14.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Gjergji Nika: Koalicioni Euroatlantik sjell reformë të thellë në sistemin shëndetësor. Vlora meriton më shumë!

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Vlorë, Gjergji Nika, ka prezantuar programin e kësaj force politike për shëndetësinë gjatë një forumi publik të organizuar nga Shoqata “Together for Life”.

Në fjalën e tij, Nika theksoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe një qasje moderne që vendos në qendër qytetarin dhe shëndetin publik. Ai vuri në dukje se Koalicioni Euroatlantik angazhohet për:

Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kalimin e saj në duart e specialistëve,

Ndarjen e mbrojtjes sociale si institucion i pavarur,

Rishikimin e rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor,

Rritjen e autonomisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,

Ristrukturimin e ISHP sipas modelit të ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve),

Investime në infrastrukturë, pajisje, personel dhe laboratorë me standarde europiane,

Rritje të kapaciteteve për përballimin e epidemive,

Forcim të programeve të edukimit shëndetësor,

Krijimin e një regjistri kombëtar për sëmundjet jo të transmetueshme.

“Vlora meriton më shumë. Ne angazhohemi për një sistem shëndetësor dinjitoz dhe funksional, ku qytetari të ketë besim, dhe punonjësit shëndetësorë të kenë dinjitet,” – u shpreh Nika gjatë fjalës së tij.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin ndryshimin dhe të votojnë Koalicionin Euroatlantik me numrin 4.

Më poshtë postimi i plotë i Nikës:

I ftuar nga Shoqata Together for Life mora pjesë në forumin publik të debatit, dhe paraqitjen e programit te Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë!

Ku mbi të tjerat paraqitëm ndryshimet rrënjesorë në:

✔️ Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale – sistemi

shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;

✔️ Mbrojtja sociale do të bëhet një institucion më vete;

✔️ Rishikim i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

✔️ Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të Sigurimevetë Detyrueshëm Shëndetësor;

✔️Ristrukturimi i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) sipas modelit ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve);

✔️Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standarteve evropiane;

✔️ Rritja të kapaciteteve dhe rezervave për përballimin e situatave epidemike (afatgjatë);

✔️Forcim të programeve të promocionit shëndetësor;

✔️ Krijim të regjistrit kombëtar të sëmundjeve jo të transmetueshme.

Sepse Vlora meriton më shumë

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

“Mos e çoni djersën tuaj dhe të fëmijëve tuaj tek shokët e 7×7=313”, Basha takime me qytetarë në Kamëz dhe Tiranë: Vota për Koalicionin Euroatlantik është mbështetje totale për SPAK dhe i vjen në ndihmë biznesit

Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet me qytetarët dhe bizneset në Kamëz dhe Njësitë 2 dhe 8 në Tiranë. Zhgënjimi nga qeveria dhe rritja e kostove të jetesës, janë kryefjala e bisedës që shumë banorë të zonave i shprehin Bashës. “Edi Rama është treguar shumë i poshtër këtë radhë, edhe tha për 100 mijë lekëshin e kempit, se unë jam në kemp, kam dy diagnoza në kokë, edhe nuk na e dha, e hëngri fjalën” – u shpreh qytetarja.

Basha nga ana tjetër tha se braktisja që u ka bërë qeveria, është për faktin se paratë në vend që të shkojnë për qytetarët, i kanë çuar tek shokët e 7×7=313. Sipas tij, për t’i dhënë fund kësaj, e para dhe kryesorja është mbështetja totale ndaj SPAK, që punën e nisur ta çojnë deri në fund.

“E di pse si jep paret ai, se paret i marrin shokët tek burgu. Na jep mbështetje që t’i shkojmë deri në fund asaj pune dhe lekët t’i kthejmë tek ju. Numri 4 në datë 11, për veten tënde dhe për ata gjashtë fëmijë, t’i kesh me jetë. E para dhe kryesroja është që mandatin që ai synon ta marrë, e para e punës duhet të bëjmë të mos e marrë dhe e dyta t’i japim fuqi SPAK-ut që atë punë që e ka nisur ta çojë deri në fund. Kjo është, rrugë tjetër nuk ka.

Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.

Ai gjithashtu foli edhe për një nga pikat e programit që do t’i vij në ndihmë shumë bizneseve të vogla. Basha tha se me taksën e sheshtë 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël dhe lehtësirat reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme, do t’u kthejë sipërmarrjeve normalitetin në aktivitetin e tyre.

