28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Pse nuk flet më Rama për “luftën” e padukshme?!

Nga Ilir ALLKJA
mjek

PËRSE HESHT EDI RAMA !

Të gjithë e mbajmë mend Edi Ramën në ditët para të epidemisë që në panikun e përgjegjësisë për gjendjen katastrofale të strukturave shëndetësore, mungesat e theksuara në materiale e staf nëpër spitale e qendra shëndetësore, vuri në veprim të gjitha aftësitë e tij aktoriale, manipulative për t’ia veshur përgjegjësitë e pasojave të pandemisë njezve!!!

Makthi i çdo pasditeje për shqiptarët ishin daljet e kryeministrit nëpër TV (rrypa permanentë tranmisioni të budallallëqeve të tij) duke turfulluar, mallkuar me varr e pa varr për pasojat e thyerjes së karantinës, e cila ishte sa mizore aq idiote!

Gjithkush ishte fajtor, përveç Ramës dhe çetës së tij, madje ky ishte shpëtimtari i mbi 18 000 jetëve !!

Duke krahasuar sjelljen mizantrope të atyre ditëve, ku rastet me të prekur ishin 6 deri 10 për cdo ditë me heshtjen e ditëve të sotme, kur rastet zyrtare (sepse realisht duhen shumëzuar me një numër mbi 9) të prekurve janë mbi 100 cdo ditë, të gjithë e kuptojnë psiqikën e çarë keqaz të kryeministrit të shqiptarëve.

Me ç’po na shohin sytë, Rama në panik për pushtetin , shoqëruar me çrregullimet e rënda të personalitetit, të manipulatorit, të njeriut pervers, po na bind gjithnjë më shumë se sa i rrezikshëm është për ne, për mbarë shoqërinë, për të ardhmen e vendit.

Një fjalë e urtë franceze për perversët si Rama thotë: -Ai don rolin e nuses në dasmë ndërsa në mort, atë të arkivolit.

Policia ndërpret dasmën, gjobit me 1 milionë lekë pronarin e lokalit

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milionë lekë pronarin e një lokali në fshatin Shkallnur pasi organizoi një dasëm në kundërshtim me Aktin Normativ në fuqi.  Strukturat e pòlicisë në vijimësi të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 si dhe kontrolleve të kryera në terren kanë arritur të evidentojnë lokalin në të cilin po zhvillohej dasma. Adiministratori i lokalit është shtetasi me inicialet  G.H., ndaj të cilit u vendos dhe masa administrative.

Njoftimi i plotë i policisë

Pòlicia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Pòlicia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Rama është aq poshtë në sondazhe, sa e gjithë paraja dhe krimi nuk e nxjerrim kurrë fitues

Në një bisedë për situatën politike në vend dhe diskutimet e shumta që është duke zhvilluar Këshilli Politik për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, me gazetarin Mustafa Nano në emisionin “Provokacija” ishte i ftuar juristi Çlirim Gjata, Sekretar i Çvshtjeve Ligjore në PD.

Gjatë bisedës me gazetarin Nano, Gjata tha se edhe pse ka një marrëveshje siç është ajo e “5 qershorit”, përsëri kryeministrit Edi Rama nuk i besohet.

Sipas tij ai po bën gjithçka për pushtetin e tij madje është gati të bllokojë edhe negociatat me BE-në vetëm për interesat vetjake.

Kjo situatë që sajohet nga kryeministri, sipas Gjatës bëhet pasi ai e ka kuptuar që nuk fiton dot zgjedhjet e ardhshme, dhe me këto manovra po kërkon që të penalizojë edhe opozitën e bashkuar.

Duke iu referuar standardeve të Kopenhagenit por edhe Komisionit të Venecias, Gjata theksoi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet në një afat kaq të shkurtër përpara zgjedhjeve dhe pa konsensus.

