25.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Denoncimi i fortë i mjekut: Qeveria nuk rrit numrin e testimeve për Covid-19 për shkak të koncensioneve

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vënë theksin te testimet që duhet të kryen për Covid-19, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston.

Sipas tij, OBSH dhe institucionet e tjera prestigjioze e kanë rekomanduar testimin si elementin më të rëndësishëm të strategjisë që në mars. Edhe një strukturë totalisht e paaftë si ministria dhe komiteti ynë tashmë besoj e kanë të qartë se testimi duhet.

“Vendet që testojnë janë të gjithë më të suksesshëm se vendet që nuk testojnë. Duke testuar, Gjeorgjia shmangu plotësisht valën e parë të epidemisë. Ende vazhdon të jetë në vendet më pak të prekura ndonëse ka fqinjë si Armenia, Azerbajxhani dhe Irani”, shkruan Dasho.

Postimi i mjekut Erion Dasho

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por do të sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën.

Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID.

OBSH dhe institucionet e tjera prestigjioze e kanë rekomanduar testimin si elementin më të rëndësishëm të strategjisë që në mars. Edhe një strukturë totalisht e paaftë si ministria dhe komiteti ynë tashmë besoj e kanë të qartë se testimi duhet.

Vendet që testojnë janë të gjithë më të suksesshëm se vendet që nuk testojnë. Duke testuar, Gjeorgjia shmangu plotësisht valën e parë të epidemisë. Ende vazhdon të jetë në vendet më pak të prekura ndonëse ka fqinjë si Armenia, Azerbajxhani dhe Irani.

Mundësitë teknike dhe financiare ekzistojnë. Prej muajsh, çmimi i testeve ka rënë në 10 deri 20 dollarë për tampon dhe çdo spital rajonal në Shqipëri i ka patur mundësitë të ngrejë një laborator PCR dhe të trajnojë stafin.

Atëherë pse Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve në Europë?

Një përgjigje mund të jetë:

PËR SHKAK TË KONÇESIONEVE!

Pikërisht në mes të pandemisë, ministria i dorëzoi konçesionarit rrjetin e laboratorëve shtetërorë. Tani asnjë spital (përfshi Nënë Terezën) nuk ka laborator. Ky paradoks që ndodh vetëm në Shqipëri është kritikuar edhe publikisht nga personalitete të njohur të mjeksisë sonë. Askush nuk i ka dëgjuar!

Në kushte emergjence një shtet serioz dhe i përgjegjshëm mobilizon burime private për interes publik. Shteti ynë bën të kundërtën: i jep privatit burimin më strategjik për kontrollin e COVID.

Pse?! Pse me kaq urgjencë?! Një kontratë që kishte 3-4 vjet pezull, pse duhej materializuar në momentin më të papërshtatshëm?!

E dyta! Pse nuk u kërkua nga konçesionari të shtonte gamën e testeve me tamponin për COVID? Qoftë edhe duke shtuar pagesën për të cilën është rënë dakord në marrëveshjen konçesionare!!!

Ndoshta privati nuk i ka patur aftësitë?! Jo! Të njëjtët operatorë privatë përflitet se janë edhe pas konçesionarit, edhe pas disa ofruesve privatë që e ofrojnë testimin për COVID me çmimin e kripur 100 EURO për test!!!

Pra, shqiptarët jetojnë në një shtet që me strategjinë e vet dritëshkurtër, e ka lënë qytetarin në mëshirën e virusit dhe të një tregu barbar që ofron një shërbim jetik me çmime spekulative!!!

Nga ana tjetër, sistemit publik i është vënë kazma.

Kaq për testimin sot! Do të vazhdoj me elementët e tjerë në ditët që vijnë…

 

Sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash

Nga Dorjan TELITI

Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.

I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.
👇video

https://www.facebook.com/DorTeliti/videos/1044402949335765

Çmimi i BE për gazetaren Lala, Basha: Dëshmi se krimi bleu votat, faktet janë aty, por drejtësia e kapur nga Rama nuk vepron

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përgëzuar gazetaren Klodiana Lala për çmimin e marrë nga Bashkimi Evropian për shkrimin që zbulon rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave.

Basha shkruan në Twitter se, pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, ky çmim për këtë shkrim është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i vitit 2017 ka ndodhur dhe se atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota.

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë”, shkruan Basha.

FOTO-FAKT, këshilltarja e Ahmetajt me urgjencë në zyrën e koncesioneve tek Financat për inceneratorët

Këshilltarja e minisrit të Rindërtimit, Alda Klosi është dërguar dy ditë më parë me urgjencë në zyrën e Drejtoreshës së koncesioneve në ministrinë e Financave, personi në foto lart, për të marrë të gjithë dokumentacionin e koncesioneve të inceneratorëve autor i së cilave është Ahmetj, i urdhëruar nga Rama.

Skandali I inceneratorëve ka trembur grupin kriminal të kapur në vjedhjen e 430 milionë eurove të kontratktuara për të shkuar nga duart e shqiptarëve në xhepat e Ramës, Ahmetajt dhe veglave të tyre E gjithë qeveria është ngritur në mbrojtje të kësaj afere gjigande korruptive, ndërsa mbahet nën presion SPAK për të mos lejuar që të hetojë.