Reagim i zëdhënëses së Koalicionit Euroatlantik: Basha në opozitë me Ramën dhe çdo patericë të tij që përpiqet të mbijetojë me votat e demokratëve

REAGIM I ZËDHËNËSES SË KOALICIONIT EUROATLANTIK

Lulzim Basha është në opozitë me Edi Ramën dhe çdo patericë të tij që përpiqet të mbijetojë me votat e demokratëve.

Ai ka bërë gjithçka që Elvis Roshi – simboli i Edi Ramës në Kavajë, i cili ka dhunuar demokratët për vite me radhë – të largohej nga politika, dhe nuk do të pranojë kurrë që ai të rehabilitohet me votat e demokratëve.

Ashtu si Lulzim Basha, asnjë demokrat që kërkon ndryshim nuk e pret atë nga Elvis Roshi, Ilir Meta apo Pëllumb Shullazi.

Gerard Komini me mesazh të fortë nga Fieri: ‘12 vite llafe, asnjë trotuar!’ Nota 4 për qeverisjen, Vota 4 për ndryshimin

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes infrastrukturore në qytet. Ai përshkruan situatën e rrugëve të pashkelshme dhe mungesën e investimeve për qytetarët, duke e krahasuar realitetin me një ‘notë 4’ për qeverisjen lokale dhe qëndrore.

Komini kërkon mbështetjen e qytetarëve më 11 maj, duke e konsideruar votën për Koalicionin Euroatlantik si një zgjidhje për ndryshimin e shumëpritur.

Postimi i plotë i Gerard Kominit:

Ku jeton ti?’ – Në Fier, në rrugët që s’i shkel dot as në këmbë, jo më me makinë. 12 vite llafe, asnjë trotuar!
Nota 4 për ju, Vota 4 për ndryshimin.

#KuJetonTi #FieriMeritonMëShumë #ShqipëriaMeritonMëShumë
#Nota4Vota4 #RrugëtEHarruara #NdryshimiNisNgaFieri
#GerardKomini #Voto4 #AsfaltVetëmNëFjalime #KohaPërNdryshim

Korçë, Marinela Ziu: “Rrugicat e qytetit pa zë, rinia është larguar. Më 11 maj voto për të rikthyer shpresën!”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës, Marinela Ziu, ka përshkruar me shqetësim realitetin e zymtë që, sipas saj, ka mbërthyer qytetin juglindor. Gjatë një turi takimesh derë më derë, ajo ka denoncuar boshatisjen e qytetit, mungesën e zërave të fëmijëve dhe ikjen masive të të rinjve.

Ziu nënvizon se më 11 maj qytetarët kanë mundësinë për të kthyer jetën dhe dinjitetin në qytet përmes votës për Koalicionin Euroatlantik dhe alternativës që ajo përfaqëson.

Postimi i plotë i Marinela Ziu:

Gjatë takimeve derë më derë në rrugicat më të dashura e karakteristike të Korçës, ndiej peshën e heshtjes që ka pllakosur mbi qytetin tonë. Shtëpi të braktisura, dritare të mbyllura dhe rrugë pa zë – kjo është e vetmja pamje që të del përpara.

Qytetarët janë larguar me shpresën për një jetë më të mirë, e më dhimbshëm është fakti se shumica janë të rinj, shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi.

Në rrugicat ku dikur dëgjohej zëri i fëmijëve, sot mbretëron qetësia. Të moshuarit që takoj më flasin me lot në sy për një jetë në kufijtë e mbijetesës.

Më 11 maj, është koha për #ndryshim

✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto ️ Marinela Ziu

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi

Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi, duke shënuar një moment të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në angazhimet e Kosovës për forcimin e lidhjeve me vendet e Azisë Juglindore dhe zgjerimin e pranisë së saj diplomatike në këtë rajon strategjik.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të jashtme, ku theksohet se Malajzia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës në kryeqytetin e saj përfaqëson një dëshmi të përkushtimit të ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të thelluar marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

“Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,”deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur synon të shërbejë si një urë e re bashkëpunimi në fushat e diplomacisë, tregtisë, shkëmbimeve kulturore dhe përkrahjes së qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të botës. Kjo hapje është rezultat i punës së vazhdueshme institucionale dhe përkushtimit strategjik për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Takimi i madh i Euroatlantikëve në 8 Maj/ Pëllumb Seferi: Një shtrëngim duarsh drejt 11 Majit, si dita e ndryshimit që na bashkon

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Njësinë nr. 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka ndarë një mesazh për qytetarët në kuadër të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe vendimmarrjes së përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë.