Pjesë nga biseda

Çlirim Gjata: Bëhet marrëveshja e 5 qershorit, e firmosin 4 ambasadorë ndërkombëtarë si garant dhe Rama kërkoi të ndryshojë Kushtetutën. Përveç se është interlokutorë i vështirë, nuk është absolutisht i besueshëm, mund të të mashtrojë në çdo moment. Edhe nëse do të bënim një marrëveshje për hapjen e listave 100%, kush na garanton ne që nuk do të nxjerrë një gjë tjetër?! Rama e ka mendjen tek pushteti i vet, nuk të jep asgjë. Është gati të bëjë marrëzi dhe ti bllokojë Shqipërisë negociatat njëlloj si Enver Hoxha. Dua të them se këtu nuk qëndron problemi se u vendos “5 qershori” dhe se ndryshimi kushtetues nuk prek “5 qershorin”. Ndryshimi kushtetues kërkon të ndërhysh detyrimisht në Kodin Zgjedhor sepse ndryshon formula. Nëse hapen listat ndryshon formula e përllogaritjes së kandidatëve. Kështu siç janë të sanksionuara rregullat në Kodin Zgjedhor bien ndesh dhe madje bëhet i pazbatueshëm me atë ndryshim që kërkon të bëjë Edi Rama. Prandaj ndryshimet kushtetuese çojnë detyrimisht në rrëzimin e marrëveshjes së “5 qershorit”.

Mustafa Nano: Lidhur me marrëveshjen e “5 qershorit”, po të isha Rama nuk do lëshoja pe, në depolitizimin e administratës zgjedhore, pse të mos bëhej që në këto zgjedhje?

Çlirim Gjata: Ne ramë dakord ta bënim këtë, por u rikthyem në pikën zero sepse është i pabesueshëm. Propozimi i Ramës ishte që komisionet zgjedhore të përbëhen nga administrata civile, ne e kundërshtuam këtë sepse administrata civile është e Ramës, e ka ai në dorë. Nuk mund ti linim gjithçka në dorë. Më pas u kërkua që të kemi 3 komisionerë, propozimi erdhi nga Komisioni Europian që njëri të jetë i paanshëm, jo i administratës civile, ndërsa 2 të tjerë të jenë nga administrata civile por pa të drejtë vendimmarrje, ramë dakord me këtë por Rama e refuzoi dhe deklaroi se kthehej tek Komisionet. Më pas u vendos që pas zgjedhjeve të 2021, në zgjedhjet e 2023 të aplikohet administrata civile e zgjedhjeve.

Mustafa Nano: Çfarë ju thonë sondazhet? A do të fitoni?

Çlirim Gjata: Nuk dua të përmend numra por Rama është kaq poshtë saqë e gjithë paraja, krimi nuk i japin dot Ramës fitoren. Nuk po ja del dot me asgjë ndaj dhe kërkon të ndryshojë Kushtetutën që të mos fitojmë as ne. Ai kërkon kaos politik ku më pas të kërkojë marrëveshje e të shpëtojë.

Mustafa Nano: Si do jenë zgjedhjet?

Çlirim Gjata: Çdo palë zgjedhje, edhe kur kam drejtuar KQZ, që të jenë cilësore, varet shumë nga vullneti politik. Nëse një apo dy drejtues politikë kërkojnë të prishin zgjedhjet, mund ta realizojë këtë, sigurisht që do kenë edhe pasojat më pas. Rama deri tani ka vërtetuar se po kërkon të prishë vullnetin politik për zgjedhjet e lira e të ndershme. Në bazë të standarteve të Kopenhagenit, Kushtetuta nuk mund të ndryshojë deri në 1 vit para zgjedhjeve ndërsa Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshojë deri përpara 6 muajve para zgjedhjeve.

Kushtetuta nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Ndryshimi i Kushtetutës nuk pranohet nga Komisioni i Venecias dhe as nga BE pa konsensus. Nuk mund të ndryshohet në kohë pandemie apo në kohën kur ka një marrëveshje, sepse e cënon atë dhe hap një krizë politike në këtë rast./abcnews.al

Rrofsh Vilma që na rrëfeve Shqipërinë tënde! Nuk i quan ato miliona që merr nga taksat tona…

Nga Albert AVDULI

Rrofsh Vilma!
-Titulli i shkrimit është në kuptimin e drejtpërdrejtë të shqiptimit-

Rrofsh Vilma që na rrëfeve Shqipërinë tënde, e cila nuk përputhet me atdheun tim.
Rrofsh Vilma, jo vetëm për sqarimin e ecurisë së shëndetit tënd, por edhe për çfarë ka të bëjë me biznesin tuaj.

Mbi të gjitha, rrofsh, për rrëfimin e kësaj Shqipërie të mrekullueshme që ju e keni ndërtuar për këtë popull qorr e mosmirënjohës.

Zonjë, ju e kuptoni fare mirë se jeni subjekt vëmendje, jo për pasurinë, por për mënyrën sesi zhvasni shëndetin e bashkëkombasve, as për diagnozën, por për mundësinë e kurimit. Jeni dhe për mbiemrin sigurisht sepse vini nga një llagëp blloku-es për miliona shqiptar. Shoqe e dashur(po vij në formën e komunikimit që ju do parapëlqenit), nuk po diskutohet pacienti, por mundësia që krijohet për ta shëruar të sëmurin.

