20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Bardhi: Loja gjysmake e Ramës dështoi me sukses, ja pse nuk i do listat e hapura

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në një bashkëbisedim kanë paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave të deputetëve në masën 100% në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, sipas variantit të hapjes së listave të pjesshme që mbështet PS, 100 deputetët i bie të caktohen nga partitë, ndërkohë që qytetarëve u mundësohet të zgjedhin vetëm 40 deputetë.

Bardhi tha sot se kryeministri tregoi se meraku i tij nuk ka qenë hapja e listave, por heqja e koalicioneve parazgjedhore, me anë të të cilave synon të pengojë votat e partive të vogla.

“Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, sic është aktualisht në fuqi.

Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithcka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse cdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa rreshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion.

Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutes që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor.

Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen. Pas kësaj ,Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjehdore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit. Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.

Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.

Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar. Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën.

Kjo është loja e Rames, ky është teatri qe ka luajtur me fatet tuaja gjithë këto vite: NDËRKOHË QË i ka braktisur njerëzit në meshirën e fatit: I ka lënë mjekët dhe infermierët pa mbrojtje; I ka lënë; spitalet pa pajisje mjekësore; I ka lënë tavolinat tuaja bosh; I ka çuar bizneset drejt falimentit; E ka lënë ekonominë në rënie katastrofike.

Po ÇFARË BËN PËRDITË? Bën llogaritjet e tij të vogla dhe mediokre si të vjedhe dhe të zhbëjë vullnetin e shqiptarëve, vullnetit tuaj. E firmosi konsenusin në 5 qershor — u përpoq gjithë korrikun ta prishë, derisa u detyrua ta kalojë. Dhe tani si një humbës dhe frikacak i keq— po përpiqet ta zhbëjë me preteksin e hapjes së listave

TANI, QË NE PROPOZUAM ZYRTARISHT NË KËSHILL HAPJEN E TYRE 100% për t’u dhënë më shumë zë dhe kontroll juve, RAMËS I IKU GJUHA DHE AKOMA NUK E KA PRANUAR HAPJEN E LISTAVE PËR TË CILËN KA DITË QE CICËRONTE SI BILBILI…

Ai tani doli zbuluar para juve të gjithëve, para partnereve si mashtruesi dhe frikacaku më i madh!

TANI E SHOHIN TË GJITHË SE EDHE HAPJA E LISTAVE PËR RAMEN ISHTE LOJË VETEM QË TË NDRYSHOJË KUSHTETUTËN DHE TË DËMTOJE KOALICIONIN OPOZITAR!!!

Por as ai, dhe askush tjetër nuk do ta mbaje peng vendin dhe njerëzit që duan ditë më të mira për familjen e tyre”, tha Gazment Bardhi.

Mbytet pushuesi 40-vjeçar, ndërroi jetë rrugës për në spital

Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Mashtrimi/ Mjekët dhe infermierët nuk marrin shpërblimin që u premtoi Rama për Covid-19

Ata janë pjesë e vijës së parë. Mjeku, infermieri dhe shoferi i një ambulance të 127-ës kanë kontaktin e parë me një të infektuar me koronavirus. Janë ata që hyjnë në banesën që Qendra Kombëtare e Urgjencës u jep adresën. Po flasim për 120 veta personel  (mjekë, infermiere, shoferë) e ndarë në tre pika; Trauma, QSUT,  Shefqet Ndroqi.

Të veshur me uniformën e posaçme, që nuk paralajmëron një vizitë të thjeshtë, ata bëjnë transportimin e pacientëve me simptoma në Spitalin Infektiv ku vijon trajtimi i të sëmurëve. Që nga nisja e pandemisë grupet e 127-ës që funksionojnë të ndarë në shërbim 12 orësh kanë çuar me qindra të sëmurë në Covid-1 dhe Covid-2. Ata nuk mbulojnë vetëm rastet me koronavirus. Paralelisht edhe urgjencat e tjera.

