25.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Kryeministri italian strategji ndryshe ndaj Covid-19: Jo izolim, duhet shmangur!

Italia është një nga shtetet e shumta europiane që është duke u përballur me një shtim të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm një ditë më parë, u raportuan mbi 10 mijë të infektuar dhe 55 persona humbën jetën.

Për situatën aktuale dhe atë që pritet të ndodhë ka folur kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili është shprehur se rikthimi i izolimit duhet të shmanget.

Nuk them që vala aktuale është më pak e rrezikshme, por ne kemi punuar. Ne duhet ta përballojmë këtë valë me një strategji të re, ndryshe, në të cilën nuk parashikohet më një izolim”, u shpreh Conte.

Kryeministri italian shtoi se BE po financon për të garantuar miliona vaksina. “Për vaksinat është bërë një investim i madh. Disa grupe parashikojnë rezultatet deri në fund të nëntorit ose dhjetorit.

Ne mund të kemi 200 ose 300 milionë vaksina shumë shpejt. Ne do të jemi në gjendje të reagojmë ndaj koronavirusit me anë të vaksinave. Gjithashtu, jemi duke u kujdesur të sigurojmë vaksina edhe për vendet më në vështirësi”, tha Conte.

Strategjia e Ramës për të vjedhur votat/ Drejtorë dhe njerëz në kërkim në komisionet zgjedhore  

Nga një hulumtim i gazetës MAPO rezulton se në 90 KZAZ në të gjithë vendin anëtarët e emëruar nga PS në pjesën dërrmuese të tyre, 203 persona janë të angazhuar në administratë, prej të cilëve 117 janë drejtorë. Bien në sy emra që janë vënë nën akuzë ose janë shkarkuar për abuzim me detyrën, si rasti i Klodjan Gradecit, drejtori i AKBN, por dhe të tjerë. Gardianë të pushtetit janë dhe biznesmenë që rezultojnë se fitojnë të gjithë tenderat në qytetet e tyre, apo që operojnë në Tiranë por figurojnë si kryetarë të degëve të PS-së në jug. 

Nga kërkimi ynë rezultoi se për 90 KZAZ në të gjithë vendin, në qershorin e vitit 2017, janë angazhuar 203 persona të administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Të paktën ky del nga rezultatet e kërkimit online, po nuk përjashtohet mundësia që për shumë të tjerë të mos ketë të dhëna.

Nga këta 113 rezultonin drejtorë të të gjitha niveleve. Hipoteka, kadastra, shërbimi i patentave, shërbimi i provës, drejtoritë arsimore, ata të shëndetësisë, OSHEE, AKBN, shërbimi social, drejtorë të Bashkive në të gjitha nivelet e kështu me radhë. Duket sikur kemi të bëjmë me një garë se kush e kush të japë kontributin për partinë në zgjedhje, dhe jo si zyrtarë të shtetit që janë emëruar në ato poste për t’i shërbyer publikut. Por le të japim disa fakte

Akuzat

Në vitin 2018, ish-drejtori i Hipotekave në Shkodër Zamir Leka, do të shkarkohej dhe do vihej në arrest nga ana e prokurorisë për abuzim me detyrën. Nuk kishte vetëm një javë që ishte emëruar në këtë detyrë. Egla Mirashi, drejtoreshës së Patentave Shkodër në vitin 2020, do i vihej eksploziv në makinë. Të dy këta drejtorë të lartë figurojnë anëtarë të KZAZ numër 2 në Shkodër.

Valbona Tula, drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër (sot drejtoreshë e shërbimit social) e akuzuar në media për punësime partiake, e shkarkuar nga kjo detyrë po nga një ministër socialist, figuron si nënkryetare e KZAZ 4 po në këtë qytet. Gjithsej për qarkun Shkodër figurojnë 8 drejtorë të lartë të të gjitha niveleve. Por nuk mbaron me kaq. Kohët e fundit në AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) plasi një skandal. Drejtori Klodjan Gradeci, rezultonte i implikuar në një aferë rreth 1.3 milion euro. Ky person rezulton si kryetar i KZAZ numër 9 në zgjedhjet e vitit 2017. Sot ai është në kërkim nga drejtësia, dhe mendohet se është arratisur drejt Turqisë.

