26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Video e atentatit ndaj biznesmenit/ Berisha pralajmëron is-deputetin e PS: Arben Malavita do përgjigjesh personalisht

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të videos së atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Sipas medieve, ky i fundit ka denoncuar se ka konflikt me ish-deputetin e PS, gazetarin Ben Blushi.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Breaking Neës!

Tronditëse!

Video ekskluzive e atentatit mafioz ndaj biznesmenit Andon Dhima pasi ai denoncoi në narkoprokurori dhe ambasadën e SHBA Arben Malavitën për moskthimin e borxhit prej 100000€ nga ky i fundit. Ndërkohë biznesmeni Dhima dhe fëmijët e tij kanë denoncuar në polici se kanë konflikt të hapur vetëm me Arben Malavitën.

Andon Dhimën e shpëtoi ashensori, me saktë e vajza e tij që mbajti ashensorin gjeri sa hynë të dy pa ardhur vrasësit e tij.

Duke dënuar si një krim të shëmtuar shtetëror, i them me këtë rast Arben Malavites kthe urgjentisht paratë se për çdo akt ndaj Andon Dhimës do përgjigjesh personalisht.

Breaking News!Tronditese!Video ekskluzive e atentatit mafioz ndaj biznesmenit Andon Dhima pasi ai denoncoi ne narkoprokurori dhe ambasaden e SHBA Arben Malaviten per mos kthimin e borxhit pre 100000€ nga ky i fundit. Nderkohe biznesmeni Dhima dhe femijet e tij kane denoncuar ne polici se kne konflikt te hapur vetem me Arben Malaviten.Andon Dhimen e shpetoi ashensori, me sakte e vajza e tij qe mbajti ashensorin gjer sa hyne te dy pa ardhur vrasesit e tij. Duke denuar si nje krim te shemtuar shteteror i them me kete rast Arben Malvites kthe urgjentisht parate se per çdo akt ndaj Andon Dhimes do pergjigjesh personalisht. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 17. Oktober 2020

Krijohet dega e PD në Genova të Italisë

Sot, më shume se 30 firmëtarë u mblodhën në Genova dhe themeluan “Partinë Demokratike Shqipërisë, Liguria”. Në mbledhë u propozua dhe u votua me plebishit kryetar Alban Daci. Të pranishmit protestuan kunër qeverisë Rama me thirrjet “Rama IK”.

Ish-drejtori i ERE: Energjia e inceneratorëve është shumë e shtrenjtë, sjell pasoja te konsumatorët, shifra qesharake që ka prodhuar Elbasani

Eduart Elezi, ish drejtor juridik në ERE ka dhënë një intervistë për Fax News, në kulmin e debateve për inceneratorët në vendin tonë, ku janë përfshirë në akuza qeveria dhe opozita.

Elezi u shpreh se energjia që mund të prodhojnë inceneratorët është e papërfillshme, dhe nëse ajo do të hidhej në treg, do të rriste çmimin tek qytetarët, që nga njëra anë paguajnë djegien e mbetjeve, dhe nga ana tjetër blejnë energjinë.

Elezi tha më tej se për momentin në vendin tonë, ligji i ERE-s nuk e parashikon vendosjen e çmimit të energjisë, nga burime jo të rinovueshme siç janë dhe inceneratorët.

“Inceneratorët janë një fushë e energjisë jo të rinovueshme, dhe kërkohet një kontratë afatgjatë për shitjen e saj, me një kosto më të madhe për konsumatorin fundor. Është një energji me kosto të shtrenjtë, këto inceneratorë mund ta shesin energjinë dhe në tregun e lirë, por kostot janë të mëdha.

Siç janë të vëerifikueshme, si psh inceneratori i Elbasanit, sasia e energjisë që është prodhuar atje është mospërfillëse, njësoj sa konsumon në një muaj një familje, që janë 900 Wat, prej fillimit. Praktikisht nuk ka prodhuar energji elektrike fare.

Për të përcaktuar çmimet e energjisë elektrike, ERE ka korporatën publike të KESH, dhe energjitë nga HEC-et, inceneratorët nuk parashikohen në këtë pjesë. Duhet të ketë një rishikim ligjor, që të mund ta bëjë këtë. Edhe nëse ERE investohet për të nxjerrë një tarifë, duhet të ketë parasysh që çmimet e kësaj energjie janë shumë të shtrenjta, do të thotë që ia faturon koston konsumatorit fundor.