Jeni pjesë përfituese e ingranazhit që ka gllabëruar miliona euro në funksion të atij shërbimi për të cilin juve u robëtuat në udhëtimin epik prej mijëra kilometra larg.

Zërat, por edhe dokumentat zyrtare dëshmojnë se ju zonjë, përfitoni shuma të mëdha çdo vit për ta përmirësuar mjekësinë.

Ju nuk i quani ato miliona që merrni nga taksat tona. Mendoni jo pa shkak se ato pare ju vijnë nga sivëllezërit e origjinës për hir të mbiemrit.

Se ju lakoni dy mbiemra të tjerë trashgimie dhe harroni se meritën e madhe e ka mbiemri me të cilin ju njohim.

Po, po, kaq është në nënvetëdijen dhe zemrën tuaj.

Zonjë ardhsh shëndoshë, por gjakun tonë në llogaritë e tua bankare nuk mund ta mohosh.

Ju duhet të kuptoni se përqëndrimi i vëmendjes nuk erdhi se ju shkuat për shoping në Paris. Jo moj zonjë, ajo është rutinë që e bëni çdo javë(jashtë pandemie) dhe askush nuk është marrë me udhëtimet e shtrenjta, pavarësisht se parat tona derdhen në kontot tuaja bankare.

Vilma, letra juaj ishte e thatë, cinike, mallkuese dhe përbuzëse për gjithë lexuesit. E sinqertë ishit vetëm te paragrafët e shumtë ku ju ndriçonit qeverinë, e cila po ndriçonte Ballkanin simbas jush.

Një këshillë të pa kërkuar po ju jap: Shëroni sytë dhe shpirtin moj grua. Sytë për të parë realitetin mjerues dhe shpirtin për çfarë i keni shkaktuar këtij populli dje në komunizëm dhe sot në kaoskomunizmin tuaj përfitues.

Ka një dukuri Vilma, e cila quhet vetia e bashkëshoqërimit, ne kujtojmë malin dhe në mend na vjen dëbora. Kujtojmë tërmetin dhe në mendje na vjen tmerri, kujtojmë tanket dhe na shfaqet virusi. Në rastin tuaj, ne vuajmë shëndetësinë dhe na kujtohet Vilma, luksi, taksat, pagat qesharake. Për rrjedhojë na kujtohet dhe diagnoza juaj.

Vilma, asgjë nuk ndodh krejt rastësisht…

Ju u gremisët nga skela, që vetë e keni ndërtuar mbi shpinën e këtij populli që e keni shaluar prej 76 vitesh.

Rrofsh Vilma!
Mendoj se mbas letrës që na dërguat, ku përshkruanit edhe vuajtjet e kurimit, shqiptarët do ta kuptojnë më mirë se lekët nuk jua paguajnë kot.

Mallkimet nuk i artikuloj për askënd. Ju s’jeni një grua e nëmur, por një biznesmene e bekuar nga e kaluara dhe tashmja, sepse të ardhmen nuk e tejkqyr dot.

Veçse bekimi juaj është bërë me gjakun dhe djersën tonë.

Mirë ardhsh në atdheun shkëlqyes (për ty)!

Zhupa publikon të dhëna të tjera të korrupsionit të Gonxhes: Nga dhënia e patentave fiktive deri tek…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa të dhëna të tjera të përfshirje së Blendi Gonxhes në korrupsion.

Zhupa shkruan në jë reagim në faqene  saj sociale, Facebook se, Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia

Reagimi plotë i Zhupës

Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpejt.

Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:

– Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?

– Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?

– Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?

– A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht t’i kesh meqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti…

Biznesmeni i njohur preket nga Covid-19

Një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier ka rezultuar me Covid-19. Nëntë rastet e fundit ne Fier me COVID-19, konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë që të shtohen dezinfektimet në terren.

Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijojë për plot 15 ditë. Mësohet se një ditë më parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, njofton BË, i cili ka shëndet të qëndrueshëm

Ndërkohë pjesë e rasteve pozitivë ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 në Kadastër dhe zyrat Adisa.

Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigjja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitivë janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë.

Video që po tërbon rrjetin/ Pipero ngre dolli si nga Skrapari, e pi me fund dhe thyen gotën…

Mjeku Pëllumb Pipero, është një nga njerëzit më të lakuar të muajve të fundit, i cili pushtoi ekranet pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vend.