Denoncimi u krye fillimisht nga Albpetrol, por u mbështet dhe nga një kompani amerikane e cila iu drejtua FBI-së. Po ashtu në Durrës, në KZAZ numër 25 të Shijakut, kryetari i saj Dorjan Gollaj, zyrtar i ZRPP Durrës, dhe Sekretar i PS Durrës do arrestohej nën akuzën e tjetërsimit të një sipërfaqeje prej 68 mijë metra katrorë në Kepin e Rodonit në tetor të vitit 2019. Bashkë me të në hetim do futej dhe Edlira Nova, drejtoresha e Hipotekës, që rezulton kryetare e KZAZ dy vjet më pas në zgjedhjet e vitit 2019. Më tej Dorjan Gollaj, do emërohej dy muaj pas skandalit si bashkëkryetar i Degës së PS Shijak me vendim të Edi Ramës.

Në po këtë KZAZ pra në Shijak, në zgjedhjet e atij viti është emëruar dhe Shpresa Domi e dënuar më parë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentash, por sot rezulton e emëruar nga Elton Arbana (dhe ky pjesë e dosjes 339 të manipulimit të votave), Kryetari i Bashkisë Shijak si nënkryetare Bashkie. Në Vlorë, një person i akuzuar nga Erjon Braçe në vitin 2016, si i dënuar për trafik droge rezulton si zëvendëskryetar KZAZ Himarë. Bëhet fjalë për Ilia Gjicalin, i dënuar në vitin 2007 për moskallëzim krimi në lidhje me një ngarkesë droge.

Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Erjon Braçe, pasi Kokëdhima kërkonte ta fuste në garën për kreun e PS së Himarës. Por kjo nuk e pengoi që Gjiçali të ishte përfaqësues i PS në KZAZ e Himarës. Gjithashtu në Vlorë, në KZAZ figuron si anëtare dhe Olta Ganaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës së këtij qyteti e denoncuar për abuzim me detyrën nga emisioni “Stop”. E shkarkuar së bashku me pesë punonjëse që keqtrajtonin fëmijët, por sot është drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik të Vlorës.

Biznesmenë

Në listën e KZAZ-ve nuk mungojnë as biznesmenë. Kështu për shembull në Vlorë, në KZAZ 83 kryetare është L.G, aksionere në firmën e bashkëshortit që merr thuajse të gjithë tenderat për veshmbathje dhe ushqime në qytetin bregdetar. Open Data Albania konkludon se vetëm gjatë periudhës 2015-2018 kompania e saj ka përfituar rreth 1 milion dollarë tendera. Shumë prej tyre dhe nga Shtëpia e Fëmijës. Rast tipik i përfshirjes është dhe ai i kryetarit të PS-së Dropull, Kosta Garo, nënkryetar në KZAZ-në e Jergucatit. Sipas Open Data Albania, Garo është president i një firme me seli në Tiranë, që merret kryesisht me mallra importi. Firma e Garos, është hapur në zgjedhjet e vitit 2017. Ky person mbahet mend për një incident që shkaktoi me deputetin Vangjel Tavo ditën e votimit.

Shpërndarja

Por këta janë vetëm një pjesë e armatës që përdoren në zgjedhje. Këtu nuk kemi folur për komisionet e qendrave të votimit, të cilat në të gjithë vendin janë rreth 5600 të tilla. Dhe ato gëlojnë me drejtorë, inspektorë tatimesh, drejtorë shkollash etj., të cilët detyrë primare kanë identifikimin e zgjedhësve.

Nuk folëm për këshilltarët e ministrive apo kuvendit të angazhuar nëpër KZAZ. Nuk folëm qark më qark e bashki më bashki, duke respektuar në një farë mënyrë dhe të drejtën e tyre për të patur bindjen politike. Por gjatë hulumtimit tonë, ndeshëm në jo pak raste dhe me drejtorë apo inspektorë të hetimit tatimor që jo në pak raste përdoret dhe formë presioni ndaj atyre votuesve që kanë ndonjë aktivitet dhe ushqejnë familjen.