Është që ti të paguash dy herë si qytetar, njëherë për mbetjen, dhe njëherë tjetër për energjinë që do të ketë kosto shumë të lartë. Energjia që mund të nxjerrin inceneratorët është shumë e papërfillshme, në krahasim me atë që konsumojnë qytetarët apo bizneset.

Nëse këta lihen në tregun e lirë, kjo padyshim që mund të sillte shtrenjtim të çmimit që shkon te konsumatorët. Komunikimi i ditëve të fundit, kishte sfond pòlitik, pasi përdorimi i këtyre inceneratorëve për energji, shkakton vetëm problematika, dhe nuk sjellin realisht dobi”, u shpreh Elezi.

Maska-rallëk

Nga Erion DASHO

Në se deri tani Ministria dhe Komiteti mund të fajësonin paditurinë dhe paaftësinë për menaxhimin skandaloz të epidemisë së COVID-it, ky justifikim nuk pi më ujë.

Vendimi për mbajtjen e maskës në publik, si dhe pretendimi se kjo masë do të ulë me 60% transmetimin e SARS-CoV-2 dhe do të mundësojë kontrollin e epidemisë, flet për një përpjekje të qartë për të manipuluar opinionin publik dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha që lidhen me përgjigjen shqiptare ndaj COVID-19.

Le t’i analizojmë me radhë:

Së pari, maska artizanale që përdoret rëndom nga qytetarët shqiptarë nuk ofron kursesi një mbrojtje prej 60%. Efekti i saj mbrojtës luhatet midis 10%, 20% dhe 30% edhe kur përdoret si duhet (lahet rregullisht, përdoren disa maska në ditë, mbulon plotësisht gojën e hundën, etj.)

Për të arritur një mbrojtje të përshtatshme duhet të përdoren maska kirurgjikale të cilat ofrojnë mbrojtje rreth 95% në dalje (pra mbrojnë mjedisin nga personi i infektuar), apo ato të standarteve FFP të cilat mbrojnë edhe në hyrje edhe në dalje. Problemi është se këto maska janë njëpërdorimëshe. As buxheti i familjeve shqiptare nuk e mundëson blerjen e përditshme të tyre dhe as logjistika e tregut shqiptar nuk mundëson furnizimin e tyre në sasinë e duhur.

Së dyti, argumenti që ofrohet se vendosja e maskave është bërë e detyrueshme në shumë vende europiane është mashtrim. Unë jetoj në një vend europian dhe askush nuk të detyron t’a mbash maskën në rrugë.

Në transportin publik dhe mjedise tregëtimi të mbyllura, po! Në momente shpërthimesh (kur numri i rasteve kalon pragun) qytete apo edhe lagje të caktuara vendosin përdorimin e maskave edhe në rrugë me afate dhe tregues të qartë se kur nis dhe kur përfundon ky detyrim.Mbi të gjitha, këto shtete nuk i kanë varur fatet e kontrollit të epidemisë vetëm tek maskat apo mbulesat prej lecke! Ato testojnë, gjurmojnë dhe trajtojnë sikundër rekomandon OBSH-ja.

Para se të marin vendime për mbajtje maskash, kufizim lëvizjesh, apo kufizim të drejtash në përgjithësi, këto vende testojnë masivisht dhe njohin në detaje situatën epidemiologjike. Shqipëria që nuk teston, nuk ka se si ta njohë këtë situatë dhe, për pasojë, çdo masë merret dhe aplikohet qesim.

Së treti, propozimi dhe zbatimi me bujë i një mase që ka ngjallur kaq shumë kundërthënie është mesazh i gabuar. Publiku mban mend se OBSH-ja, organizata të tjera prestigjioze, madje edhe vetë autoritetet shqiptare kanë ndryshuar shumë shpesh mendim lidhur me maskat. Një masë të cilën dje e përqeshje, sot nuk mund ta paraqesësh si shpëtimtare, pasi bëhesh qesharak! Ndërkohë lidhur me trinomin testo-gjurmo-trajto, mendimi mjeksor botëror ka qenë i pandryshueshëm duke nisur që nga periudha mars-prill.