Feklaratat e tij ndiqen me vëmendje nga të gjithë qytetarët. Mirëpo ashtu si edhe të gjithë njerëzit, edhe Pipero ka momente kur del nga vetja, e këtë e ka kur pi ndonjë gotë verë.

Një video, ku mjeku shfaqet me disa miq të tij teksa hanë një drekë është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Pipero pasi ngre një dolli si nga Skrapari, shihet teksa flak gotën në dysheme dhe e thyen.

Duket që Pipero është në qejf dhe e ka shprehur në këtë mënyrë. Nuk dihet nëse videoja është bërë para apo në periudhën e pandemisë.

Një tjetër pacient me Covid-19 ndërron jetë në spitalin Infektiv

Një pacient tjetër i shtruar tek Spitali Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës. Ai është një burrë 74 vjeç nga Kruja, i cili ishte shtruar prej disa javësh. Vdekja e tij ka ndodhur mbrëmë, pas një jave që po kurohej.
Dje, 5 qytetarë humbën jetën nga kjo sëmundje në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera; një 64- vjeçar nga Tirana dhe një 68- vjeçare nga Pogradeci; një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.
Statistikat që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri

ImageImageImageImage

Rama përballë humbjes së thellë, po tenton të prishë zgjedhjet!

Futja e sherrnajës mes kandidatëve, elektoratit dhe vetë partive të opozitës, përdorimi i votuesit të rreshtit për të dalë forcë e parë, janë synimet kryesore të kryeministrit, i cili po tenton ndryshime kushtetuese zgjedhore. Opozita ka dalë dje me një propozim, i cili në kushtet e krijuara duket më i pranueshmi. Hapja 100% e listave pa ndaluar koalicionet, do siguronte dhe mosprekjen në thelb të sistemit, i cili do kalonte nga lista të mbyllura në lista të hapura, gjë që Rama nuk e ka pranuar. Gazeta MAPO rendit arsyet, se përse ndryshimet e iniciuara nga deputetët e listave dhe të mbështetura nga Rama, mund të çojnë deri në shkatërrimin e procesit zgjedhor

Nga Armand MAHO

Synimi i mazhorancës është i qartë. Në kushtet aktuale kur përpara ka grupimin e partive të cilat janë të afta të marrin shumicën e votave, e vetmja rrugë që i ka mbetur është futja në rrugë qorre e procesit zgjedhor.

Ndalimi i koalicioneve, gjysmëhapja e listave, dalja me lista të përbashkëta të opozitës, futja e pragut kombëtar në një sistem proporcional, përllogaritja nga një administratë e cila në zgjedhjet e kaluara iu desh një muaj për të nxjerrë pjesëmarrjen në zgjedhje, që zakonisht del 5 minuta pas përfundimit të procesit nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Me vendimin që pritet të marrë më 30 korrik, Shqipëria ka gjasë t’u thotë lamtumirë negociatave për një vit, ndërkohë që akoma më e zymtë paraqitet situata në rast se kjo ide e Ramës, implementohet në zgjedhjet e prillit.

****
Duket se mungesa e opozitës në parlament dhe marrja e 61 bashkive pa garë i ka ardhur për shtat kryeministrit, që siç e kemi thënë dhe më parë nuk ka bërë ndonjë përballje reale në zgjedhje. Ai po tenton ndryshime në ligjin themeltar të shtetit në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese. Është i habitshëm fakti, se përse përgjatë kohës kur zhvillonte mbledhjet Këshilli Politik, me gjithë pritshmëritë, e majta nuk pranoi të hapte si temë diskutimi ndryshimin e sistemit, me gjithë këmbënguljen e deputetëve zëvendësues të listave (Rama preferon t’i quajë opozitë parlamentare), sot i shet si shpëtimtarë të votës së lirë. Por harron se armiku më i madh i hapjes së listave ishte Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në atë tryezë.

*****
Ithtari më i madh i “demokracisë direkte” siç predikohet, është bërë vetë e majta, duke ia kaluar në pasion dhe vetë deputetëve të listave që këtë veprim e shohin si mbijetesë në politikë. Por dje në Këshillin Politik, ajo nuk ka pranuar propozimin e PD për hapjen 100% të listave, duke shmangur atë 33% , që siç propozon mazhoranca duhet të inkuadrohet brenda sistemit për t’u përdorur nga forcat politike për barazinë gjinore, si dhe lejimin e koalicioneve. Kjo do ishte zgjidhja më ideale për çdo të apasionuar pas sistemit të votës direkt, por kundërshtohet pikërisht nga mbrojtësi i saj më i zjarrtë në këtë rast Edi Rama. Duke qartë se, qëllimi është një i vetëm, prishja e koalicioneve. Por nëse kalohen propozimet e mazhorancës kështu siç janë, atëherë rrezikohet seriozisht i gjithë procesi zgjedhor.

