi se PD nuk arriti të bëjë ndryshimin e fortë që synonte të sillte lëvizja e studentëve të Dhjetorit. Në një aktivitet në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Çollaku theksoi se enverizmi nuk u ‘vra’ dot dhe ka mbetur ende si një kulturë politike në vend.

“Nuk arritëm ta bëjmë dot ndryshimin e fortë. Në 8 Dhjetor morën pluralizmin, në shkurt përmbysën statujën e Enver Hoxhës por ne nuk e vramë dot enverizmin. Dhe e gjithë çfarë ndodhi më pas dhe ku jemi sot është një provë e saj. Enverizmi ka ngelur si kulturë politike midis nesh.

PD është përgjegjëse për këtë. Ne studentët e kohës kemi përgjegjësinë tonë se dështuam të marrin në kontroll partinë. Çfarë ndodhi më pas, lejuam që këtë formacion që të madh dhe të fuqishëm si PD e ’90-ës ta shohim që ta humbasim pak nga pak.

Në ’92 arrita të gjej një mundësi për të shkuar me studime në Itali dhe për disa vite si gjysmë emigrant dhe gjysmë student, u riktheva në Shqipëri nga ’95. Kisha lënë PD gjigande, të lirë, ku njihja shumë njerëz, një PD që ëndërroje, por gjeta një PD tjetër që ishte kthyer në një parti më të konsoliduar. Kishte momente ku më dukej e kundërta e Partisë së Punës por disa momente të tjera që tentonte të imitonte Partinë e Punës.“, tha mes të tjerash Çollaku.

“Jemi shumë larg aspiratës për të qenë si evropiane. Jo vetëm në çështjen e modernitetit, e të jetuarit mirë. Për këtë ne jemi dështuar të jemi pjesë e Evropës“, shtoi ai.

Gjërat që duhet të bëni para se viti të përfundojë

Koha ikën shumë shpejt dhe pas pak ditësh troket Viti i Ri. Para se të gjithë të rifillojnë jetën normalisht në janar, zakonisht në fund të vitit të gjithë bëjnë bilancin për kohën e lënë pas dhe dëshirat e prealizuara.

Më poshtë janë të listuara disa nga gjërat që duhet t’i keni kryer gjatë vitit 2023. Nëse akoma jo, kujtohu çfarë ke lënë pa realizuar.

Mbaro 3 detyrat që i kishe vënë vetes në fillim të vitit.

I mban mend disa nga premtimet që i ke vënë vetes gjatë vitit, por që asnjëherë nuk i ke mbajtur? Kujtohu për premtimet në shtëpi apo në punë, që nuk i ke mbajtur. Të paktën tre nga ato duhet t’i realizosh deri në fund të vitit. Ke edhe pak ditë kohë.

Paguaj kartën e kreditit

Çdo vit karta e kreditit ka një tarifë fikse, e cila duhet paguar para se viti të mbyllet. Nëse akoma nuk e ke bërë këtë, kujtohu që shpenzimet do të shtohen edhe më shumë deri në fund të vitit.

Vizito dentistin ose doktorin

Bëj një pastrim dhëmbëve, një vizitë syve apo edhe një checkup para se viti të mbyllet.

Paguaj taksat

Në fund të vitit, pagesa e taksave është një stres më vete, por një detyrim që duhet kryer, kështu që mundohu ta organizosh edhe këtë pjesë para se kalendari të thotë 2024.

Dhuro diçka

Para se viti të mbarojë, bëj diçka për të kënaqur të tjerët, por edhe veten. Kontributi për një shkollë, çerdhe apo diçka tjetër që mund të ketë nevojë do të jetë një ogur i mirë për ta nisur mbarë 2024-ën. Jo domosdoshmërisht të dhurosh do të thotë të japësh para kesh, por çfarëdo që të mundesh. Shumë njerëz kanë nevojë edhe për të ngrënë, edhe për t’u veshur.

Riciklo veshjet

Në shtëpi mund të kesh shumë veshje. të cilat i ke paketuar dhe i ke lënë mënjanë, sepse nuk të bëjnë apo nuk të pëlqejnë. E pra, tani është koha t’u rikthehesh. Ashtu si moda ndryshon dhe risjell të njëjtat modele, po kështu mund t’i japësh vetes mundësi të gjesh gjëra të tjera. Shiko mundësinë e rikthimit dhe rikombinimit të tyre. Me këtë rast, edhe pastron dhe organizon edhe një herë gardërobën.

Pastro shtëpinë

Është një nga detyrat që në fund të vitit amvisat i kushtojnë shumë rëndësi. Natyrisht, një shtëpi e rrëmujshme dhe e papastër nuk do të ishte e denjë për një fillim të mirë. Përfundimisht, duhet të kujdesesh për 2024-ën. Pastro dyshemenë, merr pluhurat, laj rrobat dhe gërryej sobën. Pastërtia në shtëpi të jep edhe një gjendje të mirë për një fillim të mirë.

Shkruaj kartolina

Urimet për Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk kanë të njëjtën peshë me mesazhet apo email-et. Edhe pse duket një metodë e vjetër, urimet e kartolinave janë shumë më të ëmbla kur vijnë të shkruara me dorë. Dhuroju njerëzve të dashur dhurata speciale.

Krijo hapësirë në çdo llogari online

Fshi email-et e vjetër, dokumentet apo fotot që nuk të duhen ose që rrinë për një kohë të gjatë dhe që nuk ke ndër mend t’u rikthehesh. Kompjuteri, telefoni apo çdo mjet tjetër elektronik i panevojshëm pastroje nga hapësira.

Po puna?

Ndoshta është koha për të kërkuar një punë të re, një rritje page apo edhe një rritje në detyrë. Mendo pak më gjatë për punën dhe kërko pranë punëdhënësve gjithçka që mendon.

Shpeshherë, kompanitë në fillim të vitit, mendojnë të sjellin frymë të re, përgatiten për këtë gjë, ndërsa ti je duke ecur me hapa shumë të ngadaltë. Por edhe nëse nuk je duke menduar për një punë të re apo sapo mund të kesh filluar, e mira është të bësh një résumé për të.

Vendos objektiva për vitin e ri

Zakonisht, të gjithë kanë maninë për t’i shtyrë objektivat për më vonë. Edhe në këtë fundvit, mos i lër objektivat për janar. Fillo të mendosh çfarë nuk ke realizuar brenda këtij viti dhe lëri vetes detyrë për vitin e ardhshëm. Bëje tani! Janari do të sjellë të reja.