Me nisjen e pandemisë, kryeministri Edi Rama u premtoi bluzave të bardha (atyre në vijën e parë) shpërblimin 1000 euro në muaj deri në fund të betejës me këtë armik të panjohur. Burime për gazetën “Si” tregojnë se në Spitalin Infektiv, mjekë, infermierë, sanitarë dhe shoferë e së fundmi edhe tek Trauma e kanë marrë të plotë shpërblimin dhe pse me disa vonesa.

Janë në vijën e parë dhe në kohën e plotë me pacientët brenda mureve të spitalit. Por edhe ekipi i Urgjencës Paraspitalore nuk është më pak i riskuar. Ndaj dhe që në fillim të pandemisë ata u përfshinë tek kategorite që përfitonin shpërblim. Muajin maj ata nuk e morën shpërblimin e plotë. Mjekë dhe infermierë morën as gjysmën e këtij shpërblimi, 48 mijë lekë të reja. Nuk e kanë marrë ende për qershorin, ndërsa bisedat për të kërkuar shpërblimin kanë kohë që po gurgulojnë.

Fillimisht ata i janë drejtuar me një letër Kryeministrit Edi Rama dhe më pas i kanë kërkuar takim Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit i ka përcjellë në takim më zv-ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Një takim jo i frytshëm, pa përgjigje po ose jo.

Sepse të kalosh në diskutime të tilla se sa Covid në ditë keni, në një kohë kur rastet janë shtuar ndjeshëm dhe 99% e vizitave ky personel tanimë i ka vetëm për rastet e dyshuara me Covid-19, është minimumi mungesë korrektese.

Në fund të muajit Korrik, personeli i Urgjencës Paraspitalore është pa përgjigje për gjysmën e shpërblimit të marrë në Maj, dhe asnjë lekë shtesë për muajin e kaluar Qershor. E vetmja gjë që dihet është se ky personel prej 120 vetash endet dyerve të shtetit duke kërkuar përgjigje për zgjidhje, e paralelisht 12 orë në punë çdo ditë në një situatë më të vështirë nga nisja e pandemisë.

Tre javët e fundit rastet e reja dhe ata pacientë që përfundojnë në Infektiv janë rritur ndjeshëm. Kjo është një situatë që do të vijojë gjatë si për ta edhe për ne. Ndaj dhe jepuni një përgjigje. Minimumi që mund të bëni…

Franca publikon ‘listën e kuqe’ me 16 vende: “Testime të detyrueshme për udhëtarët”

Kryeministri francez Jean Castex njoftoi se depistimi (screening test-hetimi i popullatës) do të jetë i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga 16 vende në rrezik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Këtë të premte pasdite, Jean Castex njoftoi një shtrëngim të kushteve të hyrjes në territor, gjatë një udhëtimi në aeroportin Roissy.

Të përqendruar në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën, këto vendime u morën gjatë Këshillit të Mbrojtjes, e cila bën thirrje për kontrolle më të forta kufitare.

Kryeministri Castex njoftoi një kontroll të gjerë pas mbërritjes në aeroportet franceze nga 1 gushti.

Sipas vendimit, 16 shtete “ku qarkullimi viral është veçanërisht i fortë” do të klasifikohen në “listën e kuqe”.

Për shtetasit francezë që banojnë në këto vende ose banorët e këtyre vendeve që kanë një vendbanim kryesor në Francë, ‘screening test’ do të jetë i detyrueshëm.

“Ne e dimë se në një numër të këtyre vendeve, nuk ka një strategji shqyrtimi dhe se qasja në teste është e vështirë, si rezultat i së cilës ne kemi vendosur të përgjithësojmë testet pas mbërritjes”, – shtoi ai, duke specifikuar se rastet pozitive do të vendosen në karantinë. E njëjta masë do të merret në porte.

Këto 16 shtete janë: Shtetet e Bashkuara; Izraeli; Algjeria; Turqia; Afrika e Jugut; Brazili; Kili; Emiratet e Bashkuara Arabe; India; Meksika; Serbia; Katari; Mali i Zi; Panamaja; Peruja; Kuvajti

Nga ‘lista e kuqe’ mungon Shqipëria.