Votimi përllogaritja e mandateve, pragu elektoral, një mision i pamundur
Nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare na ndajnë diçka më shumë se 8 muaj. Në kodin e ri zgjedhor parashikohet se ato zhvillohen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Vetë Presidenti Meta ka deklaruar se do dekretojë datën më të parë, sapo të miratohet kodi i ri zgjedhor. Kohë nuk ka mbetur, madje limitet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR janë tejkaluar me katër muaj. Ky organizëm është shprehur se s’mund të bëhen ndryshime kushtetuese 1 vit para zgjedhjeve.

Në kushtet e krijuara opozita bëri një propozim konkret. “Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 për qind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore”, u shpreh kreu i opozitës Basha.

Sistemi nga i mbyllur , siç është aktualisht në i hapur mund të kalojë fare kollaj së bashku me koalicionet, dhe fleta e votimit të mbetet në përmasat. Për shembull, në njërin krah janë partitë dhe në tjetrin, numrat që i korrespondojnë një emri kandidati. Ato variojnë sipas numrit të deputetëve që nxjerr çdo qark. Në momentin që votuesi zgjedh subjektin në anën e majtë të fletës së votimit, në krahun e djathtë zgjedh një numër.

Për shembull, në Tiranë janë 34 mandate deputetësh, dhe numrat janë të njëjtë për të gjithë, por emrat që ato përfaqësojnë ndryshojnë në varësi të subjektit. Pra, fjala vjen, në rast se zgjedh PD dhe numrin 7 kandidati i saj është Lulzim Basha i opozitës së Bashkuar.

Modeli i PD 100% lista të hapura, me koalicone, jep mundësinë e paraqitjes së kandidaturave të veta çdo partie dhe nuk kufizon kandidaturat

Ndërsa në rast se zgjedh si subjekt PS po me numrin 7 atëherë ai është kandidati Edi Rama.

Në rastet e koalicioneve ato mund të grupohen të veçuara dhe njëra pas tjetrës, por kjo nuk e ndryshon formulën. Votuesi zgjedh LSI e cila ka paraqitur emrat e saj, 34, por këtë herë numri 7 i korrespondon Monika Kryemadhit, ndërsa në rast se zgjedh PDIU pavarësisht se është brenda koalicionit ky numër mund t’i korrespondojë Shpëtim Idrizit. Kjo është mënyra më e thjeshtë, dhe në përllogaritjen e mandateve pasi numërimi bëhet më shpejt.

Propozimet e Ramës
Po në shtigje të pashkelura dhe plot risqe për dështimin e zgjedhjeve e fusin procesin paketa e propozimeve të PS-së. Me heqjen e koalicioneve dhe futjen në një listë të përbashkët të partive opozitare, Rama synon më së pari përçarjen e elektoratit të opozitës por dhe futjen e sherrnajës mes deputetëve. Kësaj ka si synim t’i shtojë dhe një 33% proporcional të pastër me qëllim që të respektohet barazia gjinore.

Por çfarë ndodh. Le të marrim si shembull Tiranën. Në fletën e votimit, në njërën anë majtas p.sh., do jenë subjektet pjesëmarrëse në garë, në rastin e opozitës PD-LSI-PDIU-PAA-PR dhe i gjithë grupimi opozitar. Subjekt tjetër është PS, ose dhe të gjitha të tjerat që do hyjnë bashkë apo të vetme në garë.

Modeli i PS kufizon në 23 kandidaturat në Tiranê (akoma më shumë thellohet në qarqe) nuk i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe detyron partitë të dalin së bashku në një listë

Tirana ka 34 deputetë dhe numrat vlejnë për të gjitha subjektet zgjedhore. Çdo numër i korrespondon një emri të caktuar, dhe në momentin që votuesi zgjedh subjektin, atëherë ka të drejtën e zgjedhjes së dy apo tre emrave në listë. Pra, në rast se zgjedh opozitën e Bashkuar zgjedhësi ka të drejtën e zgjedhjes së tre kandidatëve, në rast se zgjedh fjala vjen PS ato tre numra i korrespondojnë tre kandidatëve të PS.