Këto ditë fushate kanë qenë veç nisja e një udhëtimi për të bërë një ndryshim të rëndësishëm më 11 Maj për secilin prej nesh, për qytetin, për Shqipërinë. Më 8 Maj le të jetë një shtrëngim duarsh me të gjithë ju që na kanë dhënë kaq shumë shpresë se bashkë ia arrijmë!”, shkruan Seferi duke njoftuar kështu edhe tubimin e madh të Koalicionit Euroatlanti si përmbyllja të fushatës.

Me një lidhje të fortë me komunitetin dhe një profil të ndërtuar mbi punën, besimin dhe vlerat konservatore, Seferi apelon për mbështetjen e qytetarëve në misionin për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë.

Tërmet i fort më magnitudë 7.4 Rihter godet brigjet e Argjentinës dhe të Kilit! Paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

 

Tërmeti ndodhi në orën 15:58 (sipas kohës lokale) me lëkundjet që u ndjenë ndjen deri në Kili.

BBC raporton se Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive ka urdhëruar evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami të mundshëm pas tërmetit.

Screenshot_6

Shërbimi Kombëtar Kilian për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive tha se zona bregdetare e rajonit Magallenes në Kilin Jugor do të evakuohet për shkak të rrezikut të cunamit, shkruan The Sun.

Ndërkohë që shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara konfirmoi tërmetin, duke thënë se tërmeti ndodhi midis Kepit Horn dhe Antarktidës.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë drejt një pike kontrolli sigurie në vendin e Amerikës së Jugut.

Screenshot_7

Zonat bregdetare u evakuuan për shkak të “valëve të rrezikshme” që erdhën pas tërmetit në Grykën Drake.

Misteret që mbulojnë vdekjen e shkrimtarit Albert Kamy! Aksidenti mendohet të jetë “gatuar” në zyrat e kobshme të KGB-së

Alber Kamy mbetet një nga shkrimtarët më të mirë të botës. Ai ishte dhe filozof francez, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.

 

U lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz, por i shpëton vdekjes, por jo kurimeve te vazhdueshme. Boton romanin e rinise “Vdekja e lumtur”, të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese “Dasma”.

Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje “Aktualet”. Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik “Miti i Sizifit”, sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin “absurd”. Po atë vit boton romanin “I huaji”, pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. “Kaligula”, me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore të mishëruar në figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është “Të drejtët” himn i sakrificës për liri.

Vepër tjetër është eseja “Mendime për gijotinën” ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botimi tjetër është romani “Murtaja” që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sintezë qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave të tiranisë. Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë “Rënia”, aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm. Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960. Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamysë është romani “Njeriu i parë” që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.

MISTERET E VDEKJES

Albert Kamy vdiq në një aksident automobilistik apo ra pre e një kurthi vrastar të ngritur nga KGB-ja? Kjo as që do të marrë kurrë një përgjigje përfundimtare. Askush nuk do të besonte në një fund të tillë tragjik dhe misterioz që i ra për risk, gazetarit, publicistit, dramaturgut dhe romancierit nobelist, Albert Kamy. I gjithë opusi letrar i absurdit të ekzistencës së njeriut, gremiset në minutin tragjik të fatit të Sizifit. Mëngjesin e së hënës të 4 janarit 1960, filozofi dhe mendimtari radikal, Alber Kamy do të largohej vonë nga Hoteli “Chapon Fin” i qytezës franceze Tuasej, ku ishte akomoduar, për të rendur drejt shtegut fatal. Udhëtonte me makinën e botuesit të tij, Mishel Galimard, i cili ngiste makinën. Kamy ishte i ulur pranë Galimardit, ndërsa bashkëshortja e këtij të fundit, Zhanina, gjendej e rehatuar në sedilen e prapme pranë vajzës së saj dhe qenit të racës “terrier”.