Kreu i qeverisë franceze gjithashtu u rekomandoi qytetarëve që të mos shkojnë në Katalonjë, Spanjë, “për sa kohë që gjendja shëndetësore nuk përmirësohet”, tha ai.

“Ne jemi në diskutime me autoritetet spanjolle dhe katalanase në mënyrë që ata të sigurojnë që, në drejtimin tjetër, flukset të jenë sa më të kufizuara të jetë e mundur”.

Rama i mbyll dhe i kërcënon, Britania e Madhe hap thesin për lokalet e natës dhe muzikës live

Në Britaninë e Madhe, qeveria ka menduar edhe për muzikën. Qeveria britanike e Boris Johnson ka akorduar një ndihmë emergjente për shkak të pandemisë, për ambientet muzikore, prej 2.25 milionë paundësh. Sekretari i Kulturës, Oliver Doëden, ka prezantuar planin për të shpëtuar rreth 150 ambiente muzikore nga falimentimi si pasojë e izolimit nga pandemia.

Ai tha se për sektorin do të jepen 2.25 milionë paundë nga një fond që në total kap shifrën e 1.57 miliardë paundësh, që vendi akordoi më 5 korrik për artin në përgjithësi në Britaninë e Madhe.

“Pa këto ambiente ku këndohet live, ne nuk do të kishim patur Beatles, Adele apo Elton John”, tha ai. “Thuajse të gjithë yjet tanë të muzikës, të famshëm në të gjithë botën, e kanë filluar karrierën e tyre në klubet britanike dhe ambientet e muzikës live. Dhe ne duhet të sigurohemi që ato t’i bëjnë ballë stuhisë Covid”.

Ai tha po ashtu se po punonte për të dërguar në destinacionet e duhura pjesën e mbetur të paketës së emergjencës prej 1.57 miliardë paundësh, sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha lokalet e rrezikuara do të marrin grante deri në 80 mijë paundë. Fondet do të shkojnë për të gjitha njësitë në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Lajmi është mirëpritur nga vetë pronarët e industrisë që numëron më shumë se 800 ambiente të tilla në të gjithë vendin.

Ndërkohë në vendin tonë të gjitha lokalet e natës dhe të muzikës live janë të mbyllura, ndërsa nuk është dhënë asnjë lloj ndihme as për ta, dhe as për artistët që performojnë në to.

Përzierja fantastike për të humbur peshë

Uthulla me hudhrën janë dy produkte të kuzhinës të cilat janë të jashtëzakonshme për shëndetin.

Kur bashkohen në një tonik të vetëm, të dy këto produkte formojnë një ilaç të jashtëzakonshëm.

Ekspertët e mjekësisë popullore aziatike e kanë përdorur këtë prej shekujsh për kura mjekësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të bashkoni fuqitë e hudhrës dhe uthullës.

Receta është e thjeshtë: një litër uthull dhe 5 hudhra (kokë të plota), por ju mund të përdorni racione më të vogla duke patur në konsideratë sasinë prej 50 përqind uthull dhe 50 përqind hudhër në një enë.

Ju mund të përdorni uthull të pafiltruar molle. Mund t’i shtoni pak gjethe dafine nëse dëshironi.

Përgatitja:

Ndani thelpinjtë nga koka e hudhrës dhe qërojini një nga një.

Më pas shtypini në një tas qelqi. Shtoni uthullën dhe përziejini me një lugë.

Lëngun e uthullës me hudhër hidheni në një kavanoz qelqi  dhe ruajeni në errësirë për të paktën dy javë deri në një muaj.

Pas një muaji, mund të filtroni uthullën dhe ta përdorni rregullisht.

Përdorimet dhe vlerat shëndetsore të tonikut me uthull dhe hudhër

Konsumoni nga një lugë gjelle të kësaj kure pas çdo vakti. Mos e përdorni në gatim sepse temperatura e lartë shkatërron vlerat e hudhrës.