   Por sipas propozimit të Ramës, në listë nuk do jenë 34 emra (numra) por vetëm 23 pasi, 33% apo 11 kandidatura do kalojnë në sistem proporcional të listave të mbyllura për t’u përdorur për barazinë gjinore, sipas midesë së kryetarëve. Pra, të gjitha partive të opozitës i mbeten vetëm 23 emra për të paraqitur në listë në Tiranë. Më pas sipas qarqeve dhe numrit të mandateve ky numër zvogëlohet.

Me sistemin me lista të mbyllura, çdo parti mund të nxirrte një numër të pacaktuar kandidatësh, dhe kur ishte në koalicion, ndërsa në këtë rast jo vetëm që duhet të bëhet ndarja, por duhet të dalin dhe në një listë të përbashkët. Kjo mund të sillte pakënaqësi në elektorat, për 3 arsye.

E para, se fanatikët e PD s’do pranonin, lista të përbashkëta me partitë aleate (dhe kjo do kërkonte një punë të madhe bindëse) e dyta mund të krijonte një atmosferë të nderë, të atyre të cilët megjithëse kanë kaluar proceset e votimit në bazë do detyroheshin të mbeteshin jashtë për shkak të numrit të kufizuar, dhe e treta mund të krijonte mosmarrëveshje mes kandidatëve në lista.

Sepse, çdo kandidat do synonte të grumbullonte sa më shumë vota në të njëjtin qark, duke i hyrë në hise kandidatit tjetër nga i njëjti koalicion. Goditja vjen në një moment kur PD ka ndërmarrë një proces të përzgjedhjes së emrave nga baza.

Mandatet
E dyta ka të bëjë me pragun elektoral. Mazhoranca ende nuk e ka shpjeguar se përse duhet një prag elektoral kombëtar përderisa partitë po konkurrojnë në proporcional rajonal. Por dhe kjo me sa duket e ka një shpjegim. Mazhoranca synon që përmes kësaj formule të arrijë të fusë në parlament, grupime të lëkundura që mund t’i ketë lehtësisht të arritshme për të krijuar një koalicion, në rast se del parti e parë në zgjedhje dhe partitë e opozitës së bashkuar nuk pranojnë të japin votat.

Sepse qëllimi ky është. Përballë partive të opozitës s’ka asnjë shans por ai shpreson të dalë parti e parë nga elektorati i rreshtit i PS-së, kryesisht votues nostalgjikë të ish- PPSH-së, apo dhe i favorizuar nga ikjet masive të njerëzve këto vite që përkthehen si rrjedhje të elektoratit të pakënaqur.

Pra, kryeministri e di se fjala vjen grupimi i deputetëve të listave, që siç flitet do dalin si subjekt më vete, shanset për të marrë deputet në qarqe i ka nën zero, por në rast se kalon pragun 3% në rang kombëtar atëherë ky grupim do merrte rreth katër deputetë. Katër mandate që në krijimin e qeverisë do i bënin shumë punë. Kjo vlen dhe për ndonjë parti tjetër të cilën Rama, mund ose e ka në xhepin e tij, pavarësisht petkut opozitar që ajo mundohet të shfaqë.

Ndryshimet në Kushtetutë dhe pakënaqësitë e ndërkombëtarëve
Për të gjitha këto duhet në fund një përllogaritje mandatesh, për të cilat duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Nenet 162 dhe 163 duhet të ndryshohen plotësisht. Por nuk është ky problemi i vetëm, problem është se si do zbatohet. I gjithë procesi, po aplikohet në një kohë kur sistemi i drejtësisë thuajse ka pushuar së funksionuari.

Nga ana tjetër, mungesa e numërimit elektronik e bën akoma më të vështirë punën e grupeve të numërimit. Atyre u duhet të shohin jo vetëm votën për subjektin, por edhe votën për kandidatin sipas numrave. Duhet të ndajnë tepricat e votave brenda koalicionit, duke ua kaluar kandidatëve që janë më afër marrjes së mandatit. Në rastet e koalicioneve këto mund t’u kalojnë partive aleate, duke bërë që vota të rrijë brenda subjekteve garuese që janë regjistruar bashkë.

Më tej, duhet të ndajnë veç votat e partive të vogla politike, këto më pas duhen mbledhur në rang vendi për të nxjerrë pragun elektoral kombëtar. Më tej, duhet llogaritur  33% i proporcionalit të pastër, për barazinë gjinore. Një mishmash elektoral, që fillon ditën e zgjedhjeve dhe nuk dihet kur mbaron. Ankesat duhet të drejtohen në KQZ dhe më pas në një gjykatë ose Kolegj Zgjedhor të cilët nuk kanë kaluar ende vettingun, dhe mund të jenë lehtësisht të shantazhueshëm nga pushteti.

