23.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Basha sërish thirrje SPAK: Zoti Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve?!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj aferës korruptive të inceneratorëve dhe të mos heshtë para krimit.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha theksoi se kreu i SPAK, Arben Kraja, duhet të bëjë publik aryest se çfarë i pengon të hetojnë inceneratorët.

“Në Shqipëri mbizotëron heshtja e SPAK dhe afera e inceneratorëve. SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve.

Zoti Kraja, jeni të mbrojtur ndërkombëtarisht për të dënuar politikanët, jo për t’i mbrojtur.

Zoti Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve?!

Zoti Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve.

Zoti Kraja dhe të nderuar prokuror, tregojani shqiptarëve: A keni nisur hetimin për këtë aferë?

Në prokurimet e Edi Ramës, kanë fituar ato me çmimin më të lartë, jo ato me çmimin më të ulët”, u shpreh Basha.

Basha me gazetarët: FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit më gazetarët u shpreh se, Shqipëria është vendi i fundit në Europë që ka investuar për pandeminë.

Duke shpalosur raportin më të fundit të FMN-së me grafikët, Basha tha se, Shqipëria renditet e fundit për ndihmën që u ka dhënë qytetarëve të saj ndër vendet e tjera.

Në raportin e FMN thuhet se, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë.

Sipas FMN, Shqipëria është e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë:, u shpreh Basha.

“I rafshin zorrët në tokë”, shkojnë për t’i prishur banesën, e moshuara shpërthen ndaj Ramës  

Disa banorë të fshatit Bubq në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë, pasi shprehen kundër vendimit të IKMT-së, e cila do të shembë 4 objekte, të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti.

Gjatë aksionit ka pasur përplasje me Policinë, ku ka dhe të shoqëruar, ndërkohë që një nga banoret ka hedhur akuza të forta  në drejtim të qeverisë.

“Kjo është qeveri faqezezë, po çfarë ti bëjmë, qeverisë i rafshin zorrët në tokë, iu shklyfshin. Ça besimi që të kesh te ata, ka 50 vite që fle nëna në atë banesë”, shprehet e moshuara për Fax News.

Familjarët pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen janë njoftuar me shkrim dhe nuk u është lënë kohë as të nxjerrin sendet me vlerë. Megjithëse banorët kërkuan kohë që ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin.

Alarmi i BB: Ekonomia shqiptare do të bjerë 8,4%, situata fiskale në përkeqësim

Banka Botërore pret që rimëkëmbja e Ballkanit Perëndimor të jetë e ngadaltë dhe e pasigurt. Banka ka publikuar sot Raportin e Rregullt Ekonomik nr. 18 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti i titulluar “Rimëkembje e pasigurt” fokusohet në përgjigjen e vendeve të rajonit ndaj COVID-19 dhe shqyrton konsekuencat makroekonomike dhe fiskale të pandemisë në të 6 vendet e rajonit, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Pandemia e ka futur rajonin në një recesion të thellë, duke sjellë norma negative rritjeje në të gjashtë vendet për vitin 2020.

Sipas Raportit, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë – 4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin prill. Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

Persa i takon ekonomisë së Shqipërisë, raporti ve ne dukje se për vitin 2020 rritja pritet të kontraktohet me 8.4%. Reagimi i autoriteteve ishte i shpejte ne marrjen e masave kundër krizës, p.sh., linjave të garantimit të kredisë për bizneset dhe rritjes së transfertave sociale për individët.

Pozita fiskale e Shqipërisë për vitin 2020 pritet të përkeqësohet me rritjen e parashikuar të deficitit në 8.5 përqind të PBB-së.

Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të ulë raportin e të ardhurave tatimore ndaj PBB-së nga 25.7 përqind e PBB-së në 2019 në 24.1 përqind.

Të dy këta faktorë së bashku, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal, pritet ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4 përqind të PBB-së, thekson raporti.