Nëse vuani nga mbipesha atëherë konsumoni dy deri në katër lugë pas çdo vakti.

Këtë tonik mund ta përdorni edhe kundër kollës dhe të ftohurës. Përzieni dy lugë gjelle nga toniku me një gotë ujë të vakët dhe pijeni nga pak para ngrënies, tre herë në ditë.

Ndiqini këto hapa deri sa kolla dhe e ftohura të largohen.

Nëse jeni të lodhur dhe të stresuar përzieni dy lugë gjelle nga toniku me ujë të ngrohtë dhe një lugë çaji mjaltë. Pijeni lëngun tre herë në ditë.

Kundër sëmundjeve të zemrës, mund të tresni dy lugë gjelle nga toniku në ujë të vakët dhe ta pini tre herë në ditë para ngrënies.

Tonikun mund ta përdorni edhe në kompresa të cilat mund t’i vendosni në zonën e kraharorit.

Kompresat mund t’i përdorni edhe nëse vuani nga artriti, nëse keni temperaturë dhe dhimbje.

Kundër hemorroideve mund të përdorni gjysëm gote të kurës pas çdo vakti.

Hudhra është fantastike falë vlerave kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave.

Hudhra përmban sasi të mëdha të manganit, kalciumit, fosforit, seleniumit, vitaminës B6 dhe asaj C.

Përdoreni hudhrën për të ulur tensionin e gjakut, përmirësuar shëndetin kardiovaskular, ulur kolesterolin dhe metabolizuar hekurin.

Legjenda e Barcelonës infektohet me Covid-19

Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

40-vjeçari, aktualisht trajner i skuadrës nga Katari, Al Sadd, tha se nuk ka asnjë simptomë, por që do të vet-izolohet derisa të shërohet.

Al Sadd do të luajë të shtunën me Al Kho, ku edhe do të rikthehet futbolli në Katar pas 4 muajsh për shkak të COVID-19.

Sido që të jetë, Xavi s’do të jetë në këtë ndeshje, as në disa të tjera derisa do të shërohet nga koronavirusi.

“David Prats, trajneri i rezervave, do të marrë vendin tim. Pesë ditë më parë rezultova pozitiv pas testeve për COVID-19. Ndihem shumë mirë, por do të ndjekë protokollin dhe do të vet izolohem deri në rezultate tjera”, shkroi Xavi.

“Kur autoritet mjekësore të më lejojnë, do të kthehen në rutinën time ditore dhe të punoj më me shumë se më parë”.

“Shihemi së shpejti në fushë!”, ka shkruar ndër të tjera Xavi në Instagram.

Rama le Shqipërinë sërish jashtë BE për hapjen e kufijve

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përditësoi të premten të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore.

Kështu duke iu referuar numrit të të infektuarve, mesatarja e 14 ditëve të fundit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka qenë 16 të infektuar për çdo 100 mijë banorë – dy javë më parë, më 15 korrik, kjo mesatare ishte 13 të infektuar/100 mijë banorë, raporton “EuroNews Albania”.

Mesatarja është rritur ndjeshëm për vendet e Ballkanit nga 73 raste në 85 dy javët e fundit. Prirja rritëse më shqetësuese është ajo në Mal të Zi nga 123 raste për çdo 100 mijë banorë në 162 raste.

  • Shqipëria 44 (+5)/100 mijë banorë
  • Serbia 77 (+14)/100 mijë banorë
  • Bosnje e Hercegovina 96 (+24)/100 mijë banorë
  • Maqedoni e Veriut 100 (+6)/100 mijë banorë
  • Kosova 132 (+8)/100 mijë banorë
  • Mali i Zi 162 (+39)/100 mijë banorë

Me këtë mesatare BE-ja do të vazhdojë t’i mbajë mbyllur kufijtë Shqipërinë dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor.