Kjo foto është një provë tjetër e asaj që po ndodh Brenda qeverisë dhe ministrive ku të gjithë janë ngritur në këmbë për të zhdukur gjurmët e krimit. Kryetari I opozitës ka deklaruar dy ditë rradhazi se agjencitë partnere po bahskëpunojnë me PD dhe po ndjekin gjurmët e transaksioneve se ku kanë pëtfunduar milionat e vjedhura shqiptarëve.

Kreu i opozitës, Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të gjurmohen këto para.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se kjo paralizë totale e drejtësisë, edhe e drejtësisë së re dhe kjo vello censure që u është hedhur shumicës së mediave shqiptare për këtë aferë, komandohet vetëm dhe vetëm nga bashkimi i interesave mafioze të mafies së plehrave me interesat korruptive të Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurit, Lefter Kokës, Erion Veliajt dhe përfaqësuesve të mafies së plehrave në këto afera.

Kjo, është një arsye më shumë dhe një angazhim dhe për qeverinë e ardhshme, që në krye të listës së sfidave dhe problemeve me të cilat do të ballafaqohet vendi, shumë shpejt të jetë edhe ligji anti-mafia që prezantova këtu para jush dhe që t’i gjurmojmë paratë e tyre kudo ku i kanë, në Maltë apo në Qipro, në Singapor apo në Hong Kong.

Kudo ku i kanë fshehur paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe me ligjin që kemi propozuar t’ua gjurmojmë, t’ua sekuestrojmë, konfiskojmë dhe kthejmë këto para zotëve të tyre të vërtetë, që i kanë nxjerrë kacidhe pas kacidhe dhe nga xhepat e tyre që janë taksapaguesit e varfëruar shqiptar,” tha Basha.

Në lidhje me këtë çështje, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj u pyet nga Juli Krisafi në SYRI TV.
“A keni informacion për kompanitë offshore ku janë depozituar paratë,” pyeti moderatorja.
“E konfirmoj, por kaq”, tha Alibeaj. Sipas tij, shumë shpejt do të bëhen të ditura të tjera informacione.

PD shpërndan videon: Skuadra e Edi Ramës si grup i strukturuar kriminal

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur Ramës pasi ky i fundit sulmoi zgjedhjet për deputetë brenda PD-së. Salianji shkruan se Rama nuk ka bërë kurrë zgjedhje, por është imponuar me kriminelë, përdhunuesë dhe trafikantë.

Reagimi i Salianjit

As njeh dhe as nuk pranon zgjedhjet ai që zgjedhje kurrë nuk ka bërë!

Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjeshjet Partisë Socialiste!

Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

As njeh dhe as nuk pranon zgjedhjet ai që zgjedhje kurrë nuk ka bërë! Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjeshjet Partisë Socialiste! Ordineri u be modeli në politikën e Ramës! Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen. Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

Gepostet von Ervin Salianji am Mittwoch, 21. Oktober 2020

Taulanti dorëzon motrën tek inceneratorët

Edhe motra e Taulantit përfituese tek inceneratorët. Sikurse shikohet nga foto, motra e Taulant Ballës ka qenë sot organizuesja e takimit të Ramës tek inceneratorët. Motra e Taulantit ka një kompani organizmi eventesh të tilla dhe natyrisht ku është leku i madh nuk mund të mungojë as Taulanti me motrën.

Postimi i gazetarit Dritan Kaba
Te rinjte e Elbasanit ti TAO QYLI i le pa pune !
U kujdese te besh drejtora dhe pergjegjesa ata qe te sherbejne ty personalisht dhe jo partise Socialiste.

Sot motra jote taulant u kujdes qe cdo karrige te vendosur aty nga kompania e saj e cila sponsorizohet nga taksat e shqiptareve ,te mbusheshin plot dhe me detyrim nga administrata e institucioneve, te cilet ju i shitet si deputetet e se ardhmes.
Jo Taulant ato s’duan te behen deputete ,jane aty te detyruar per te ruajtur vendin e punes.

ps: Ne foto motra e Taulantit e maskuar ne vendin e krimit duke rregulluar karriget.

Humb jetën vullnetari që iu nënshtrua vaksinës anti-Covid

Vullnetari që iu nënshtrua vaksinës ndaj Covidit, të prodhuar nga kompania AstraZeneca ka ndërruar jetë në Brazil. Vaksina po studiohej nga Universiteti Oxford në Britani ndërsa autoriteti shëndetësor i Brazilit tha se provat do të vazhdojnë.

Universiteti i Oksfordit tha se ka vlerësuar me kujdes çështjen në Brazil dhe nuk ka pasur shqetësime në lidhje me testimin e vaksinës.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA ka ende një provë klinike nga AstraZeneca që pritet të marrë një përgjigje.

Kompania njoftoi më 8 shtator se gjykimi i saj ishte lënë në pritje për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme në një pacient në Mbretërinë e Bashkuar. Pacienti besohet të ketë zhvilluar inflamacion të palcës kurrizore, i njohur si mielit transversal, por nuk dihet nëse është personi që ndërroi jetë.

