31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Sovranizmi, një truk i vjetër që s’e shpëton dot Ramën nga…

Nga Ilir NIKOLLA

Disa herë gjatë këtyre 7 viteve (keq)qeverisje, Edi Rama ka kalëruar tezën e sovranizmit, si një metodë për t’u imponuar si “i fortë” brenda vendit, dhe si i vetmi intelokutor me “të jashtmit” dhe të njëjën lojë po kërkon ta imponojë edhe tani me ndryshimin e paprecentë të kushtetutës, për të siguruar një fitore zgjedhore në tavolinë.

Fakti është se përvojat e deritanishme, përveçse kanë nxjerrë gafil dobësitë momentale të pozicionit politik të kryeministrit, nuk ja kanë dalë që sovranizmin ta shndërrojnë në një pozicion standard të diplomacisë publike të shefit të qeverisë. Në kohën e armëve kimike, tërheqja u justifikua me një defekt në komunikim, me fjalë të tjera me një ngatërresë, ndërsa në rastet e tjera, si me gili-vilit me nismat e bashkëpunimit me Kinën, me tentativat për një vizitë zyrtare në Moskë, apo edhe me marrëveshjet private për ndarje kufijsh me Greqinë, sovranizmi i Edi Ramës është shumëzuar me zero, duke u cilësuar si i panevojshëm.

Dy rastet që meritojnë një analizë të posaçme, për të kuptuar se pse Edi Rama strehohet tek sovranizmi, jane pozicionet e forta ndaj Bashkimit Evropian, duke e “shantazhuar” këtë të fundit se Shqipëria kishte edhe hapësira të tjera ku të integrohej (!!!), si dhe mbrojtja me shpatë e mundësisë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në të dyja rastet, Edi Rama ka luajtur në advancë, për t’i dalë përpara asaj që dihej, mos’hapjes së negociatave dhe identifikimit të qeverisjes së tij si vatra e vërtetë e infeksionit.

Më mirë, bllokojmë denoncimet publike të Brukselit për keqqeverisjen e po ashtu bëjmë pazare me tokat shqiptare, në këmbim të Vuçiçit si aleat shtesë. Në këtë skemë, pra në atë të aleatit shtesë, mund të lexohet edhe pozicioni i kundërt, ai i rrogozit, që kryeministri shqiptar ka mbajtur ndaj kryeministrit turk, duke shkelur çfarëdolloj standardi të shtetit ligjor, vetëm e vetëm për të dorëzuar gylenistët që kishin kërkuar azil politik tek ne.

Sovranizmi i Edi Ramës nuk ëshë një konstante, aq më pak nuk është një ideologji e tij. Sovranizmi është një mjet, që edhe pse është përdorur shpesh, praktikisht s’ka dhënë rezultate, veç ndonjë fitore të vogël propagandistike në mediat e Tiranës. Edi Rama është zbuluar tashmë (ka nisur edhe të demaskohet) nga kancelaritë e Perëndimit, nuk është konsideruar nga Moska dhe Pekini, si dhe është keqpërdorur nga Beogradi dhe Ankaraja.

Me këtë libër të zi përvoje, ai i është futur edhe njëherë detit në këmbë dhe po kërkon prishjen e zgjedhjeve, përmes ndryshimit të njëanshëm të kushtetutës dhe pa referendum, një gjë e pandodhur në 30 vite tranzicion. Mungesa e precedentit flet për vështirësinë e madhe përballë të cilës ndodhet kreu i mazhorancës. Edhe njëherë, rregullat e lojës nuk mjaftojnë që ta lejojnë Ramën të përballet me tmerrin e vet, të përballet me votën e të qendrojë mbi ujë, prandaj, me maskën e sovranistit në fytyrë, ai po refuzon çfarëdo apeli ndërkombëtar për t’u ndalur.

Kryeministri ynë mund të jetë në të drejtën e vet të provojë edhe njëherë një lojë të cilën 5-6 herët e shkuara e ka humbur, por përveç kostos, që ai s’po ja kursen vendit, kur lojën e luajnë të njëjtët lojtarë, përfundimi dihet. Veç këtë herë, spektakli ka rrezik të jetë më piroteknik, për shkak se Edi Rama po bën një gjë që s’guxuan ta bëjnë as falangat që erdhën në pushtet me armë pas rebelimit të ’97-s.