Me ngadalësimin e përhapjes së pandemisë, pritet që në 2021 të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë prej 5% për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Një vit në çadra, në vapë e në shi, me fëmijë e pleq të sëmurë…

Nga Gent STRAZIMIRI

Kanë 1 vit në çadra, në vapë e në shi, me fëmijë e pleq të sëmurë…

Në çadra kanë pritur vizitat për fëmijë të lindur e kryefamiljarë të vdekur…

Djepet e mbushura me fragmente tjegullash e trarësh, janë ende nën rrënoja…

Gra të rrudhura para kohe që qajnë me lot të hidhur, e burra që u dridhet mjekra e gëlltisin lotët e pafuqisë për të reaguar ndaj padrejtësisë…

Megjithëse ua kanë shpjeguar se, shtëpitë për të cilat ka 1 vit që BE ka dhënë paratë, do u ndërtohen menjëherë sapo të përfundojë “aeroporti i Kukësit”, “aeroporti i Vlorës”, apo sapo të paguhet kësti i fundit i inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës… përsëri qajnë…

… “s’e kuptojnë se ç’është zhvillimi”…
KAQ!

#25prill2021
#jepi_fund

Vjeshta e mbrame e poetit Ramadan Musliu

Nga Agron TUFA

VJESHTA E MBRAME E POETIT RAMADAN MUSLIU
(31 maj 1954 – 22 tetor 2020)

Ikja e papritur e Ramadan Musliut, poetit dhe kritikut të shënuar të letrave tona më goditi dhe mua, si shumëkënd tjetër besoj, që e ka çmuar letërsinë e tij, kontributin krijues e intelektual të Danit. Ai ishte një natyrë e urtë, sqimatare, një burrë jashtëzakonisht i këndshëm e i çiltër kur gjente kuvendues.

Kam mësuar shumë prej dijeve të tij në mes të viteve ’90. Përtej fjalëve dhe mpirjes që më pushton, dua t’ju sjell një pjesë nga ajo pavdekësi e poetit Ramadan Musliu, i cili gjatë gjithë karantinës së këtij viti na solli zërat e padekësisë me poetë nga gjithë kulturat.

E hidhur të mendosh se kjo paska qenë vjeshta e mbrame e poetit. Prandaj për vete dhe për miqtë e poezisë po sjellim një pjezës të tij, ku mendoj se harrimi nuk është i pushtetshëm: Poezitë. Dhe mendoj se mbijetesa e poetit s’ka ku provohet më mirë, përveçse në silabet e vargjeve të tij.

Lamtumirë Dan, poet e njeri fisnik!

METAMORFOZAT E VJESHTËS
Me gishtërinjtë prej kristali
dielli gdhend fytyrën e vet
në gjethet plastike të hardhisë.Fryma ime
ngjitet trungut
kah palca
për ta thithë rrëshirën e kësaj dite vjeshte
Ai lëng i ardhur në tetrapak
mbështjellë me cipë alumini
që ruan ujin të mos thartohet
nga fryma e borës
Frutat po piqen
dhe avulli me përtaci është shtrirë
nëpër gjithë sipërfaqen e sheshit
Thell në ne
si në një shporet të ndryshkur
nën dritën e llambës elektrike
zbardhet drama e ndërrimit natyral
të gjendjeve agregate të ajrit
Energjia e fshehur në asht
zgjohet dhe lëviz
zingjirin e ndryshkur
të metabolizmit
Ja tani po fillon me shumë lëngje
fotosinteza
në gjethin prej plastike
dhe ngjyra jonë
ndërron: kuq e zi
vetëm kuq e zi, vëlla
në gjethin që mbulon
pjesët e padiellosura të trupit.

VJESHTË E VONË
Si një petk i vjetruar plot arna
rri e varur vjeshta
në gozhdën e ndryshkur të stinës
E tund era
netëve me hënë
fëshfërin si celofan
me të cilin mbështjellë e kam
një medalon të harruar
Statujës metalike mbi komodinë
ia numron vitet
që mosha ia gdhendi
në boshtin e saj pa unaza
Këmishën varur ma ka
në akrepat e orës
që trupin tim e kërkon
nën hijen e zverdhur të lisit
Dhe pas pak nga ora
do të dalë qyqja të këndojë
këngën e ushtarit të vjetër
që fitoret gdhendur i ka
në dorëzën e fildishtë të shpatës.