Ndërkombëtarët
Duket se ndryshimet kushtetuese përveç mungesës së moralitetit (po kryhen me votat e deputetëve zëvendësues të listave), mbartin në vetvete dhe një problematikë që duhet menduar mirë përpara se të hidhet në veprim. Kjo është dhe arsyeja, që Komuniteti ndërkombëtar reagoi jo pak dhe të enjten menjëherë pas votimit në parlament të marrëveshjes së Kodit Zgjedhor, duke insistuar që çdo ndryshim të bëhet në bashkëpunim me opozitën. Komisioni Evropian, Komisioneri për Zgjerimin, OSBE/ODHIR, Ambasada Amerikane në Tiranë, Ambasadori gjerman, kërkuan me ngulm që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Deri më tani, opozita nuk ka pranuar të diskutojë në Këshillin Politik ndryshimet e iniciuara nga mazhoranca. Me atë të një deklarate ajo i konsideroi veprimet e Ramës si tinëzare dhe që provokojnë destabilitet politik, duke e paralajmëruar se çdo pasojë do i kushtojë shumë.

Përfundimi
Kushtetutës nuk i mbeten më shumë se 6 ditë për t’u ndryshuar, një proces që ndonjëherë mund të kërkojë dhe vite. Se si do shkojnë gjërat ngelet për t’u parë, por ajo që duket qartë është fakti se Rama po kërkon dhe një herë pushtet në tavolinë. Një pushtet të lehtë, të pavotuar, të futur në hullitë e manipulimit. Nëse deri dje, i vinin në ndihmë bandat e Shijakut apo Elbasanit, sot duket se po i vijnë në ndihmë gjuzët e parlamentit.

Kryeministri po kërkon të gjejë një artificë, në këtë rast të pamoralshme, që në emër të ligjit të ndryshojë rregullat në fund të lojës, duke e konsideruar si favor që i bëhet nga mungesa e opozitës në parlament. Në këto kushte opozitës i ka ngelur në dorë vetëm të minimizojë sa më shumë dëmet që tenton t’i vijnë nga kundërshtari.

Rama po merr jo pak kosto politike, me sjelljen e tij autokrate, kur tenton t’i tregojë sovranitetin partnerëve tanë në NATO, por tek e fundit ata kanë në dorë që hëpërhë vetëm ta paralajmërojnë. Diga që mund të frenojë këtë vrull paligjshmërie dhe rrezikon të na lërë jashtë dyerve të Evropës është opozita shqiptare. E detyruar të luajë në një fushë të disfavorshme, dhe e dënuar të fitojë. /Mapo.al

Gazeta “Komiteti” me lajme të reja!

PhD. Ilir PECNIKAJ 

Më në fund, në emër të të paemrave, të emëruar si “Komitet Teknik i Ekspertëve” erdhi dhe një vendim tjetër i qeverisë, “PËR KRYERJEN E TESTIMIT MOLEKULAR NË LABORATORËT JOPUBLIK”, dhe ky si të gjithë vendimet e tjera lidhur me COVID-19, ka ardhur me shumë vonesë dhe me një dinakëri, siç vetëm këta dinë ta bëjnë, duke u menduar si e si të fusim duart nëpër xhepat e shqiptarëvë. Këto vendime dhe dekrete më kujtuan atë shprehjen “GAZETA TOMORI ME LAJME TE REJA”

Vazhdojnë me shkelje të ligjit sikur të ishin tapet në sallonin e komshiut:

“Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të regjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.” https://new.shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-vendimin-per-lejimin-e-testimeve-molekulare-ne-laboratoret-jopublik-per-arsye-administrative/

Vetëm në këtë paragraf ka 3 shkelje:

  1. Nuk është MSHMS që bën njohjen e laboratoreve publike dhe jopublike.
  2. Pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore bëhet vetëm regjistrimi për të vërtetuar se janë paisje mjeksore dhe që janë të regjistruara në BE, në të kundërt nuk mund ta regjistrojnë. Pra kjo agjensi nuk bën “CERTEFIKIM”
  3. Asnjë lloj validimi nuk mund të bëhet nga Instituti i Shëndetit Publik

Për të qënë më të qartë me lexuesin se si duhet të funksionojë një laborator mjeksorë qoftë publik, qoftë jo publik (privat):