Së fundi, mbajtja e maskës në publik dhe kërcënimi për gjobë në rast mospërdorimi rikthen në skenë paradoksin shqiptar të pranverës, kur një administratë e tërë duke nisur nga kryeministri dhe duke përfunduar tek antarët e komitetit të “ekspertëve” terrorizonin qytetarin duke folur për armiq, luftë dhe kamikazë, ndalonin të drejtën për të parë diellin dhe vendosnin gjoba për arsye absurde. Më pas këto gjoba faleshin duke krijuar imazhin e një shteti jo-serioz.

Rikthimi i masave ekstreme nuk i shërben kontrollit të COVID-19! Përkundrazi, këto masa thellojnë edhe më tej hendekun e besimit midis qeverisë dhe qytetarëve dhe i bëjnë këta të fundit mosbesues ndaj masave që po merr qeveria.

Po jap vetëm dy shembuj që ilustrojnë shkatërrimin e besimit të qytetarit tek institucionet shëndetësore publike dhe pasojat shkatërrimtare të kësaj situate.

Lidhur me testimin, qytetarët po preferojnë gjithmonë e më tepër laboratorët privatë ku paguajnë 100 EURO për test, por nuk presin me ditë të tëra në ankth një strukturë publike të ngadaltë dhe të paaftë për të ofruar shërbimin e testimit sipas nevojës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekzaminimet laboratorike e radiologjike të cilat qytetarët po i kryejnë privatisht duke shtuar edhe ca qindra EURO të tjera në faturën familjare të përballjes me COVID.

Së dyti, qytetarët janë duke braktisur spitalet. Ata po tentojnë të mjekohen në shtëpi duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën. Përvoja botërore e trajtimit ka treguar se shpesh ora madje edhe minuta bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes prej COVID-19.

Qytetari shqiptar i tmerruar nga standardi që ofrojnë spitalet COVID-1 dhe 2 ku vlerësohet se midis 60% dhe 80% e të shtruarve në reanimacion janë duke humbur jetën, po përpiqet me çdo kusht të trajtohet në shtëpi. Fatura e këtij trajtimi mund të shkojë jo më disa qindra, por disa mijëra EURO, kur mendoj se vetëm vizitat e një infermieri në shtëpi kërkojnë jo më pak se 100 EURO në ditë!

Ndërkaq qeveria, ministria dhe komiteti mburren se ka kapacitete rezervë në trajtimin spitalor!!! Kapacitete rezervë ka vetëm sepse shqiptarët po i trajtojnë infermierët në shtëpi me një faturë që shpesh kalon disa mijëra EURO për rast!!!

Në këto kushte kur Shqipëria vazhdon të përballet me COVID-19 pa një strategji të qartë dhe ku asnjë prej elementëve të trinomit testo-gjurmo-trajto nuk zbatohet, të hedhësh për konsum publik mbajtjen e maskave në publik është më së paku diversion dhe më së shumti maskarallëk.

Kjo administratë dhe ky komitet po e pranon hapur se frika dhe intimidimi i qytetarëve janë të vetmet taktika që ata njohin dhe janë të aftë të përdorin. Madje “maskarallëk” mund të jetë term shumë i butë kur i shitet publikut si shpëtimtare një masë iluzive dhe e paefektshme, ndërkohë që nga ana tjetër e privon nga trajtime të bazuara mbi evidenca shkencore solide.

Qeveria është ende në kohë për të shmangur një dimër të vështirë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, por çdo ditë që kalon e shton rrezikun e daljes së situatës prej kontrollit.

Koha për veprim është tani!

Ortaku i Ramës dhe Veliajt po hetohet nga antimafia italiane për kompaninë e plehrave, Alibeaj: SPAK duhet të zgjohet nga gjumi toksik!

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një video ku shfaqet Erion Veliaj dhe Edi Rama me ish-kryebashkiakun e Veronës, Flavio Tosi, ka renditur katër fakte se si ky i fundit po hetohet nga antimafia italiane pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghedas.

Fakt nr1 📌
Në video shfaqen 3 persona.
Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
Erion Veliaj- Kryetar i Bashksië së Tiranës
Flavio Tosi- Kryetar i Bashkisë së Veronës (2016)

Fakt nr2 📌
Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshihet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.

Fakt 3 📌
Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.

📌📌📌 SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave! Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar!

Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave

https://www.facebook.com/EnkelejdAlibeaj/videos/749495348933925

“Maska në rrugë nuk të mbron”/ Mjeku shpjegon pse po rritet numri i të infektuarve nga Covid-19

Mjeku pneumolog Arjan Mezini foli sot për situatën e pandemisë në vend, në kushtet kur ditët e fundit u vendos me detyrim mbajtja e maskës e njëkohësisht ka pasur shifra rekord të infektuarish.