Këta më tej mbështeten nga “çunat problematikë”, apo shefat e tyre që drejtojnë nga qendra. Nga armata tjetër e shefave që lajmërojnë vartësit me telefona për të dalë në votime, nga sekserët që shkojnë me paratë derë më derë për të blerë karta e vota. Një skemë e mirorganizuar, që duke mbledhur pazëllat në të gjithë vendin çon në manipulim masiv të votave, siç edhe ndodhi në zgjedhjet e kaluara. Ndoshta Kryeministri këtë ka ndërmend kur kërkon 800 mijë vota më 25 prill. Rrugë tjetër për t’i gjetur ato nuk ka./MAPO

Shpërndarja sipas qarqeve e administratës nëpër KZAZ dhe drejtorët e lartë

Projekti “Basha” për mbetjet do kushtonte 12 euro/toni, ai i Rama-Veliaj, 29 euro/toni

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se trajtimi i mbetjeve me kontenierë nën tokë, siç ishte parashikuar kur Tiranën e drejtonte ai, do të kushtonte vetëm 12 euro për ton, kurse sot sipas aferës Rama-Ahmetaj –Veliaj kushton 29 euro për ton dhe pikërisht kjo kosto është arsyeja pse Rama me Veliajn e bllokuan studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore me 12 euro përpunimi.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp për akuzat që hodhi dje kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj tij dhe familjarëve të tij, Basha tha se e ka gati padinë e tretë për ta dërguar në prokurori për këto gënjeshtra, që të hënën.

Z. Basha, kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka hedhur akuza ndaj jush dhe thotë se e keni “shitur” Astirin për makinë dhe pushime dhe i pushuat akuzat për oligarkët pasi morët vilat në Lalz dhe në Rolling Hills dhe ka hallin e pazarit të prishur të kunatit me kompaninë. A keni ju një kundërpërgjigje për z. Veliaj?

Basha: Për të tri gënjeshtrat e vemjes, që bëhen për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi penale në prokurori. Pra, si për gënjeshtrën për vilat, si për gënjeshtrën për makinat është dorëzuar padia dhe ju informojë që të hënën dorëzohet padia tjetër për shpifjen dhe gënjeshtrën që ka bërë në raport me inceneratorët.

Tani, për sa i përket inceneratorëve, ky është studimi i bërë nga Banka Botërore dhe bashkia e Tiranës, që bënte të mundur që brenda një viti nga fillimi i punës, kontenierët e plehrave të futeshin nën tokë brenda Unazës së Vogël; brenda tre vitesh të futeshin nën tokë në të gjithë bashkinë e Tiranës dhe trajtimi i tyre në Sharrë të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që e bën ky hajduti bashkë me hajdutët e tjerë.

Këto janë shifrat që kishte përgatitur Banka Botërore dhe me çfarë çmimi po e bëjnë hajdutët Rama, Veliaj dhe Ahmetaj.
Unë e di që i kanë kapur disa media prej fyti po shumë shpejt do të përballen dhe në prokuri dhe në gjykatë.

Ky studim që u bllokua, po të vihej në punë, qytetarët e Tiranës do të kishin trajtim me kontenierë nën tokë, ndërsa kostoja e përpunimit të tyre do të ishte 12 euro, krahasuar me 29 euro. Këtu keni edhe arsyen pse bllokuan studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore!”

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur

Klubi i Shkumbinit në zi. Është ndarë sot nga jeta, një ndër figurat më të spikatura sportive të qytetit të vogël të Peqinit, Naim Gripshi.

Gripshi ka kontribuar për ekipin e Shkumbinit rreth viteve ’70, ku ka luajtur si mbrojtës. Pas një dëmtimi të rëndë u detyrua ta linte sportin shpejt.

Mirëpo kjo gjë nuk e ndan atë prej futbollit. Profesor Naimi ishte promotori i hapjes së klasave sportive dhe një trajner tepër i përkushtuar i moshave. Prej tij kanë dalë lojtarë si trajneri aktual Magani, Branica, Tosku, Nexha, Isai, etj.

Basha: Plani që ka një grup i strukturuar kriminal me përhapjen e pandemisë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se arsyeja e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është mungesa e testimeve.

Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk po jep buxhet të mjaftueshëm për sistemin shëndetësor në vend si dhe nuk i ka ofruar asnjë ndihmë të prekurve me COVID-19.

“Dy krizat janë kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Kam marrë me qindra, mijëra sms gjatë këtyre ditëve nga qytetarët, të cilët thonë se “pse lodhesh, ai s’ka bërë gjë për këto 8 vite, s’do bëjë gjë më”. Unë dua t’u them se nuk do të lodhëm duke përsëritur kërkesën që shtetit shqiptar t’u kthejë qytetarëve shqiptarë paratë e taksave të tyre në formë mbështetje që kanë sot nevojë.