  1. Regjistrimi nga QKR-QKB
  2. Akreditimi i kësaj qëndre nga Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH) http://qkcsaish.gov.al/
  3. Akreditimi i metodave dhe analizave nga “Drejtoria e Përgjithëshme e Akreditimit” (DPA) http://dpa.gov.al/

Për vënjen në punë të një analize të re, siç është analiza “SARS-COV2”, në bazë të legjislacionit në fuqi duhet:

  1. a) Laborator i akredituar nga QKCSA-ISH, gjë që po të shikoni listën e instituteve dhe spitaleve të akredituara nga kjo qendër, ISHP nuk është pjesë e tyre. Shikoni listën: http://qkcsaish.gov.al/rreth-akreditimit/institucione-te-akredituara
  2. b) Akreditimi i metodës direkte për Identifikimin e RNA së virusit “SARS-COV2”, me anë të PCR ose RT-PCR, bëhet nga DPA-ja, i cili është i vetmi institut akreditimi për kryerjen e analizave të çfarëdollojshme qofshin ato. Edhe këtu kemi shumë laboratore analizash humane, private dhe publike te akredituara, por ISHP mungon dhe ketu. Shikoni listën: http://dpa.gov.al/organe-te-akredituara/

Lind pyetja ku është i akredituar ISHP-ja?

Asgjëkundit, veçse në qoftë i akredituar në oborrin e Sulltanit, akreditim i cili është i mbifuqishëm.

Po të shikojmë më në brendësi në këtë dokument: https://new.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/Scanned-Documents.pdf ka gjëra tejet qesharake.

  1. Paragrafi 3 f. 1: …Testi shërben si bazë dokumentimi por jo diagnostifikimi për COVID-19,….

Atëherë nëse një person del COVID-19- pozitiv, kjo analizë nuk njihet për diagnostifikimin e pacientit?! Në të gjithë botën ku jetojmë, qëllimi i këtij testi është identifikim dhe kurim. Për Komitetni Teknik Këshillimor cfarë duhet tjetër për diagnostifikim të COVID-19, se jo testi molekular i SARS COV-2?!

  1. Paragrafi 5 f. 1: …Vetëm testet me “Certefikatë Regjistrimi” nga AKBPM lejohen të përdoren për kryerjën e këtij lloj testimi…..

Siç e thashëedhe më sipër, AKBPM nuk ka të drejtë Certefikimi.

  1. Paragrafi 6 f. 1: …Vetëm laboratori i Virologjisë pranë ISHP , është i vetmi laborator i cili mund të konfirmoj diagnozën…

Së pari laboratoret bëjnë analiza dhe nuk konfirmojnë diagnoza, gjë të cilën e bën mjeku i specializuar, dhe së dyti, ky laborator nuk është i akredituar.

MË KRIMINALJA VJEN TANI:

  1. Paragrafi 7 f. 1 …është përgjegjësi e laboratoreve, sigurimi i kiteve, materialeve të konsumit dhe mjeteve mbrojtëse të personelit…

Sipas nenit 4 të LIGJ Nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”, cdo shpenzim për identifikim dhe kurimin e pandemisë është falas, pra është detyrim i qeverisë.

Pra siç thashë më sipër, dhe siç e kemi përsëritur gjatë gjithë kësaj periudhe, me këtë dekret, si dhe me dekretet e mëparshme i vetmi qëllim është të fusin duart në xhepat e popullit.

Nuk po zgjatem më me citatet qesharake të këtij dekreti, sepse në faqet në vazhdim, nuk bën gjë tjetër veçse merr gjithë kompetencat e instituteve vëzhguese dhe akredituese dhe ja vesh MSH dhe drejtorive në vartësi të saj, në format më abuzive të mundshme.

Dua të njoftoj lexuesit se:

“ASNJË ANALIZË E PA AKREDITUAR NGA INSTITUTET E CERTEFIKUARA DHE TË NJOHURA NGA ENTET NDERKOMBËTARE, NUK NJIHET NGA ASNJË VEND I KOMUNITETIT EUROPIAN”

Për kryerjen e akreditimit të një analize nga e para, në bazë të rregullave të akreditimit, ku prezumohet që të kemi një laborator të akredituar, duhen nga 2 deri në 6 muaj.

Pra e shikoni se sa të vonuar janë institucionet tona…

Këto veçse lajme të reja nuk janë, por një histori e vjetër që shkruhet me gërma të nxehta dhe harxhet i paguan gjithmonë populli.