PARALAJMËRIMI I DIMRIT
Kam frikë nga dimri
nga mumiet e ngrira të borës
që dalin natën
nga hijet e pemëve
nëpër rrugë. Një hap larg është vjeshta
nga hija e trashë e arrës
që shtrihet përtace nën gjethet e kalbura të kopshtit
që i mbulon fshehtësitë nën lëkurë
Mbase rrëkeja e parë e shiut
mnund ta shpërlajë atë gjurmë të thembrave
që shkon deri
deri te kanalin
buzë rruge
Ku e derdh kohën time të lirë. Diçka si acid
më është derdhur në gjuhë
dhe s’ më lë të më zërë gjumi
e t’i harroj
të gjithë rrathët e pagërvishura
në trungun tim të moshës.

BARDH E ZI
Na buzëqesh nga ekrani
na përshëndet
me dorën në zemër
me pjesën e brendshme të syrit
fotografon pamjen tonë
sipas teknikës bardh e zi
Për të kremtë
rri gju më gju me ne
dhe ngre dolli
për gjithë ata që s’ janë më
në mesin tonë
Të etur
na kalon
matanë lumit
Na prin në labirinth
dhe na merr për dore
kur shkojmë kryelart
nga humnera

———————-
Shënim:
———————

Ramadan Musliu, u lind në Beguncë të Vitisë, më 31 maj 1954.
Punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Viti. Më pas, për një periudhë të gjatë, në gazetën e përditshme “RILINDJA”.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar, u mor dhe me veprimtari politike në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës, u zgjodh deputet, në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Ka botuar pesë libra me studime dhe kritikë letrare:
“Mbindërtimi poetik”, 1990, Prishtinë;
“Konfiguracione narrative”, 1998, Tiranë;
“Estetikja e dallueshme”, 2005, Prishtinë;
“Ekskurs në letërsinë për fëmijë”,2000, Shkup
“Tangjenta letrare”,2012, Prishtinë

Si dhe, pesë librave me poezi:
“Parodia e trupit”, 1981, Prishtinë;
“Shqisa e gjashtë”, 1985, Prishtinë;
Pasqyra e të rrëfyerit”,1987, Prishtinë,
“Kënga e sibilave”, 1996 Tiranë,
“Në zemrën e gjërave”, 2004, Prishtinë

Buxheti 2021 ka në bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve, PD: 118 milionë euro për koncesione dhe PPP

• Lajmi i mirë për shqiptarët: Ky është buxheti i fundit i qeverisë Rama!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Ka dy lajme nga projektbuxheti i vitit 2021. Ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi i keq është se buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit në largim. Ndërkohë që lajmi i mirë është se ky është buxheti i fundit i kryeministrit në ikje.

Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se:
• Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%.
• Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %.
• Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare.

Ka vetëm një tregues i cili është në rritje. Është borxhi! Borxhi ka arritur në shifrën rekord të 97% . Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve.

Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8 vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.

Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi.

Ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike.

Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, ashtu siç shfaqet edhe në tabelën në ekranin pas meje, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve.

Gënjeshtra e paskrupullt se bizneset e vogla do të shpëtojnë nga taksat ndërkohë që u ngarkohet barra e pagesës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për pagën më të lartë minimale pohohet në buxhet nga vetë qeveria hipokrite e Edi Ramës.

Buxheti i shtetit ka të ardhura në rritje prej 25 mln eurosh që vijnë vetëm nga bizneset e vogla dhe nga të vetëpunësuarit.

Njëkohësisht bizneset e vogla do të kenë koston shtesë prej 2000 euro për të vendosur në punë projektin e fiskalizimit. Një projekt korruptiv që merr nga taksat e shqiptarëve 15 mln euro.

Qeveria që pretendon se do të rindërtojë vendin deri më tani ka dështuar që të mbajë fjalët e saj me buxhetin 2020 dhe me procesin e rindërtimit. Por e vërteta është se mbi 40% e prodhimit kombëtar janë kostot totale të PPP-ve që qeveria aktuale ka dhënë deri më sot.