Sot qytetarët që kanë nevojë për testin e covid, s’e bëjnë dot. Qindra të tjerë s’kanë mundësi q të marrim mjekimin e duhur. S’kanë mundësi financiare për kurimin ndaj covid-it. Mijëra qytetarë nuk i sigurojnë dot shportën ushqimore, ata presin ndihmë nga shteti. 1/3 shqiptarë nuk e përballojnë dot jetesën.

Shumica e bizneseve janë në prag falimentimi. Nuk do të lodhem duke përsëritur që shtetit shqiptar të kryejë detyrimin ndaj shqiptarëve dhe të vërë në lëvizje këto fonde. Siç e bëri të ditur dhe zëri i Amerikës, se numri i testimeve ka rënë, është rritur numri i të infektuarve.

Asnjë medikament që jepet për të trajtuar COVID-in nuk rimbursohet. Mosrimbursimi i ilaçeve në këto kushte është i pafalshëm. Kjo është çështje jete, çështje shëndeti. Kemi 2 javë e gjysmë që kërkojmë që sistemi i shëndetësisë të vihet në alert të plotë, por nga kulluqet e zyrave bëjnë propagandë. Sot që flasim buxheti i sistemit të shëndetësisë vijon të jetë sa gjysma e buxhetit të shëndetësisë në Maqedoni. Paratë po përpihen nga aferat korruptive.”, tha Basha.

“Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.

“Vetëm e vdekur do të dal nga këtu”/ Gratë e Ballshit në grevën e urisë i thirrje Ramës: Si nuk i vjen zor, ju hodh në fyt…

Gratë që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve të Ballshit në grevën e urisë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara ndaj qeverisë. Ato deklarojnë se vetëm të vdekura do të dalin që aty, pasi po kërkojnë të drejtën e tyrë.

Më tej ato janë shprehur se kërkojnë djerësën e tyre sakaq kanë shtuar se edhe kushtet e punës ku kanë punuar më parë kanë qenë katastrofike.

“Do të rrimë në grevë urie deri sa problemet tona të marrin zgjidhje. Nuk ka kthim mbrapoa. Kemi 26 paga pa marrë. Kemi kaluar stres, se nuk kemi mundësi tjetër. Asnjë njeri nuk na ndihmon ne. I bëjmë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje një orë e më parë. Vetëm e vdekur dal unë që këtu, duam pagat, për bukën e gojës. Nuk kemi shtet nuk kemi drejtësi. Ku do të vemi në të kërkojmë të drejtën. Bëjnë vetëm hajdutllëk. Si nuk i vjen zor, i shkoi gazetarit në fyt edhe kryeministër”, thanë gratë.

Biznesmeni Dhima përmend emrin e Blushit në polici: Pas këtij kërcënimi fshihet ish-deputeti socialist

Është ende pa autor sulmi ndaj biznesmenit, Andon Dhima, edhe 24 orë pas denoncimit të tij në polici.

Në dëshminë-denoncim e dhënë nga Dhima, thuhet se dy persona ende të paidentifikuar e kanë ndjekur deri në hyrjen e pallatit ku ai banon dhe e kanë kërcënuar.
Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në orën 00.40 minuta këtë të premte dhe menjëherë pas saj biznesmeni ka shkuar në komisariatin numër 2 në kryeqytet, ku ka rrëfyer për ngjarjen dhe konflikte të vjetra që ka pasur.

Ai ka pohuar se ishte duke shkuar për në banesën e tij, teksa dy persona, të rinj në moshë, e kanë ndjekur prej disa minutash, por ka deklaruar se asnjërin prej tyre nuk e njihte.

Në dëshminë e Dhimës thuhet gjithashtu se pranë hyrjes së pallatit, njëri nga djemtë ka futur dorën në xhep duke pretenduar se mbante një pistoletë.

“Biznesmeni i ka treguar policisë se pas këtij kërcënimi mund të fshihet ishdeputeti socialist, Ben Blushi, me të cilin pranon se ka një konflikt të hapur”, raporton ABC News.

