29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Shqiptarët po votojnë masivisht, 32% deri në orën 13.00, afron ndryshimi

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

Ja pjesëmarrja deri në orën 13:00
Ora 13:40- Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 31.87%. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se këto të dhëna janë nxjerrë nga raportimi i 65 Qendrave të Votimit nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri tani me 36.85%, më pas Tirana me 35.59%, ndërsa qarku i Vlorës me pjesëmarrjen më të ulët deri tani me 22.58%.

Ja si ndalohet një i droguar!

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.

Në një rrëfim për “News 24”, i riu i quajtur Klodian, tha se i riu tjetër me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.

“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani.

Rekord votuesish në Tiranë, 23.2 përqind deri në orën 10:00

Dita e sotme ka një rëndësi të madhe për shqiptarët pasi me votën e tyre do të zgjedhin se cilin dëshirojnë që t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 10:00 vërehet se ka një rritje të konsiderueshme të qytetarëve që po u drejtohen kutive të votimit, krahasuar me 4 vitet e kaluara.

Në Tiranë qytetarët po shkojnë masivisht në votime. Deri në orën 10:00 në Tiranë kanë votuar 23.2 % e qytetarëve, ndërsa 4 vite më parë shifra ishte 16,91%.

Nga të dhënat e deritanishme, pjesëmarrja më në rritje është edhe në qarkun Korçë, Berat, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Fier.

Ndërsa pjesëmarrje më e ulët se sa në 2017 për këtë fashë orare ka: Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Lezhë.

Video/ Basha mesazh shqiptarëve: Dilni dhe vendosni me votën tuaj për vendin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë!

Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë sepse është dita juaj. Dilni dhe vendosni me votën tuaj për vendin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë.

Ish-kryepolici i shkarkuar për trafik droge përplaset me mbështetësit e PD dhe LSI në Memaliaj

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Memaliaj, ku ish-drejtori i Policisë Arjanit Arapi i cili është shkarkuar më parë për trafik droge, është përplasur me përfaqësuesit e PD dhe LSI.

Sipas burimeve, ish-kryepolici Arapi u ka kërkuar votuesve që të votojnë për Partinë Socialiste, ndërsa përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë dnërhyrë duke i kërkuar Arapit që të largohet nga qendra e votimit.

Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur! Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë!

DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GAEO

Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.

Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.

Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.

Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë.

Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!

Shqiptarët kërkojnë ndryshim, rritet ndjeshëm pjesëmarrja në zgjedhje krahasuar me vitin 2017

Shifrat e votimeve deri në orën 10:00 tregojnë se shqiptarët po votojnë më shumë sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Deri në këtë orë kanë votuar 16.6 përqind e votuesve shqiptarë.

KQZ raporton se kjo është shifra e dalë nga 709 prej 5199 qendra votimi në vend.

Kujtojmë se në vitin 2017, deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte 14 përqind.

Deri më tani nuk janë raportuar incidente domethënëse në qendrat e votimit.

Dhunohet nga banda e PS vëzhguesi i PD në Berat, Alizoti thirrje Klosit: Tërhiqi mbrapsht të gjithë zagarët!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Berat, Tomor Alizoti tha në një deklaratë për mediat se, një vëzhgues i PD është dhunuar nga bandat e drejtuesit të PS, Blendi Klosi. Alizoti i bëri thirrje të disnancohen nga dhuna sepse e drejta e votës është liria themelore e qytetarëve.

“Në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike, është rrahur publikisht dhe është poshtëruar publikisht. Zgjedhja dhe votimi është një e drejtë kushtetuese, një e drejtë themeluese e njeriut. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje Blendi Klosit, drejtuesit të qarkut të Beratit të PS të tërheqë zagarët e tij se do mbajë përgjegjësi personale.

Të gjithë janë të filmuar dhe do ketë dënime shumë të rënda për nejrëzit që cenojnë të drejtën e njeriut, ët drejtën e votës. Pas 30 vitesh PD do korrë këtë rradhë një sukses të madh brilant. I paralajmëror të gjithë: aksush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat dhe asnjë horr nuk ka punë në qendrat e votimit.

Hera e parë është thirrje, hera e dytë nuk do jetë thirrje. Parashikojmë të gjithë zagarrët e Klosit të tërhiqen mbrapsht. Nëse fitoni, fitojeni, nëse keni humbur keni humbur, por jo vetëm ju, bashke me gjithë zagarrët”, tha Alizoti.

Basha pas votimit: Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj! Keni në dorë fuqinë për fëmijët tuaj, vendin, kombin

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka votuar në orën 9:00 në njësinë nr.8 në Tiranë, prej nga u ka bërë një thirrje qytetarëve shqiptarë duke vënë theks të fortë tek rëndësia e pjesëmarrjes në votim, që të dalin e të votojnë masivisht për të ardhmen që dëshirojnë për vendin.

Mesazhi i kryetarit Basha

Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë tha Basha është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin.

Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë.

Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj.

Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë.

Faleminderit!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!