Humb jetën nga Covid-19 shoferi i ministres

Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gardisti me inicialet G.P. 58-vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë.

Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Kujtojmë se po sot në spitalin COVID2 ndërroi jetë dhe një mësues 39-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për të cilin familjarët kishin apeluar që ta dërgonin për kurim në drejtim të Turqisë.

Të dy rastet pritet që të konfirmohen në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është zhvendosur pasdite.

Ndërkohë që deri dje në vendin tonë ishin konfirmuar 138 víktima si pasojë e Covid-19, teksa situata paraqitet e rëndë dhe sa i takon numrit të të shtruarve në të dy spitalet COVID.

Pse Taulant Balla shpreson se do t’ia hedhë pa u hetuar nga BKH dhe pa u ndëshkuar?

Taulant Balla është i mirënjohur si një ndër personazhet e politikës, tejet i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit.

Taulant Balla si deputeti i Partisë Socialiste në Librazhd është i përfolur se drejton grupin kriminal të Suel Çelës, ky grup kriminal e ka qendrën në Elbasan, është shumë i fuqishëm në Shqipëri, the hetuar se merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me marrjen e tenderave të qeverisë së partisë socialiste në mënyrë të jashtëligjshme, etj.

Taulant Balla, i cili jep leksione drejtësie, është i përfolur për 57 udhëtimet me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Dy makina Toyota Yaris që u kapën në portin e Durrësit me rreth 5 milionë euro, kanë përfolur pikërisht deputetin “puritan” të Librazhdit.

Sa të vërteta janë këto?

Duhet që pikërisht kjo “drejtësi drapër” të na i sqarojë.

Entuziazmi i Taulantit se do t’ja hedhë pa u hetuar nga BKH e pa u ndëshkuar, ndoshta ka lidhje me besimin se ky e rraca e tij kanë, se do ta kenë përgjithmonë drejtësinë “drapër” në duart e tyre!

Po, po tamam drapër, të ndëshkojnë zërat kundër e të mbrojnë krimet e tyre!

Gjithsesi një gjë ta kesh të sigurtë Taulant, asgjë nuk është e përjetshme, as mosha, as shëndeti, as pasuria, pushteti jo se jo!

Ilir Allkja
mjek

Ish-ministri i PS: Sulltanit tonë po i vjen fundi, duhet rrëzuar…

Ish-ministri në qeveritë socialiste dhe ish-deputeti i PS-së, Elmaz Sherifi, në një koment shprehet se Sulltanit tonë po i vjen fundi, por sipas tij, sulltanët nuk ikin me zgjedhje, por rrëzohen.

Sherifi thekson se marrëveshja e 5 qershorit 2020 e zuri në kurth Sulltanin tonë, dhe sa u informua se me atë marrëveshje zgjedhjet i kish të humbura, urdhëroi të ndryshohet kushtetuta, për të hequr koalicionet parazgjedhore.

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore pa procedura kushtetuese, pa marrëveshje me opozitën reale dhe ndryshimi i dispozitave me “opozitën e besës” nga Sulltani ynë, është akti i hapur i anormalitetit nga anarkisti institucional”, shkruan Sherifi.

Duke krahasuar Edi Ramën me një Sulltan, Sherifi shprehet se “po i vjen fundi filozofit surelist të së drejtës, ashtu si ndodhi me Sulltan Abdyl Hamitin më 1908, kur e detyruan të dekretonte Hyrjetin. Mandatën për ta nënshkruar dekretin i’a dha edhe deputeti shqiptar Esat Toptani”.

“Sulltanet e duan shumë pushtetin. Ja si u ringjall edhe në Shqipëri, pas 30 vjet pluralizëm mendësia sulltanore.

Sulltanët nuk heqin dorë me vullnet e zgjedhje të lira nga marrëzitë. Ata rrëzohen!”, shkruan Sherifi.

Komenti nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“U ringjall Sulltani”!

Më 1876 Fuqitë e Mëdha e detyruan Sulltan Abdyl Hamitin të miratonte Kushtetutën e Parë të Perandorisë. Në zgjedhjet e para pluraliste hynë në parlamentin Osmane edhe 26 shqiptare.