Brukseli ka rekomanduar që hapja e kufijve të bëhet sipas një rregulli ku nëse vendet do të raportojnë një mesatare më të ulët se ajo e BE-së në 14 ditët e fundit mund të këshillohet hapja e kufijve.

Për sa i përket vendeve në BE, Luksemburgu është ai që raporton mesataren më të lartë për çdo 100 mijë banorë (206 raste) ndërsa Malta e Estonia kanë mesataren më të ulët (1 rast).

Qeveria nuk i vlerëson shtëpinë e shembur nga tërmeti, tenton vetëvrasjen (Video)

Il centro di Amatrice distrutto dal terremoto che nella notte ha colpito l'Italia centrale. Amatrice, 24 agosto 2016. ANSA/ ALBERTO ORSINI

Vlerësimi i dëmeve të banesave nga tërmeti mbi bazën e ryshfeteve dhe miqësive ka krijuar shqetësimë të jashtëzkaonshme tek qindra familje në zonat e prekura. Një prej këtyre kryefamiljarëve në Vorë ka tentuar të kryejë vetvrasje duke u lyer edhe me benzinë, pasi dëmin në shtëpinë e tij të shkatërruar, zyrtarët vendorë thuajse e kanë zhvlerësuar fare.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e denoncoi edhe këtë fakt sot në Fb, bashkë me mesazhin e një banori të Vorës, që ka hedhur dritë mbi korrupsionin e rëndë që ka lindur në një fushë të re muajt e fundit: atë me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Berisha shkruan: “Tenton të vrasë veten. Shtëpinë e ka të shkatërruar nga tërmeti, narko-qeveritarët, ndrikullat Omeri e Balluku, ia mohojnë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. “

  1. Sali Berisha.

Shiko çfarë bëhet në Vorë. Një hallexhi, shtëpinë e ka DS10, këto s’ia kanë nxjerrë DS5. Ka desh me vra veten.

Shikoni çfarë bën Laureta Omeri: partisë, njerëzve të vet, shtepitë -Ds5, kurse atij që e meriton, – fare!

Kjo është bashkia Vorë, po qe me Edin, DS5. Ja shiko ç’bën Hekuran Balluku me rindërtimin. Një tërmet nga dora e këtyre.

M.B emri i këtij personit. Është lyer dhe me benzinë. Shiko ku kanë përfunduar njerëzit. Faleminderit. Anonim të lutem.

Tenton te vrase veten.Shtepine e ka te shkaterruar nga termeti, narkoqeveritaret ndrikullat Omeri e Balluku ia mohojne.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbZ sali berisha shiko cfar behet ne vore nje hallexhi shtepin e ka .Ds 10 kto sja kan nxjerr ds5 ka desh me vra veten shikon ca ben laureta omeri partis njerezve te vet shtepit.Ds5 kurse ati qe e meriton fare kjo esht bashkia vore po qe me edin ds5 ja shiko ca ben hekuran balluku me rindertimin nje termet nga dora ktyre M.b emri kti personit esht ly dhe me benzin shiko ku ka perfundu njerzitflm anonim te lutem

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 25. Juli 2020

Gjobiteni, a jua mban? Apo vetëm njerëzve të thjeshtë ua kërcsini gjobat!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa foto ku shikohet Erion Veliaj në takim me një të moshuar pa maskë.

Vasili shkruan në reagimin e tij se, ca nga këta ëeverisë kërkojnë të gjobiten ata që nuk mbajnë maskën në ambiente të mbyllura se shkelet medemek akti normativ, por vetëm njerëzve të thjeshtë ua kërcsini gjobat.

Postimi i plotë në Facebook

Ca nga keta te qeverise kerkojne te gjobiten ata qe nuk mbajne masken ne ambiente te mbyllura se shkelet medemek akti normativ.

Fillojeni gjobitjen me kete K.Bashkise se Tiranes, ja ku e keni sot live dhe perballe ka te moshuar qe jane me rrezik te larte Covid-19.

Apo vetem njerezve te thjeshte jua kercisni gjobat.

E beni dot??? Jua mban??