Në intervistë për Abc News, dr. Mezini u ndal edhe tek vendimi më i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Në gjykimin e tij, maska në rrugë nuk të mbron, e për më tepër nuk ka dalë një studim që mund të faktojë efektivitetin e maskës në mjedise të hapura.

“Unë si profesionist kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë”, tha ai.

Mjeku sugjeron se duhet të rritet numri i testimeve dhe e konsideron normal faktin që janë shtuar të infektuarit pasi ditët e fundit janë dy deri trefishuar testimet.

“Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe prandaj janë rritur numrat. Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë”, – thotë mjeku i cili shpreh shqetësim se veçanërisht “muajt janar-shkurt do të jetë më vështirë”.

Mezini shikon një paradoks tek akti normativ për maskën e detyrueshme jashtë shtëpisë. “Unë nuk e kuptoj: Ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe”.

Nga ana tjetër, Mezini kërkon që njerëzit të bëjnë punën e vet, duke zbatuar distancimin fizik dhe përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura.

Ndërsa për spitalet, ai thotë se ka nevojë që të shtohen kapacitetet e shfrytëzueshme. “Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin spitalet Covid 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, tha mjeku Mezini.

Policia, “lumë” gjobash ndaj qytetarëve për mosmbajtjen e maskave

Policia vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

“Asnjë qindarkë për përballimin e pandemisë”, PD: Qeveria braktis qytetarët për të paguar inceneratorët. SPAK të mos flejë mbi dosjen e mafias së plehrave

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Këtë javë numri i të infektuarve nga Covid 19 arriti kulmin, në shkolla virusi është përhapur si gripi, qytetarët po paguajnë vetë për mjekimin, bizneset janë në krizë te thellë dhe mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa një punë.

Çfarë po bën qeveria në ikje në këtë situatë kaq kritike, që prek thuajse çdo derë shqiptare? Ka nxjerrë një paketë të tretë ekonomike? As që bëhet fjalë! Edi Rama refuzon ta bëjë!

Ka marrë vendim për të kompensuar shtresat në nevojë për përdorimin e maskave? As për këtë nuk shqipton asgjë kryeministri në ikje.

Ka vendosur fonde në dispozicion për të siguruar higjienë dhe kushte minimale sigurie në shkolla? As kjo nuk ka ndodhur! Asgjë që është në interesin e qytetarëve nuk ka ndodhur, edhe pse opozita i ka bërë gati planin e shpejtë të rimëkëmbjes, që i vjen në ndihmë çdo familje.

Mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur këtë biznes korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Vetëm me 1 firmë të vetme, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t’u bëhet shqiptarëve.

Në këtë kohë të vështirë për njerëzit, 2 milionë euro janë shumë. Me to, mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë (pensionistë, në ndihmë ekonomike, mësues, të papunë nga Covid-i).

Me 2 milionë euro, që Rama firmos për inceneratorët, 2 mijë binzese të vogla mund të merrnin çekun 1 mijë euro, një ndihmë e propozuar nga Partia Denokratike për të lehtësuar sadopak krizën e thellë ekonomike, dhe rënien e konsumit.

Është koha që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos fle mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri.

Aktet kriminale të kësaj qeverie duke vjedhur shqiptarët për llogari të mafias së plehrave duhet të ndëshkohen!

SPAK duhet të thotë pse qeveria, brenda 1 dite, i dha, praktikisht vetëm 1 kompanie me 1 mijë euro kapital, biznesin 400 milionë euro të plehrave? Kush fshihet pas kompanisë guaskë që gllabëron paratë e shqiptarëve?

Mënyra sesi do të hetohet kjo dosje e tmerrshme mafioze përbën një test për SPAK-un dhe pavarësinë e tij.

Shifrat tronditëse të inceneratorëve, 30 miliardë lekë, por asnjë nuk punon

Publikohen shifrat tronditëse që ka marrë inceneratorët. Një natë më parë, kryeministri Rama mbrojti me projekte 3D miliardat e taksapaguesve shqiptarë të dhëna tek privati përmes koncensionit të inceneratorëve edhe pse asnjëri prej tyre aktualisht nuk punon.

Rama tha mbrëmë në “Opinion” se trajtimi i mbetjeve përmes incenerimit është pjesë e vizionit të Rilindjes për pastrimin e vendit, ndërsa faktet nga terrenin flasin ndryshe.