Por jeta parlamentare i krijoi dhimbje koke Sulltanit, prandaj me një dekret i dha fund jetës parlamentare.
Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës pluralizmi real i krijon kokëçarje, sepse i kërcënon pushtetin, që e do më shumë se jetën. Punoi me mjeshtëri e dinakri për t’i eleminuar pushtetet e shtetit, deri sa e katandisi Shqipërinë, me një Kuvend të Sajuar, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetutese, pa vetëqeverisje vendore dhe pa shoqëri civile.

Kjo situatë u menaxhua me mjeshtërinë e oratorit, deri më 14 janar 2020, kur u themelua Këshilli Politik, që realisht delegjitimoi dy institucione. Zhbëri Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe delegjitimoi Kuvendin e Sajuar.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 e zuri në kurth Sulltanin tonë, dhe sa u informua se me atë marrëveshje zgjedhjet i kish të humbura, urdhëroi të ndryshohet kushtetuta, për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Heqja e koalicioneve parazgjedhore pa procedura kushtetuese, pa marreveshje me opoziten reale dhe ndryshimi i dispozitave me “opoziten e beses” nga Sulltani yne, eshte akti i hapur i anormalitetit nga anarkisti institucional.

Me kete akt nxorri faqe botes, sa amoral ishte pretendimi, se gjithecka Sulltani e bente qe ti jepej mundesi popullit te zgjidhte si perfaqesues ate qe deshiron.

Opozita Reale i’a la dopjo gjashten me dore. Ajo ndryshe nga varianti sulltanor qe i mashtronte shqiptaret militante me “listat e perdredhura”, pranoi qe zgjedhesit te votojne perfaqesuesit e tyre qindperqind, jo tridhjet perqind sa deshiron Sulltani.

Por, Sulltani e ka syne te shkrirja e partive politike me dekretin e tij. Sepse eshte i bindur, qe pushtetin e ka te humbur me koalicionet parazgjedhore.

Keshtu po i vjen fundi edhe Sulltanit tone, filozofit surelist te se drejtes, ashtu si ndodhi me Sulltan Abdyl Hamitin me 1908, kur e detyruan te dekretonte Hyrjetin. Mandaten per ta neneshkruar dekretin i’a dha edhe deputeti shqiptar Esat Toptani.

Sulltanet e duan shume pushtetin. Ja si u ringjall edhe ne Shqiperi, pas 30 vjet pluralizem mendesia sulltanore.

Sulltanet nuk heqin dore me vullnet e zgjedhje te lira nga marrezite. Ata rrezohen!

Uroj që të mos bëjë zgjedhjen që bëri Gruevski

Nga Red VARAKU

Shpejtësia me të cilën reagoi faktori ndërkombëtar kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese duke kërcënuar me bllokimin e integrimit dhe izolimin e Shqipërisë, i ka tronditur themelet e rilindasve, sepse ata i dinë pasojat e çdo vendimi në kundërshtim të vullnetit të tyre, aq më tepër kur bēhet fjalë për rregullat bazë të pluralizmit dhe demokracisë, që është investim 100% i tyre.

Vendosmëria e Perëndimorëve dhe kërcënimi i tyre me bllokim të integrimit e ka asgjësuar atë ndjenjën e triumfalizmit tek ata që po kërkojnë të bëjnë një akt ekstrem, kundër sistemit dhe demokracisë. Kjo sepse ata i dinë mirë pasojat që vijnë në rast përplasje me Perëndimin.

Nuk jam i sigurt, nëse vërtet mazhoranca do t’i realizojë ato që thotë, por ajo që e shqetëson kryeministrin, është se askush nuk po i troket në derë për t’i ofruar një garanci për të ardhmen e tij.

Mazhoranca është e pështjelluar, jo vetëm sepse po has çdo moment me refuzimin e prerë të opozitës për çdo ofertë të tij, por edhe sepse nuk ka ngjallur aq panik sa mendonte me kërcënimin për ndryshime kushtetuese.

Këto dy çështje janë sot edhe halli më i madh politik i mazhorancës.