Ndërkohë që përveç koncesioneve që shfaqen në tabelën që në këtë moment është në ekran, ka edhe 7 koncesione të tjera të cilat rifillojnë vitin e ardhshëm duke filluar me tunelin imagjinar të Llogorasë, duke vazhduar me koncesionin e Milot-Fier. Koncesione të cilat e dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe në një vit të vështirë, të goditur nga tërmeti por njëkohësisht edhe nga pandemia tregojnë se cili është interesi prioritar i Ramës, sigurisht jo qytetarët, sigurisht jo shqiptarët.

Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve, janë ata që bëjnë inceneratorët, janë ata të cilët edhe sot vazhdojnë dhe marrin pagesa përditë, ashtu sikurse tregohet me inceneratorin e Tiranës me kosto të fryra, të cilat vlera e të trejave shkon 20 milionë euro nga 11 milionë euro që ishte këtë vit.

Prandaj Shqipëria në prill 2021 do të votojë për të treguar se beson jo vetëm tek taksa e sheshtë, por beson tek një vizion ekonomik që ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve, rritjen e konsumit, hapjen e vendeve të reja të punës, tek një Shqipëri e cila punon ndershëm dhe taksohet ndershëm, për mundësi ku të gjithë ata e kanë bazuar jetën e tyre në punë, e për të gjithë ata që e kanë bazuar jetën e tyre në investim.

Më 25 prill Shqipëria do të votojë për të punuar dhe jo për t’u ridhënë me koncesion.

Jemi me fat se të paktën ky është buxheti i fundit i Edi Ramës.

8 edukatore dhe sanitare infektohen me Covid-19, mbyllet kopshti  

Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid. Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë dhe tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.

Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.

Po ashtu 6 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në këtë qytet, ku mes personave të infektuar është dhe drejtori i Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, dhe një mësuese në një shkollë private.

Me rastin e sotëm shkon në 21 numri i mësuesve aktiv vetëm në Elbasan. Lajm i mirë është fakti se  8 nxënësit e tamponuar të një gjimnazi në Elbasan kanë dalë të gjithë negativ. Pritet që klasa e mbyllur të rihapet ditën e hënë.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuarn 297 raste të reja me Covid dhe 4 humbje jete, duke e çuar numrin total të vik.timave që prej fillimit të pandemisë në 462.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

I vihet flaka makinës së punonjësit të Ujësjellësit, pak ditë më parë e rrahën…

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e natës tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Burimet e policisë bëjnë të ditur se, makina i përkiste  punonjësit të Ujësjellësit, Olsi Kafazi. Sipas burimeve dyshohet se zjarri që ië shtë vënë automjetit ka qenë i qëllimshëm.

Makina e cila është shkrumbuar plotësisht, ishte  tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.

Policia ende nuk ka një version zyrtar lidhur me ngjarjen. Automjeti mësohet se është shkrumbuar totalisht, ndërsa raportohet se pronari ka qenë punonjës i ujësjellësit.

Punonjësi i Ujësjellësit, Olsi Kafazi, pak ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona të cilët e  kishin rrahur.

Gjatë një prononcimi për Fax News, Kafazi ka theksuar se nuk i kishte njohur personat që e kishin dhunuar, duke shtuar se nuk ka dijeni nëse kanë lidhje me djegien e makinës.

“Para disa javësh më kanë rrahur, nuk i kam njohur personat. Kam qenë shtruar në spital për shkak të rrahjes, kam pas disa fraktura. Nuk e di nëse ka lidhje me djegien e makinës. Jam në komisariat, nuk mund të them dot asgjë pa qenë i sigurt. Nuk kam pas konflikte.”- ka thënë Kafazi.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe shkrimtari i njohur

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare shkrimtari i njohur dhe ish-deputeti Ramadan Musliu, raporton Gazeta Ekspress. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Ramadan Musliu u lind në Beguncë të Vitisë, më 31 maj 1954.

Punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Viti. Më pas, për një periudhë të gjatë, në gazetën e përditshme “RILINDJA”.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar, u mor dhe me veprimtari politike në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës, u zgjodh deputet, në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut: 1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.

2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”. 2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë; 1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë; 2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;

2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup; 2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;

1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik Autor i pesë librave me poezi:

1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë; 1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë; 1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë, 1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë, 2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.