Ky ishte pak a shumë sinopsi i këtij udhëtimi fatkeq. Krejt papritmas në lartësinë e Peti-Vijeblevin, makina devijon për t’u përplasur fatalisht pas një rrapi në krah vijës ndarëse të rrugës. Albert Kamy do të këputej së gjalli, si një dritë qiriu, që një shkulm fryme e ndal dritimin e praruar, ndërsa bashkudhëtari do të kishte të njëjtin fat pas disa ditëve përpjekje agonike në spital. Një fund absurd për atë që me absurdin e ekzistencës ishte përballur triumfalisht si në rrapëllimat e jetës ashtu edhe në faqet e mbrujtura përplot nerv, ide e vizion të librave të tij. Kështu u shua në moshën 46- vjeçare një prej penave më me ndikim në shekullin XX, një prej zërave më të fuqishëm dhe mendimtarëve më kurajoz. I kësisojtë ishte fundi i autorit i të romaneve, “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe monumenteve të mendimit filozofik “Miti i Sizifit” dhe “Rënia”. Laureati i Nobelit në letërsi, tre vite më për “përqafon” vdekjen në një aksident automobilistik, i cili edhe sot pas 55 vitesh vazhdon të mbetet e mbërthyer nën një mjegull të dendur misteri. Mes atyre llamarinave të shtrembëruara, me kafkën e thyer dhe qafën e këputur, përfundon mundin e tij prej Sizifi ekzistencialisti me fytyre njerëzore, “humanisti” libertin. Fundi fatal nuk do të kursente vullnetmirin, ngadhënjimtarin dhe dalzotësin e pashoq të fatit të shtypurve. Mbi shkaqet e daljes nga rruga të makinës, që rezultoi fatale për Kamynë, dhe njëkohësisht për vetë Galimardin, kanë dalë shumë hamendje: “Aksidenti dukej se ndodhi për shkak të bllokimit të një rrote ose thyerjes së një aksi, por edhe ekspertet nuk dinin si ta shpjegonin atë aksident katastrofik mbi një rrap, në një rrugë 9 metra të gjerë dhe pa trafik”, mëtohet të ketë kumtuar në përpjekjen për të hedhur dritë në terrin e ngjeshur të misterit të këtij fundi fatal, biografi Herbert R. Lotman në librin monumental të tij, “Kamy” botuar më 1984.

Por, një dokument i panjohur që publikohet spariherë para disa vitesh qaset të davarit mjegullën e dendur që mban të mbështjellë të vërtetën që mori jetën e një filozofi dhe mikut të tij. Kjo përpjekje e një disidenti çek hedh një rreze drite të habitshme dhe njëherësh tragjikisht të arsyeshme.

KUSH E AKSIDENTOI

Aksidenti i shkrimtarit Albert Kamy hamendet të jetë vepër e gatuar në zyrat e kobshme të KGB-së. Madje shkohet deri aty sa të drejtohet gishti nga persona konkret të iniciuar prej mërive që zanafillojnë prej penës dhe mendjes së antikonformistit. Akuzohet direkt ministri i asokohshëm i Ministrisë së Brendshme ruse, Dmitri Trofimovic Shepilov, të cilin Albert Kamy e kishte sulmuar drejtpërdrejtë për pushtimin e Hungarisë nëpërmjet një artikulli të gazetës “Franc tireur”, në mars 1957. Opinioni publik dhe kritika janë të prirur të besojnë në këtë hamendje, si në një të vërtetë të pakontestueshme. Ai që “guxon” të ngre krye dhe të dëshmojë është një personazh aspak ekuivok dhe i padyshimtë për mitomani. Bëhet fjalë për poetin dhe përkthyesi çek, Jan Zabrana, i cili rreket ta çlirojë prej misterit këtë fund tragjik të Kamysë dhe këtë e mundëson në një faqe të ditarit të tij “Cely Zivot” (E gjithë jeta), publikuar pas vdekjes më 2004 nga shtëpia botuese “Torst” e Pragës. I ndarë nga jeta në vitin 1984, Zabrana, falë të cilit u përkthye në çekisht edhe romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternakut.

Ai kishte provuar burgjet pas vitit 1948 dhe u përndoq bashkë me familjen gjatë regjimit komunist, i cili ndaloi dhe botimin e poezive te tij. Asokohe ai u detyrua të merrej me përkthime, mbi të gjitha nga rusishtja. Kështu ai mund të njihte ambientin politiko-kulturor të atij “burri që di shumë gjëra, dhe ka burime nga mund t’i marre”. E citon ditarin e tij pa e përmendur në emër duke iu referuar një burimi të saktë në kontakt me shërbimet sekrete sovjetike. Ky ditar u bë publik rregullisht në edicionin e gjuhës çeke, origjinali i së cilës ruhet nga bashkëshortja, Maria Zabranova, i kataloguar si “Fletorja blu numër 91”. Ai që e ka zbuluar këtë thesar të tragjikut është shkrimtari italian, Antonio Tabuko, i cili “jeton në Pragë nga larg” dhe publikon lëmuesve në “Pais”. Por sapo mundet vrapon për në qytetin e Rudolfit II dhe Franc Kafkës, të Arcimboldit dhe Golemit, sikur ta kishte një atdhe të shpirtit. Behet fjalë për kremonezin Xhovani Kateli, autor i dy përmbledhjeve në prozë të shkurtër “Gjeografi dhe Largesi”, ndërsa kumton edhe librin e parë me poezi, “Trena”.