Pra, ajo po kërcënon me një akt që shemb sistemin e pluralizmit dhe rregullat e lojës në një Republikë Parlamentare, që në thelb janë një grusht i hapur shteti, por çuditërisht as opozita dhe as faktori ndërkombëtar nuk duken të shqetësuar për këtë.

Në kohën që Rama kërcënonte se do t’i bënte këto ndryshime kryetari i opozitës së bashkuar ndodhej në një vizitë, që është cilësuar ndër vizitat më të suksesshme të një lideri politik shqiptar në Prishtinë, ndërsa faktori ndërkombëtar as nuk është trazuar për t’i ofruar një varkë shpëtimi.

Dhe nuk kanë faj kur mendon se prej 30 qershorit ata janë investuar për një zgjidhje paqësore të krizës shqiptare.

Kanë duruar spërdredhjet dhe llastimet e Ramës, por me presion dhe durim arritën ta detyronin të pranonte Këshillin Politik dhe marrëveshjen e 5 qershorit, që në fakt ishte një mekanizëm, i cili në fakt delegjitimonte parlamentin, por garantonte një zgjidhje paqësore të krizës.

Jo më kot dokumenti i marrëveshjes ishte në anglisht dhe u përshëndet si nga BE ashtu dhe nga numri dy i SHBA-ve, z. Mike Pompeo.

Ndaj, pas gjithë këtij investimi, kush mendon se SHBA, BE dhe Opozita e Bashkuar do të tërhiqen nga vendimi i tyre për t’i rikthyer shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur me votë të lirë qeverinë e tyre, e ka shumë gabim.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve ata nuk mund të tolerojnë më askënd dhe është e qartë që nuk do të tolerojnë. Rama ka në dorë vetëm të zgjedhë. Uroj që të mos bëjë zgjedhjen që bëri Gruevski për t’iu kundërvënë Perëndimit.

Kjo jo aq për Ramën, sepse do të ketë padyshim ndëshkim më të ashpër se ai dhe këtë e lusim të gjithë, por për popullin shqiptar, i cili nuk meriton më të presë në dyert e ëndrrës së tij më të madhe.

Meta reagon pas qëndrimit të Gjermanisë: Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman për inisiativën e Ramës për ndyshimin e kushtitutës.

“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!:, shkruan Meta në një postim në facebook.

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Ragimi i Metës është i menjëhershëm pas publikimit të deklaratës së poltikanit të lartë Gjerman.

Paranojat e Edi Ramës përballë humbjes së sigurtë të zgjedhjeve

Nga Orjola PAMPURI

Në përfundim të mandatit të dytë të qeverisjes, Edi Rama në vend që të bëjë bilancet e një dështimi galopant në çdo sektor, tenton të përdorë e shpikë çdo lloj mekanizmi me anë të të cilit llogaritë e tij tashmë të falimentuara mund ta shpëtojnë nga humbja. E të gjitha këto i bën ndërmjet kalkulimesh bazuar në lojëra të pista duke bashkëngjitur këtu dhe djemtë e tij problematike, trafikante, e mjeshtra të mashtrimit për shitblerjen e votës, duke fshirë nga çdo lloj kalkulimi votën e qytetarit, pikërisht të parën dhe të fundit mënyrë me të cilën një forcë politike vjen në pushtet.

Po ka një arsye madhore se përse nuk e kalkulon, sepse e di mirë që në çdo variant del i humbur, pasi ishte pikërisht ky që, shkatërroi institucionet e shtetit, duke e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, duke përvetësuar të gjitha pushtetet, ky armik i lirisë dhe votës së lirë, nuk mund të përballet më me Shqiptarët, sepse ata nuk mund t’ia falin;

-varfërinë ekstreme në të cilën po jetojnë deri në kufijtë e mbijetesës.

– shtresat në nevojë nuk ishin për asnjë moment në vëmendje të kësaj qeverie.

– personat me aftësi të kufizuar u perdorën për show, duke mos i dhënë zgjidhje dhe duke mos mbajtur asnjë premtim përballë tyre.

– borxhi publik pati rritjen më të madhe në këto shtatë vite.

– shtoi kushtet për çeljen e negociatave, falë korrupsionit, drogës, përfshirjes në politikë e shitblerje votash të personave me preçedente penale e trafikantëve, duke zbehur gjithnjë e më shumë ëndrrën e shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane.