Inceneratorët/ Alibeaj: Në mos sot, nesër këto letra janë të depozituara në SPAK dhe kush nuk vepron do të mbajë përgjegjësi

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV. Ai komentoi aferën e inceneratorëve. Alibeaj tha se nuk kanë besim te SPAK.

“Ne kemi çuar tre padi për këtë çështje në SPAK. Kjo çështje është nga skandalet më të më të mëdha të kësaj qeverie. Kjo pasi edhe në të ardhmen do të zhvaten paratë e shqiptarëve.

Qëndrimin për sistemin e drejtësisë e kemi bërë të qartë. Ky sistem është qartësisht i kapur. Nëse më pyet a jam besimplotë te SPAK, mund të them jo. Them jo për faktin se ky është ndër testet e para. Testi i parë ishte korrupsioni elektoral,” tha Alibeaj, duke theksuar se testi i dosjeve elektoral tregoi dështimin e SPAK.

I pyetur se përse vazhdojnë t’i çojnë dosjet në SPAK, ai tha se po testohet ky institucion.

“Ne do të vazhdojmë t’i çojmë dosjet për çfarëdolloj skandali. Për një arsye të thjeshtë: duhet t’i çojmë sepse kjo është rruga më e qartë, edhe si kulturë politike. Në mos sot, nesër, këto letra janë të depozituara në SPAK dhe kush nuk vepron do të mbajë përgjegjësi.

Ne jemi skeptikë që në fillim, por është mirë që ta testojmë SPAK për të mos i lënë askujt alibi që përse nuk i shkuam drejtësisë. Ky është testi i vërtetë i SPAK, nëse ka dhëmbë për të kafshuar të fuqishmit,” tha Alibeaj, duke theksuar se bëhet fjalë për 500 milionë euro vjedhje.

Kush e ka radhën ta përdorë Erion Veliaj?

Nga Bardhyl LONDO

Une televizionet pothuajse nuk i ndjek sepse e di cfare do te thone. Por nga fb mesoj se ai perdor emra te njohur publike per t’i perdorur.

E njoh shume mire kete praktike: atij nuk i mjafton puna qe ka bere dhe s’ka si t’i mjaftoje dhe perdor emra qe mund te kene nje fare ndikimi ne publik. Kete e kuptoj. Por nuk kuptjoj gjene tjeter: si ka mundesi qe keta personalitete pranohen te keqperdoren?

A jane te perdorshem per cdo pushtet politik apo nuk iu mjafton emri i tyre? Pas shperdorimit qe beri me artiste te shquar te Teatrit kur e prishi, ai po vazhdon me emra te tjere.

Lexova kohet e fundit emrat e Eli Fares, Artiola Toskes,Redi Jupit dhe u trishtova shume. Me sa duket keta ndiejne mungesa ne personalitetin e tyre dhe ndiejne nevojen e mbeshtetjes politike.

A kemi te bejme me nje shperdorim te personalitetit politik apo me nje skllaveri politike?

Nuk e di, nuk e di veç shija ime eshte shume e hidhur.

Përlahen 368 mijë vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë, punonjësi e konfirmon: Nuk ka për momentin, presim…

Më datë 6 tetor në Komisionin e Shëndetësisë, Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se janë blerë 368 mijë vaksina për të përballuar situatën gjatë periudhës vjeshtë-dimër.

“Do të vijojë vaksinimi i grupeve të riskuara. Janë 368 mijë vaksina të cilat janë blerë për tu ofruar falas”, thoshte Manastirliu.

Por ku shkuan këto vaksina? Pas vetëm një jave aplikim në grupet e riskut, vaksinat duket se janë zhdukur nga qarkullimi. Nëpër qendra shëndetësore ka mungesë të tyre prej më shumë se një jave, ndërkohë qe ende nuk dihet se kur mund të mbërrijnë. Ndërsa personave që nuk hyjnë në grupet e riskut, u duhet t’i blejnë privatisht këto vaksina, pasi qendrat shëndetësore nuk i ofrojnë. Në redaksinë e Fax Neës ka mbërritur kjo video, ku punonjës të qendrës shëndetësore, pohojnë se nuk ka vaksina.

“Nuk ka për momentin. Kishte por nuk ka më. Ka pasur fluks, kanë marrë ata që kanë pasur më shumë nevojë. Për momentin nuk ka. Bisedon me mjekun e familjes të të japë vërtetim dhe kur të marrim ne në telefon”, thotë punonjësi.

Pasi u pyet se kur mund të vijnë vaksinat e tjera, nuk dha një përgjigje konkrete por sqaroi: “Presim. Kur të vijmë ju marrim në telefon.”

Sipas mjekëve periudha më e rekomandueshme dhe e përshtatshme për aplikimin e vaksinës është gjatë muajve shtator-tetor. Megjithëse pak ditë kanë mbetur nga përfundimi i muajit tetor, këto vaksina janë në mungesë, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim për sqarimin e situatës.