Zyrtarisht, policia deklaron se, është duke punuar për të identifikuar autorët, si dhe po heton mbi bazën e denoncimitm për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjes. Për këtë janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë por aktualisht ende nuk ka gjurmë nga dy autorët e kërcënimit.

Më herët CNA.al ka botuar një letër e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë në të cilën denoncohet ish-deputeti Blushi, se nuk i ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por edhe për një borxh 100 mijë euro të marra në emër të të vëllait, të cilat refuzon që t’ia kthejë.

Plani “Basha” për të gjurmuar paratë që u janë vjedhur shqiptarëve me koncesionet

Z.Basha ju thoni se do të anuloni koncensionet korruptive me ardhjen në pushtet? Por a e keni menduar mënyrën se si do t’i anuloni këto koncensione, sepse çdo prishje kontrate mund të ketë kosto në paratë e shtetit?

Basha: Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin dhe në thyerje të ligjit, çdo kontratë e lidhur në kushtet e korrupsionit, është e pavlefshme me efekt prapaveprues.

Ne kemi një plan të detajuar të cilin e kemi bërë prezent para shumë kohësh dhe brenda javës së ardhshme do ta shpalosim hap pas hapi, që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të bëjë shqyrtimin e çdo kontrate korruptive, tek kriteret që do të ndiqen për çdo kontratë korruptive dhe deri tek mekanizmi i anulimit, i vënies para përgjegjësisë së autorëve dhe ndjekjes së parave të marra nga paratë e shqiptarëve kudo që ato të jenë.

Reagimi i fortë, Prokuroria italiane: Pas aferës së inceneratorëve qëndron organizata mafioze Ndragheta

Kryetari i opozitës, Basha ka denoncuar aferën më të mdhe korruptive të dekadës atë të inceneratorëve duke denoncuar publikisht për të parën herë se pas kësaj afere qëndron organizata mafioze e Ndrghetas.Basha i është referuar në këtë denoncim qëndrimit të Prokurorisë itliane.

Në komunikimin e përditshëm me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nëse do të vijojë edhe javën e ardhshme me konferenca apo do të ketë një skenar të dytë.

Lidhur me këtë, Basha theksoi se “Ditën që opozita të ketë më shumë se fjalën, nuk është më opozitë, por qeveri. Këtë që ka propozuar si plan, nesër do ta bëjë realitet.

Sot detyra ime është të grisë propagandën qeveritare dhe t’iu tregojë shqiptarëve se ka një rrugëdalje, dhe të ushtrojë presionin për të hedhur poshtë gënjeshtrat e qeverisë”.

Pyetje: A do të kemi gati drejtuesit e qarqeve të PD, kur do të dalin emrat e tyre?
Basha: Puna në terren nuk ka ndaluar për asnjë sekondë të vetme dhe cdo hap që do të hidhet do të jetë publik dhe transparent. Në cdo bashki e qark të Shqipërisë sot PD dhe drejtuesit e saj janë në një ritëm 100%. Pra, janë në një angazhim maksimal dhe ky është një realitet që ka nisur prej qershorit. E sigurisht që do të vazhdojë me të gjithë hapat, duke përfshirë dhe drejtuesit e qarqeve, me të gjitha strukturat që do të angazhohen maksimalisht.

Basha: Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale! Padi në prokurori për të tre gënjeshtrat e vemjes dhe shefit të tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se, inceneratorët janë aferë e pastër kriminale, pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!

“Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se, për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij është dorëzuar padi në prokurori.

Zoti Basha ju thoni se do të anuloni koncensionet korruptive me ardhjen në pushtet? Por a e keni menduar mënyrën se si do t’i anuloni këto koncensione, sepse çdo prishje kontrate mund të ketë kosto në paratë e shtetit?

Basha: Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin dhe në thyerje të ligjit, çdo kontratë e lidhur në kushtet e korrupsionit, është e pavlefshme me efekt prapaveprues.

Ne kemi një plan të detajuar të cilin e kemi bërë prezent para shumë kohësh dhe brenda javës së ardhshme do ta shpalosim hap pas hapi, që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të bëjë shqyrtimin e çdo kontrate korruptive, tek kriteret që do të ndiqen për çdo kontratë korruptive dhe deri tek mekanizmi i anulimit, i vënies para përgjegjësisë së autorëve dhe ndjekjes së parave të marra nga paratë e shqiptarëve kudo që ato të jenë.