Por,e dhe pse asnjëri prej inceneratorëve nuk është vënë në punë, të tre ata, Elbasani, Fieri dhe Tirana kanë marrë “kokërr më kokërr” paratë nga buxheti i shtetit që prej vitit 2015.

Siç mëson albeu.com, qeveria shqiptare ka shlyer plotësisht koston e inceneatorit të Elbasanit, të dhënë ndaj kompanisë “Albtek Energy” duke i paguar një total prej rreth 3 miliard lekësh nga Buxheti i Shtetit.

Kështu, sipas të dhënave edhe të Thesarit të Shtetit, kompania që ka inceneratorin e Elbasanit, “Albtek Energy” ka marrë përgjatë periudhës 2015-2018 plot 46 pagesa nga arka e shtetit shqiptar me një shumë totale rreth 2 miliard e 114 milion lekë.

Po ashtu, e njëjta kompani ka marrë nga buxheti i shtetit edhe 873 milion lekë përgjatë periudhës 2019-2020 nëpërmjet 17 transaksioneve nga Thesari i Shtetit.

Në kontratë, kompania ka marrë përsipër të bëjë një investim rreth 21.6 milion euro në Elbasan, para që në fakt janë dhënë nga shqiptarët përmes taksave të tyre.

Me këtë shumë të paguar ndër vite, qeveria shqiptare ka shlyer kështu të gjithë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas kontratës duhet të trajtojë mbetjet e zonës duke prodhuar edhe energji.

Në fakt, inceneratori i Elbasanit nuk funksionon siç bëjnë me dije burime të Albeu.com.

Madje, ai është jo rentabël dhe kompania ka detyruar përmes kontratave edhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit që të dërgojnë me shpenzimet e tyre plehrat në këtë incenerator me qëllim sigurimin e lëndës së parë.

Duke mos qenë rentabël, autoritetet lokale nuk e marrin nën administrim inceneratorin pasi janë në dijeni të faktit se bëhet fjalë për një “patate të nxehtë”, e cila nëse mund t’i hapë punë me SPAK-un.

Ky i fundit ka nisur tashmë një hetim për inceneratorët.

Siç mëson albeu.com, krahas Elbasanit që është shlyer 100 për qind nga shteti shqiptar edhe pse nuk punon, buxheti ka paguar rreth 80 % të investimit të privatit për inceneratorin e Fierit dhe rreth 30% për Tiranën.

63 pagesa prej miliarda lekësh, Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin “nul” pas urdhrit të Ramës

Bashkia e Elbasanit merr në dorëzim inceneratorin “nul” pas urdhrit të Ramës

Rreth kësaj teme:
Shifrat tronditëse të inceneratorëve: Shqiptarët paguan miliarda për Elbasanin. 63 pagesat nga arka e shtetit për Inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë janë kthyer prej disa ditësh në kryetemë në vend.

Kryeministri Rama iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë nga kryedemokrati Basha dhe gjithashtu edhe gazetarit në Opinion, se pse inceneratorët nuk e kishin kryer shërbimin për të cilin kanë marrë para nga buxheti i shtetit që nga viti 2015.

Ditën e djeshme, Albeu.com raportoi konkretisht se qeveria shqiptare ka shlyer plotësisht koston e inceneatorit të Elbasanit, të dhënë ndaj kompanisë “Albtek Energy” duke i paguar një total prej rreth 3 miliard lekësh nga Buxheti i Shtetit.

Por pavarësisht se pagesat janë kryer një më një, inceneratori i Elbasanit nuk ka funksionuar.

Madje, ai është jo rentabël dhe kompania ka detyruar përmes kontratave edhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit që të dërgojnë me shpenzimet e tyre plehrat në këtë incenerator me qëllim sigurimin e lëndës së parë.

Por çfarë ka ndodhur fill pas akuzave të opozitës dhe investigimeve të mediave për këtë çështje?

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesi i impiantit të përpunimit të mbetetjeve Enea Murataj, në një deklaratë për mediat janë shprehur se impianti funksionon që nga viti 2017 duke i kthyer kështu përgjigje akuzave.

Sipas Llatjas, energjia e prodhuar nga përpunimi i mbetjeve kalon në rrjet. Ai shton se jo të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit sjellin mbetje dhe kjo bën që impianti të punojë me kapacitet të kufizuar.