– mbylli me qindra biznese të vogla, të mesme e të mëdha

– rriti taksat e nuk rriti pagat e pensionet

– në 7 vite shtroi aq km rrugë sa gishtat e dorës

– vuri traun në rrugën e Kombit, në atë rrugë ku ndjehemi krenarë për çdo km që përshkojmë, një ëndërr e madhe për çdo shqiptar, ku anti shqiptari tentoi të ç’bëjë këtë urë të madhe bashkimi.

-përzuri mjeke e inxhinierë, profesionistë të nderuar e qytetarë të ndershëm, të cilët përfaqësojnë shtresën e mesme, duke rrënuar me të varfërit e duke ‘ngopur orekset’ e një grupi oligarkësh që ushqejnë xhepat e tyre dhe te Edi Ramës me taksat e me gjakun e popullit. etj etj………

– Ndaj Edi Rama ka frikë të përballet me qytetarët.

– Ndaj marionetat e tij të dalura boje llomotisin nga mëngjesi në darkë si papagaj, atë që u mëson dështaku historik, të cilin e vetmja gjë që i jep shpresë në këto momente dhe nuk e ka lëshuar ende, është deliri, nëse dhe ky e lëshon, atëhere do të përfundojë si Narcizi, do të mbytet pikërisht në “pellgun” ku do të tentojë t’i mbushë mendjen vetes që ende vlen, ky do të jetë dhe fundi i Edi Ramës. Sido që t’i bëjë zgjedhjet humbja e tij është e sigurt.

Gjermania paralajmëron Ramën: JO ndryshime në Kushtetutë pa opozitën për të favorizuar vetveten

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?”, thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?

Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.

Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qartë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

Ndërron jetë nga Covid-19 mësuesi në moshën 39-vjeçare

Ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në moshë të re mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës. Gazjon Rusi, 39-vjeç, baba i tre vajzave të vogla. 39-vjeçari ishte prekur nga COVID-19 dhe prej disa ditësh ndodhej i intubuar në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Familja e tij kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët, për të bërë të mundur transportimin e tij për kurim drej Turqisë, pasi sipas tyre në Shqipëri nuk mundësohej dot trajtimi për të cilin 39-vjeçari kishte nevojë.

”Shumë të nderuar miq dhe dashamirës! Pikë së pari urojme me perzemërsi të jeni mirë në këtë periudhe teper te veshtire që po kalon i gjithë vendi dhe mbarë njerëzimi. Kolegu dhe vëllau ynë, z Gazjon Rusi, mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve, prej diteësch ndodhet i shtruar në gjëndje shumë të rëndë, i intubuar ne Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Për shkak të kësaj gjendjeje, është parë e domosdoshme të dërgohet urgjent për kurim në një spital të specializuar në Republikën e Turqisë. Me këtë rast, shpallim sensibilizim për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë financiarisht, thuhej në mesazhin që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Por pavarësisht mbështetjes së miqve dhe familjarëve të tij, Gazjon Rusi ka ndërruar jetë duke lënë padyshim dhimbje të madhe te të gjithë ata që e kanë njohur, e i janë gjendur pranë.

Vendi në momentet ekzistenciale, Rama “mbjell” kërpudhën helmuese…

Nga Ilir ALLKJA

Në momentet ekzistenciale, kur vendi është gjunjëzuar nga epidemia e coronavirusit, kur strukturat sanitare të vendit kanë kërkesa imediate për materiale mjekësore, teste, materiale mbrojtëse e shumë nevoja të tjera, Rama realizon fiksimin patologjik për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërton kërpudhën helmuese në oborrin e kryeministrisë.

Në kohën kur mijëra familje të mbetura pa strehë nga tërmeti flejnë nëpër çadra ose janë duke paguar qera, varrmihësi i parave publike shemb njërën nga godinat simbol të kulturës e historisë së Shqipërisë dhe “mbjell” kërpudhën e preferuar helmuese në tempullin e egzekutivit të Shqipërisë!

Një vend i varfër, i rraskapitur nga zhvatësit e vjedhësit më të pashpirt të gjithë kohërave kishte vërtetë mangut një kërpudhë disa milionëshe!