“E frekuentoj Pragën prej më shumë se 20 vjetësh”, tregon Kateli, “dhe e njoh mire Maria Zabranovan, e cila ka mbikëqyrur versionin çek të librit “Gjeografi”. Kur, ndërsa lexoja ditarin e burrit të saj, u gjenda përballë lajmit që lidhej me vdekjen e Albert Kamysë. Pata një lloj shoku. Hidhte një dritë të re mbi fundin e një autori shumë të rëndësishëm për formimin tim dhe të kushedi sa të tjerëve. E mora si detyrë për t’ia bërë të njohur të gjithëve”. Ne fakt, ditari “Cely Zivot”, një vëllim i rënde prej 1.000 faqesh, nga i cili qe publikuar tre vjet më parë në Francë një pjesë nën përkujdesjen e Patrik Ourednik në bashkëpunim me shtëpinë e vogël botuese “Allia”. Por, bëhej fjalë për një antologji rreth 150 faqesh, ku pjesa për vdekjen e Kamysë ishte lënë jashtë. “Në gjendjen aktuale”, nënvizon Kateli, “mbetet fakti se në rreshtat akuzues të ditarit të Zabranas, kaq përvëlues në ftohtësinë e objektivitetit të tyre, nuk është reflektuar aq sa duhet”.

Dhe shton një tjetër motiv, veç polemikës mbi faktet e Hungarisë, që mund ta ketë shtyrë Shepilovin për të armatosur krahun operativ të KGB-së kundër një shkrimtari të fortë vetëm në pacifizmin e rrënjosur thellë tek ai dhe në humanizmin e pamposhtur: “Nuk duhet harruar mbështetja vendimtare që i dha Kamy një autori të përndjekur nga regjimi sovjetik, si Boris Pasternaku për të marrë çmimin Nobel në letërsi, që, në fakt, autori i “Doktor Zhivagos” e mori në vitin 1958, një vit pas tij”. Në një letër që ia dërgonte Roland Bartezit në vitin 1955, Albert Kamy shkruante për një romanet me të famshëm të tij: “Murtaja ka si përmbajtje të dukshme, luftën e rezistencës evropiane kundër nazizmit”. Nga hipoteza e sabotimit mes 1.000 faqeve të ditarit të Zabranas, një tjetër murtajë totalitare do të bëhej përgjegjëse për fundin e parakohshme të Kamysë, të përhershmit njeri në revoltë që nuk besonte në revolucionin komunist.

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist të krahut të djathtë në të gjithë vendin

Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.

 

Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Sot (02.05.) Zyra Federale informoi publikun se e gjithë partia klasifikohet tani si një “përpjekje e provuar ekstremiste e djathtë”.

Kjo do të thotë që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vërtetuar se AfD në tërësi është ekstremiste e djathtë dhe drejtohet kundër rendit themelor të lirë dhe demokratik.

1,000 faqe ekspertiza

Baza për këtë vlerësim të ri është një koleksion i gjerë materialesh që është përditësuar vazhdimisht nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas informacionit të mediave publike gjermane ARD dhe SWR, raporti i Zyrës Federale përfshin më shumë se 1,000 faqe dhe synon të provojë pse AfD është, sipas mendimit të hetuesve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, antikushtetuese.

Vendimtare për këtë konkluzion janë shkeljet e anëtarëve të kësaj partie ndaj sundimit të ligjit, parimeve të demokracisë dhe

AfD-ja mbahet prej Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në vëzhgim që nga viti 2019, kur hetuesit e kvsaj zyre nisën të mblidhnin dhe të vlerësonin deklaratat publike të funksionarëve të AfD-së.

AfD iu kundërvu që nga dita e parë si mbikëqyrjes nga shërbimi i sekret i brendshëm, ashtu edhe faktit që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e bëri publik këtë vlerësim. Prandaj konsiderohet si e sigurt që AfD-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe kundër rivlerësimit të tanishëm nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës./DW